Connect with Us

Meta thirrje Këshillit Politik/ Realizoni sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Politikë

Meta thirrje Këshillit Politik/ Realizoni sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Publikuar

-

Nga Ilirjan Blloshmi/ Zyrtarisht kemi nje president të çmendur!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ecurinë e mbledhjeve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Meta deklaron se Këshilli Politik duhet të gjejë konsensus dhe të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Kujtojmë se mbledhja e djeshme e Këshillit Politik u shoqërua me debate nga palët politike, pasi opozita kërkoi të mos preken koalicionet parazgjedhore dhe hapje të lista 100%.

LEXO EDHE:  10 filmat "historikë" që duhet t’i shihni gjatë festave

Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri i PS-së ngriti akuza se opozita po tenton të vonojë procesin e implementimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Sot opozita e Lulzim Bashës kërkoi që Këshilli Politik të mblidhet sërish nesër për të diskutuar mbi implementimin e ndryshimeve kushtetuese./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Publikuar

-

Nga

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë e njojur edhe në politikë. Nebijaj ishte pjesë e listave të PD në zgjedhjet e 25 Prillit ku arriti të merrte 5599 vota por nuk u bë pjesë e Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ajo ka zbuluar se cilat janë projektet me të cilat do të merret pas zgjedhjeve.

Jemi përpara sezonit veror dhe është sezoni i katërt i pushimeve në “Pushime on Top”. Është e padiskutueshme rikthimi i programit, nuk mund të mungojë, është një nga prodhimet më të bukura verore. Nuk mund të mungojë kurrsesi”,u shpreh Nebijaj.

Përsa i përket votave që ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit Ori është shprehur se votat  që mori janë një mesazh i fortë për të gjithë politikën.

LEXO EDHE:  Kush është sekretari i Bashës që u emërua zv.ministër nga Rama

LEXO EDHE:  “Të ndëshkohen autorët”/ Ilir Meta dënon dhunën ndaj gazetarit

Ka një numër votash që është frymë dhe pëlqim që ti nuk e kupton dhe nuk ta prek dot njeri. Ka një votë qytetari që nuk preket, e kjo është edhe vota që erdhi te kandidatura ime, e cila u perceptua si një frymë e re. Rreth 6 mijë vota janë shumë kur je një individ i vetëm e nuk ke një strukturë të mirëfilltë, apo dikë që të mbështet financiarisht. Mendoj se votat që mora dhanë një mesazh të fortë për të gjithë politikën”, ka thënë Ori Nebijaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A u takua Meta me anëtarët e Agimit të Artë?/ SHISH paralajmëroi Presidentin

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është trajtuar dhe një informacion i mbërritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, SHISH ka paralajmëruar Presidentin të mos takohet me dy persona, pasi sipas SHISH ata kishin lidhje me Agimin e Artë.

Në lidhje me këtë informacion, Komisioni Hetimor kërkon t’i shkojë deri në fund për të mbërritur në përfundimin nëse presidenti Meta e ka marrë seriozisht këtë paralajmërim të SHISH, shkruan TCH.

LEXO EDHE:  Duka “shuplakë” Bashës për Reformën Zgjedhore/ Lufta duhet të jetë paralele

LEXO EDHE:  “Të ndëshkohen autorët”/ Ilir Meta dënon dhunën ndaj gazetarit

Por, mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit është takuar apo jo me këta dy persona gjatë fushatës elektorale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ajet Zyberi në krye të IMT/ Ministri i Brendshëm prezanton zëvendësin e Dallëndyshe Bicit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot, kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Ajet Zyberi është emëruar në vend të Dallëndyshe Bicit e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bici nuk arriti të zgjidhej deputete, por pas garës u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e zv/ ministres së Mbrojtjes.

Ajet Zyberi ka qenë  Drejtor i Policisë së Korçës në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ PD prezanton propozimet për tryezën 4 palëshe

LEXO EDHE:  Nuk mundi të shkojë në ditëlindjen e së bijës/ Najada Çomo prek me fjalët: Jam mbyllur në një dhomë me lot plot

Zyberi ka disa vite që është liruar nga Policia e shtetit, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore IKMT, ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE