LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Adem Mikullovci

15 Shtator 2020, 06:44, Aktualitet CNA
Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Adem Mikullovci

Aktori i njohur shqiptar Adem Mikullovci ka ndërruar jetë ditën e sotme, pak pas mesnate.

Lajmin e ka bërë të dituar deputeti Behgjet Pacolli.

?Sot, pas mesnate, miku dhe kolegu im Adem Mikullovci ndërroi jetë! E lehtë i qoftë Toka e Kosovës dhe Zoti e mëshiroftë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të tij?, shkroi Pacolli.

Adem Mikullovci lindi në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovën dhe bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës.

Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968, ai u kthye në Prishtinë dhe filloi punën në teatër. Prej atij viti e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore.

Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie (nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjës”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend up komedia”Përgjuesi” etj.

Në vitin 2017, në zgjedhjet e 11 Qershorit, ai u zgjodh si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.

 

Lajmet e fundit nga