Connect with Us

Moralisti Ylli Manjani/ Një pyetje publike për ish-ministrin e Ramës

Politikë

Moralisti Ylli Manjani/ Një pyetje publike për ish-ministrin e Ramës

Publikuar

-

Imoralisti Ylli Manjani/ Një pyetje publike për ish-ministrin e Ramës

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, i përzënë me “shkelma” nga politika, është kthyer në një moralist publik.

Çuditërisht ish-ministri i Edi Ramës dhe me prona në pallatet e Klement Balilit, duket se këtë verë ka raportuar, shkruar dhe sulmuar nga një vilë në “Green Coast”, ku është parë për shumë muaj të qëndrojë me pushime.

Dikush thotë se është vila e tij, dikush thotë se është marrë me qera. Ylli Manjani duhet të tregojë vilën që kushton reth 300 mijë euro tek “Green Coast”.

Sa është qeraja mujore, në rast se e ka me qera?

Sa e ka blerë, në rast se është e tij?

Cila është e vërteta e kësaj pasurie në pronat e oligarkut Samir Mane?

Kështu e ka rrugën e hapur që ai bashkë me mbështetësit e tij të dalin dhe ti bëjnë publikisht avokatinë Sandër Lleshajt.  Se në fakt ky i fundit ka blerë një makinë disa dhjetëra milionë lekë, me të cilat mund të bliheshin disa respiratorë apo të ndërtoheshin disa shtëpi, për të prekurit nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Rama mbledh në selinë e PS drejtuesit politik në qarqe

Por, Ylli Manjani dhe të tijët nga pas kanë zgjedhur të bëjnë avokatinë e gjeneralit të kthyer në “kapter” partie, duke na treguar edhe një herë se çunat e Ilir Metës nuk ndahen dot nga Eskobarët e Ballkanit, nuk ndahen dot nga Xhemail Pasmaçinjtë, por publikisht duhet të përgjigjen./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vidhnin automjete luksi në BE/ Arrestohen 17 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Një operacion i organizuar nga EUROPOL në 22 vende ka çuar në pranga 17 persona mes të cilëve edhe shqiptarë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin automjete luksi në vendet e BE. Ky operacion u përqendrua në pikat e kalimit të kufirit dhe aktivitetet brenda 17 vendeve të BE dhe 5 të Ballkanit Perëndimor.

Në bashkëpunim me prodhuesit, oficerët e kontrollit kufitar në kufirin e jashtëm të BE parandaluan kontrabandimin e shumë automjeteve të vjedhura jashtë vendit. Policia greke arriti të ndalon 15 automjete nga kompanitë me qira të cilat grabitësit u përpoqën t’i nxirrnin jashtë Bashkimit Europian.

Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit për parandalimin e vjedhjes së makinave, autoritetet kapën edhe 2985 emigrantë të paligjshëm gjatë rrugës për në BE përmes rrugëve tokësore dhe detare. Vendet kryesore të destinacionit të emigrantëve ishin Gjermania dhe Italia. FRONTEX ngriti një Qendër Koordinimi në selinë e saj në Varshavë, ku oficerë nga vendet pjesëmarrëse shkëmbyen informacione./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tërbimi” në Korçë/ Salianji kërcënon Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Tërbimi në Korçë/ Salianji kërcënon Lulzim Bashën

Ish-deputeti Ervin Salianji, pasi u përjashtua nga lista e kandidatëve për deputetë nga komisioni “Ruli-Luli”, ka filluar një lëvizje kundër Lulzim Bashës.

Një ditë më parë, Ervin Salianji ka shkuar në qarkun e Korçës. Aty ku votojnë 135 mijë banorë, ku PD-ja merr 42 mijë vota, Ervin Salianji ka mundur të mbledhë 200 vetë.

Prej disa ditësh ka punuar babai dhe familjarë të tij, të cilët i kanë ftuar njerëzit jo në takim me Ervinin, por në një aktiv të degës. Pra, duke thënë se do të mblidheshin strukturat e PD-së dhe duke gënjyer edhe më tej akoma, duke thënë se do të vinte edhe Lulzim Basha në këtë takim. Por, Luli nuk shkoi.

Ai thjeshtë dhe vetëm mblodhi një grusht njerëzish dhe bëri një video për ti bërë karshillëk dhe për t’i “kërcitur” dhëmbët Lulzim Bashës. Për t’i thënë se ai ishte atje.

Por, ata që e dinë dhe e njohin politikën. Ata që i dinë dhe i njohin strukturat, e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë të mbledhësh 200 vetë, pjesë e strukturave të dy bashkive, të cilat kanë bashkë rreth 200 mijë votues, ku gati 70 mijë prej tyre votojnë si në Korçë edhe në Maliq.

LEXO EDHE:  Rama mbledh në selinë e PS drejtuesit politik në qarqe

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Manjani/Dështim, po mbyllet një shteg për të “pandehurit” e SPAK

Pra, ajo e djeshmja ka qënë vetëm show kërcënues i Salianjit duke përdorur strukturat e PD-së. Që nuk është e lehtë ta heqë nga lista as Genc Ruli, as Bujar Nishani dhe as Lulzim Basha.

Pasi ai dje ka “nxjerrë dhëmbët”, duke kërcënuar hapur se në rast se hiqet do të vazhdojë lëvizja dhe mund të jetë ai një nga ata që mund të themelojë një parti përballë Lulzim Bashës./ CNA.al

Katër gënjeshtrat e Ervin Salianjit/ Humbi qarkun, bashkinë, komunën dhe fshatin e tij

 

“Isha më i vlerësuari i anëtarësisë”/ Si i gënjeu Salianji publikisht demokratët, ja shifrat e KQZ-së

E lanë jashtë listës/ Salianji protestë kundër Rulit e Bashës në Korçë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama “i prerë” me naftëtarët/ Nuk negociojmë nën presionin e askujt

Publikuar

-

Nga

Rama “i prerë” me naftëtarët/ Nuk negociojmë nën presionin e askujt

Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për mbylljen e grevës së naftëtarëve të Ballshit.

Rama shprehet i vendosur se nuk do të ulet në tavolinë për të biseduar me ta, pa u mbyllur greva.

“Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime dhe unë s’kam shkop magjik!”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE