Connect with Us

Në Shqipëri klubet bojkotojnë kampionatin, vjen reagimi i UEFA-s

Sport

Në Shqipëri klubet bojkotojnë kampionatin, vjen reagimi i UEFA-s

Publikuar

-

Bojkotimi i kampionatit nga skuadrat elitare në vend është nën vëzhgimin e kujdesshëm edhe nga instancat europiane të futbollit. Saktësisht, UEFA po e vëzhgon me kujdes gjithçka çfarë po ndodh në Shqipëri me futbollin.

“Panorama Sport” ka kontaktuar me qeverinë europiane të futbollit, për të marrë prej saj një përshtypje mbi çfarë po ndodh momentalisht me Kategorinë Superiore. Në komentin e saj shumë të shkurtër dhe tejet diplomatik e të kujdesshëm, UEFA kërkon që të jetë “politikisht” korrekte duke u shprehur se bëhet fjalë për një çështje të brendshme të një prej anëtareve të saj. Mirëpo, megjithëkëtë, nënteksti i përgjigjes nga UEFA është gjithashtu i qartë se nuk është pro bojkotit.

E kontaktuar nga gazeta me anë të rrugëve zyrtare të komunikimit, institucioni europian i futbollit bën me dije se është në vëzhgim të kujdesshëm të gjithçkaje që po ndodh me futbollin në vendin tonë, sidomos në një situatë të tillë. Për më tej, UEFA, si në shumë raste kur kërkon që të tregojë edhe pavarësinë vendimmarrëse të anëtarëve të saj, udhëzon që për gjithçka të kësaj natyre duhet kërkuar informacioni i plotë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, si organizatore e garës dhe vendimmarrëse për të.

Ja përgjigjja e UEFA-s për “Panorama Sport” lidhur me bojkotin e kampionatit. “UEFA është informuar në kohë nga Federata Shqiptare në lidhje me zhvillimet e situatës, e cila ne shpresojmë që të zgjidhet pozitivisht në një kohë sa më të shpejtë të mundshme dhe sa më të përshtatshme që futbolli të rifillojë. Për më tepër informacione, duke qenë se është një çështje e brendshme, ju lutemi referojuni Federatës Shqiptare të Futbollit”.

PSE LIGA DHE JO FSHF

E keni parasysh kur një klub vonon qoftë edhe për 5 minuta një ndeshje futbolli dhe kalon menjëherë në vendim disiplinor dhe merr gjobë? Po. Kjo, për vetë faktin se është e papranueshme që të ketë një bojkot në futboll, në një garë e cila ka start të përcaktuar, axhendë të përcaktuar, kalendar të mirëpërcaktuar dhe në fund verdiktet finale. E kësisoj, në këtë logjikë ka të paktën dy arsye pse në këtë ballafaqim me qeverinë është Liga ajo që e ka marrë “flamurin” e protestës dhe jo drejtpërdrejtë FSHF. Së pari, kjo është për vetë kundërshtinë e bojkotit që ka në rregulloret dhe frymën e UEFA-s.

Një garë duhet me çdo mënyrë të zhvillohet dhe në fund të ketë fituesit që meritojnë të jenë atje brenda një kuadri rregulloresh. Juridikisht, FSHF-së nuk i lejohet që të nxisë bojkot dhe të dalë në kundërshti me direktivat e UEFA-s. Së dyti, me këtë veprim, po faktorizohet Liga. Në fund të të gjithë kësaj çështjeje, sido që të jetë vendimmarrja, Liga do të dalë e fituar. Pse? Sepse mori vëmendjen e munguar dhe krijoi një profil të caktuar për të tentuar që të shmangë çdo dyshim të ngritur për të deri më tani./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LIVE’ Champions League/ Ja të gjitha rezultatet dhe golat (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Kanë startuar në orën 21:00 6 ndeshjet e tjera të ndalesës së dytë të Ligës së Kampioneve. Në fushë zbresin të mëdhenjtë Liverpul, Real Madrid dhe Mançester Siti, por dhe Atalanta, Porto, e Atletiko Madrid.

Pas humbjes së papritur me Shakhtar Donetskun dhe fitores në “El Klasiko”, ekipi i Zinedin Zidan kërkon fitoren e parë në këtë sezon në Ligën e Kampioneve. Për këtë sfidë, francezi ka vendosur në krahun e djathtë të mbrojtjes Lukas Vaskezin për shkak të 3 mungesave, kurse Eden Hazard grumbullohet për herë të parë pas 80 ditësh, por e nis sfidën nga stoli ndaj Borusia Mynshenglabahut.

Atletiko Madridi do të tentojë të fshijë nga kujtesa humbjen e rëndë 4-0 javën e kaluar në “Allianz Arena” ndaj Bajern Mynihut duke kërkuar maksimumin ndaj Salzburgut.

Atalanta e Berat Gjimshitit ka një sfidë të vështirë sot në shtëpi përballë Ajaksit. Pas fitores 0-4 ndaj Midtjilandit, bergameskët do të tentojnë një tjetër rezultat të mirë ndaj kampionëve të Holandës.

REZULTATET LIVE: 

ATLETIKO MADRID-SALZBURG 1-1

Jorente 29′ / Szoboszlai 40′ 

BORUSIA MYNSHENGLABAH-REAL MADRID 1-0

Thuram 33′ 

PORTO-OLIMPIAKOS 1-0

Viera 11′ 

LIVERPUL-MIDTJILAND 0-0

MARSEJ-MANÇESTER SITI 0-1

F.Torres 18′ 

ATALANTA-AJAKS 0-2

Tadiç 30′ (p) Traore 38′

 

FORMACIONET ZYRTARE

ATLETIKO MADRID-SALZBURG

BORUSIA MYNSHENGLABAH-REAL MADRID

PORTO-OLIMPIAKOS

LIVERPUL-MIDTJILAND

MARSEJ-MANÇESTER SITI

ATALANTA-AJAKS

PANORAMASPORT.AL

LEXO TE PLOTE

La Liga

E BUJSHME/ Festojnë tifozët e Barcelonës, Bartomeu jep dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Josep Maria Bartomeu nuk është më president i Barcelonës. Kështu raportojnë mediat spanjolle sonte në mbrëmje, mes tyre “Diario Sport” se 57-vjeçari dhe bordi drejtuesi i klubit blaugrana nuk kanë vendosur të presin zgjedhjet të fillimit të muajit të ardhshëm, por kanë i hapur rrugë ndryshimeve në klub.

Edhe pse ditën e djeshme u raportua se Bartomeu dhe bordi drejtues vendosën të prisnin rezultatin e zgjedhjeve të brendshme për të vendosur më pas për të ardhmen, por presioni në rritje nga jashtë “Kamp Nout” prej tifozëve duket se e ka shtyrë Bartomeun të largohet nga drejtimi i Barcelonës.

Merkatoja e dobët, dështimet radhazi në Ligën e Kampioneve si dhe konflikti i hapur me Lionel Mesin në verë, të cilin nuk e la të largohej u bënë shkak të rritjes së pakënaqësisë dhe besimit ndaj tij. Ky lajm vjen 24 orë para supersfidës që Barcelona luan ndaj Juventusit në Ligën e Kampioneve.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventus merr lajmin, del përgjigja e tamponit për Ronaldon

Publikuar

-

Nga

Cristiano Ronaldo nuk ia del dot. Portugezi ka rezultuar sërish pozitiv në testin e radhës. Në këto kushte, ai do jetë munegsa e madhe e Juves në takimin e nesërm ndaj Barcelonës, e vlefshme për Champions League.

Ky nuk është një lajm i mirë për trajnerin Pirlo, i cili duhet të mendojë formacionin pa yllin kryesor. Juventus synon të jetë protagonist në këtë sezon në gjitha kompeticionet, por fillimi nuk ka qënë më i miri i mundshëm.

   

LEXO TE PLOTE