Connect with Us

Ndjekja penale e naftëtarëve të Ballshit/ PD: Vendim kriminal, Ramën e ka kapur paniku

Politikë

Ndjekja penale e naftëtarëve të Ballshit/ PD: Vendim kriminal, Ramën e ka kapur paniku

Publikuar

-

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë/ Nga Genc Ruli te Mark Marku, zbardhen emrat e Komisionit të Vlerësimit

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë sot për pagat e prapambetura, ndërsa tubimi i djeshëm u shoqërua edhe për përplasje.

Për këtë ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i cili ngre akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Alibeaj deklaron se ndjekja penale ndaj naftëtarëve protestues është një urdhër kriminal. Sipas tij, kjo është edhe një hakmarrje e neveritshme ndaj qytetarëve që nuk pranojnë më mashtrimet, manipulimin, keqpërdorimin e qeverisë.

Demokrati pretendon se Rama ka frikë nga naftëtarët, pasi thekson se protesta e tyre tregon se qytetarët janë gati ta rrëzojnë qeverinë.

“Naftëtarët e Ballshit kërkojnë bukën e gojës së fëmijëve, Rama i syrgjynos në burg! Ka disa ditë, që naftëtarët e Ballshit protestojnë, por kur protesta e tyre mori vëmendjen e publikut, Edi Rama u kujtua për COVID-in dhe ka urdhëruar ndjekjen penale të naftëtarëve protestues. Është një urdhër kriminal, që kërkon të dënojë ata që ngrenë zërin kundër padrejtësisë dhe dyfish i padrejtë, kur zëri ngrihet nga punëtorë të ndershëm të cilëve u mohohet djersa e tyre.

Edi Rama i padit naftëtarët, pasi nuk e di çfarë do të thotë të protestosh për djersën dhe gjakun e derdhur në punë të ndershme. Kjo është edhe një hakmarrje e neveritshme ndaj qytetarëve që nuk pranojnë më mashtrimet, manipulimin, keqpërdorimin nga qeveria e tij.

LEXO EDHE:  Lubonja kritikon Ramën për rolin te filmi i Mamaqit/ Alket Hyseni i del në mbrojtje

Po të ishte për ligjin, Edi Rama vetë, bashkë me konen e Bashkisë së Tiranës, bëjnë çdo ditë tubime të paligjshme kundër rregullave të pandemisë. Edi Rama nuk ka hallin e COVID-it, përndryshe, do të kishte krijuar kushtet që prindërit dhe nxënësit të mos tuboheshin në shkolla, që autobusët të mos ishin plot me njerëz, si në një situatë të zakonshme.

Edi Rama ka tmerr nga protesta, sepse ai e di që kur njerezit ngrenë zërin, nuk ka kriminel dhe makinacion tjetër që t’i ndalojë para kutisë së votimit. Edi Ramën e ka kapur paniku dhe tmerri se protesta e naftëtarëve të Ballshit ka treguar atë çka shqiptarët, kudo nga janë, mendojnë dhe janë gati të bëjnë: të rrëzojnë dhe ta degdisin Ramën në honet më të errëta të ligjit”, shkruan Alibeaj në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manipulimi i zgjedhjeve/ Meta “shigjeton” Ramën: Autorët të vihen para përgjegjësisë

Publikuar

-

Nga

Manipulimi i zgjedhjeve/ Meta shigjeton Ramën: Autorët të vihen para përgjegjësisë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së Presidentit të Kirgistanit, pas revoltave të fuqishme që shpërthyen, për manipulimin e  zgjedhjeve.

“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.

Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Pse Luli i bën gjërat së prapthi?!

LEXO EDHE:  Drejtuesit e lartë të Tahirit, në trafik droge

Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë! “/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manipulimi i votimeve për kandidatët e PD/ Rama: Një person votonte 36 herë

Publikuar

-

Nga

“Luli bën çfarë i thonë ata të tre”/ Rama nga Asambleja e PS: Me ne në krye ka shumë vështirësi por nesër…

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kryetarin e Partisë Demokratike për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Rama përmendi skandalin e manipulimit të votave në disa degë të PD-së dhe deklaroi se një person mund të votonte 36 herë.

Kreu i qeverisë ironizoi zgjedhjet e PD, duke thënë se në 600 votues 400 ishin kandidatë.

“Meqë u ankua sot Luli se nuk i shoh konferencat e tij. E pashë, nuk kisha parë ndonjëherë si ajo konferencë si sallë dasmash, habi e madhe. Nuk dëgjova njeri aty t’i thoshte më fal apo mos më fal fare zoti kryetar, si është puna me votimet që bëhen në parti.

Po sikur në PS të ishin bërë këto votimet që janë 600 votues në 400 kandidatë, si qëndron kjo puna, Po sikur në PS të ishin marrë mbarë kutitë e votimit dhe një person të votonte nga 36 herë, çfarë do thonit ju.

LEXO EDHE:  “Koha nuk pret”/ PD këmbëngul për testime masive

LEXO EDHE:  Nga Ilirjan Blloshmi/ Ilir Meta ka nisur fushatën, pasi ka frikën e vet!

Këtu është për të qarë. Sa herë dalin këta, po sikur të mos kuposh se sidoqoftë këta s’kanë gjë në dorë, këtu është për të qarë. Ambrozia takon kryetarin e PD dhe e pyet për Covidin, më takon mua dhe më pyet për standartin e partisë. Nuk është faji juaj, është i atyre, por atij i keni bërë një pyetje madhore, parimore”, u shpreh ajo gjatë një konference për shtyp.

Ndërkohë, kujtojmë se CNA.al ka raportuar dhe denoncuar manipulimin e votimeve të PD në Korçë, Devoll, Vlorë, Tiranë dhe në disa degë të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërcënohet Emirjana Sako për inceneratorët?/ Rama: Luli e meriton një shpullë, përtej batutave…

Publikuar

-

Nga

Kërcënohet Emirjana Sako për inceneratorët?/ Rama: Luli e meriton një shpullë, përtej batutave…

Gazetarja Ambrozia Meta ka ngritur aludime të forta se kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako ka marrë kërcënime për çështjen e inceneratorëve.

Meta pyeti kryeministrin Edi Rama gjatë një konference për shtyp nëse ka dijeni për këtë, ndërsa kreu i qeverisë ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë.

Rama i kërkoi gazetarëve ta ndjekin mbrëmjen e sotme te emisionin “Opinion”, pasi pretendon se do të japë përgjigje dhe do të shpjegojë me dokumenta akuzat e ngritura për inceneratorët.

“Ja si bëhet lajmi në Shqipëri, e thotë Luli, e publikon Çimi, e pyet Ambrozia dhe unë përgjigjem, ndërkohë që pyetje është të paktën a ka ndonjë të vërtetë në dijeninë tuaj që atë e kanë kërcënuar dhe pyetja bëhet a jeni në dijeni që e kanë kërcënuar. Kështu bëheni të gjithë ju dhe pastaj më thoni çfarë ke ti me Metën, s’kam asgjë me Metën. Realisht është problem dhe para se Taulanti të përgënjeshtrojë ato që thotë Syri dhe rezultojnë negative për qeverinë, po ju them këtë më ndiqni sonte te Fevziu lidhur me çështjen e plehrave. Përtej batutave dhe përtej shpjegimeve më ndiqni se sot do t’ju ndriçoj me dokumenta, pse është i shqetësuar Luli. Më vjen keq për Lulin, e dua shumë, por ndonjëherë ndonjë shpullë kur e meriton duhet t’ja japësh se është kusht për dashurinë”, u shpreh kryeministi.

LEXO EDHE:  Edi Rama pyet Fevziun kush kanë qenë 3 femrat që i kanë marrë frymën/ Ja si përgjigjet ai

LEXO EDHE:  Nga Ilirjan Blloshmi/ Ilir Meta ka nisur fushatën, pasi ka frikën e vet!

Ndërkohë, kujtojmë se kryetari i opozitës Lulzim Basha tha dje se Rama do të shkarkojë kryebashken në detyrë të Durrësit, për shkak të aferës së inceneratorëve.

Sipas tij, Emiriana Sako nuk pranon të hedhë firmën për dërgimin e plehrave të Durrësit në inceneratorin e Tiranës dhe për këtë arsye po përgatitet dorëheqja e deputetes së PS-së, Milva Ekonomi, e cila do të komandohet kryetare, për të firmosur këtë aferë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE