Connect with Us

Mori postin e ministres së Arsimit/ Evis Kushi: Do bëj gjithçka të nderoj PS dhe Ramën

Politikë

Mori postin e ministres së Arsimit/ Evis Kushi: Do bëj gjithçka të nderoj PS dhe Ramën

Publikuar

-

Mori postin e ministres së Arsimit/ Evis Kushi: Do bëj gjithçka të nderoj PS dhe Ramën

Një ditë më parë, Evis Kushi mori postin e ministres së Arsimit duke zëvendësuar kështu Besa Shahinin.

Ministrja e re e Arsimit, ka shprehur falenderime për mesazhet që ka marrë ndërsa shprehet se ndihet e ngarkuar me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme.

Kushi thotë se do të bëjë gjithçka që të nderojë Elbasanin, Partinë Socialiste dhe kryeministrin.

“Të dashur miq,
Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme. Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve. Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!”, shkruan Kushi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Teatrot hapur, kinematë mbyllur/ Gent Zenelaj kritkon Ramën: Vendim për të sajuar rrëmujë, artistët të braktisur

Publikuar

-

Nga

Teatrot hapur, kinematë mbyllur/ Gent Zenelaj kritkon Ramën: Vendim për të sajuar rrëmujë, artistët të braktisur

Qeveria Rama ka firmosur urdhrin që lejon hapjen e kinemave. Pikërisht kur janë kthyer masat anticovid dhe maska është bërë tashmë e detyrueshme në Shqipëri, kinematë do të mirëpresin pas afro 7 muajsh ndërprerje të pasionuarit pas ekranit të madh.

Por ky vendim i qeverisë, nuk ka kaluar pa shkaktuar debat, pasi teatrot duhet të vazhdojnë të rrinë mbyllur. Artdashësit kanë ngelur të surprizuar nga ky vendim, në dukje kontradiktor.

Gentian Zenelaj tha se, vendimi i fundi është lajm i mirë për biznesin e kinemave dhe lajm i keq për të gjitha ata që ushqehen me artin.

“Jam pro çdo mase që bën të mundur frenimin e kësaj çmendurie që po ndodh, por mbase do të ishte mirë që qeveria ta rishikonte protokollin e rifutjes së njerëzve në teatër, psesë nëse njerëzit rrinë në një sallë kinemaje 2 orë, nuk ndodh asgjë nëse rrinë 1 orë e gjysmë në një sallë teatri”, tha aktor në Euronews Albania.

“Më duket pak e çuditshme dhe e pa menduar. Mund të jetë thjesht një vendim për të sajuar rrëmujë mediatike. Do të kisha dëshirë që ta rishikonin ose të bënin eksperiment. Po pres që të ketë një reflektim për këtë masë, që në një far forme është e njëanshme”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Pak lëng rrushi për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Merkel/ Basha: PD e vendosur për zbatimin e reformës në drejtësi

Gentian Zenelaj tha se artistët janë më të prekurit nga pandemia dhe se qeveria nuk ka ofruar për ta asnjë ndihmë.

“Nuk di që ndonjë koleg i imi të ketë marrë pagë lufte. Kemi një braktisje totale që i është bërë kësaj kategorie dhe po flas për të gjithë arstistët që nuk janë të përfshirë në bordero. Po bëhen 8 muaj dhe uroj që të bëhet diçka”, përfundoi aktori i njohur.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi i përgjigjet Ramës/ Nuk ka shqiptar që s’e di, kandidatët i zgjedh në bashkëpunim me krimin

Publikuar

-

Nga

Votat e administratës, PD nis monitorimin/ Zbulohen porositë e Bardhit për degët

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili quajti zgjedhjet brenda partisë një farsë.

Bardhi shkruan se shqiptarët e dinë se Rama kandidatët e tij ia zgjedh krimi duke theksuar se “për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij”.

“Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Buburrec Trendi”/ Presidenca i “sulet” Ramës”: Frikacak! Ora e përballjes po afron

Publikuar

-

Nga

“Buburrec Trendi”/ Presidenca i “sulet” Ramës”: Frikacak! Ora e përballjes po afron

Zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Rama pas replikave me kreun e shtetit në rrjetet sociale.

Blushi e quan Ramën “Buburrec trendi”, duke i kërkuar të respektojë urgjent marrëveshjen e 5 qërshorit.

“Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës.

Me Presidentin ti je vite dritë larg.

Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët.

LEXO EDHE:  “Rama i ngërthyer para ekranit duke kafshuar thonjtë”/ Artan Hoxha publikon pyetjet e sondazhit që zhduku paratë nga qarkullimi

LEXO EDHE:  “Rama i ngërthyer para ekranit duke kafshuar thonjtë”/ Artan Hoxha publikon pyetjet e sondazhit që zhduku paratë nga qarkullimi

Këtë e di e gjithë bota!

Presidenti të ka ftuar në Përballje!

Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?!

Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Tëitterit?!

Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!

Ora e Përballjes po afron!

As në skutat e Tëitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE