Connect with Us

Meta Ministër i Brendshëm?/ “Shpërthen” Braçe: E kanë Shqipërinë pronë private!

Politikë

Meta Ministër i Brendshëm?/ “Shpërthen” Braçe: E kanë Shqipërinë pronë private!

Publikuar

-

Meta Ministër i Brendshëm?/ “Shpërthen’ Braçe: E kanë Shqipërinë pronë private!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se ka gjasa që Presidenti Ilir Meta të jetë Ministër i Brendshëm në zgjedhjet e 25 Prillit.

Braçe është shprehur se ndryshimet e një posti sipas opozitës, sipas Monika Kryemadhi dhe Ilir Metës, bëhen më t’u tekur dhe jo me votën e popullit.

Ndër të tjera Erion Beaçe ka thënë se Shqipëria në sytë e tyre eshtë një pronë private duke kaluar sa në një karrige në tjetrën.

“E KANE SHQIPERINE PRONE PRIVATE!

Nje here, ne televizionin e tyre thane se nga Presidenti do iki kur ti teket, domethene kur ti duhet pushtet edhe me shume, pra kryeminister dhe do behet i tille ose zevendeskryeminister por patjeter minister i Brendshem; Heren tjeter, domethene dje, ne televizionin tjeter te tyre thane se po te doje te behet minister i Brendshem-nga President!!!!!!, sepse kryeminister, ne qe vendosim-domethene kjo dhe Lyli, kemi Lylin!

LEXO EDHE:  Ilir Meta tregon frikën dhe fiksimin e tij

Po njerezit dhe vota e tyre?!

Mos kini asnje iluzion, as qe pyesin per ju, si ju votoni.

E KANE PRIVATE SHQIPERINE DHE VEC KETA KANE LINDUR PER TE KALUAR ME TE NDENJURA NGA NJE KARRIGE NE TJETREN, VEC KETA!

Nuk u flasin ju, por ju degjoini!

JU FLASIN KRIMINELEVE, TE CILET,

ME AXHENDE PO I TAKOJNE NJE NGA NJE E NE GRUP, MADJE DHE NGA ATA QE OFL JU KA CUAR LETREN!
Kete Shqiperi doni?”, shkruan Braçe./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Endira Bushati sulmon mediat/ Po ushtroni dhunë qeveritare non stop

Publikuar

-

Nga

Endira Bushati sulmon mediat/ Po ushtroni dhunë qeveritare non stop

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati,  ka sulmuar ashpër mediat që transmetojnë çdo dalje të kryeministrit Edi Rama.

Bushati pretendon se mediat po ushtrojnë dhunë qeveritare non stop, ndaj shtron edhe disa pyetje.

Ajo kërkon të dijë nëse AMA po i monitoron televizionet, ndërsa i kujton mediave ligjin.

Ç’është kjo dhunë mediatike qeveritare non stop… E kuptoj dhe unë që s’ndjek televizion, nga ato pak sekonda që duhet ta kthej televizorin në netflix…

A i monitoron kush këto televizione që lidhen orë të tëra me biseda propagandistike qeveritare disa orëshe? A paguhen para për këto lidhje? Sa? Si? Në të bardhë apo të zezë?

Po AMA? Po Ligji i medias? Ah… ligji…”, shkruan Bushati në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Deti’ në Hagë/ Flet kolonel Myslim Pashaj: Humbasim nëse Gjiri i Sarandës…

Publikuar

-

Nga

‘Deti’ në Hagë/ Flet kolonel Myslim Pashaj: Humbasim nëse Gjiri i Sarandës…

Koloneli Myslim Pashaj i ftuar pasditen e sotme në “Kjo javë” ka komentuar marrëveshjen mes kryeministrit Rama dhe ministrit të jashtëm grek Dendias për të çuar çështjen e detit në Gjykatën e Hagës.

Pashaj shprehet se pikënisjet dhe pikëbitisjet e Gjykatës Kushtetuese do të jenë prova më e mirë që vendimi i Hagës nuk do të favorizojë Greqinë.

Ai tha po ashtu se në ndarjen e detit, Shqipëria humb vetëm nëse nuk përfshihet edhe Gjiri i Sarandës.

“Gjykata do bëjë ndarjen e kufijve detarë, detin territorial, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive. Do ketë specialistë, do bëhet marrëveshje me të gjitha hollësistë që kanë të bëjnë me kriteret bazë dhe parimet bazë që ekspertët e dy vendeve tona nuk kanë mundur t’i japin dum. Mendoj që do sqarohet, do ndiçohet kjo çështje.

Pikënisjet dhe pikëbitisjet e fundme të trajtimit të çështjes në Hagë duhet të jenë pikat e Gjykatës Kushtetuese. Këto pika do të përqiten nga Gjykata Ndërkombëtare me ligjin për detin.

LEXO EDHE:  Ilir Meta tregon frikën dhe fiksimin e tij

LEXO EDHE:  Vështirësitë e raporteve me Metën/ Kryemadhi flet pa “doreza”

Nga përvojat që kam parë në literaturë do të duhen 2 apo 3 vite procedurat e gjykimit në Hagë deri në momentin që ata të afrohen drejt një zgjidhje.

Unë kam frikë se mos gjykata e Hagës do harrojë Gjirin e Sarandës, pra nëse nuk e zgjidhim edhe atë, pra nëse Saranda nuk do të ketë gjirin e saj të përfshirë në ujërat e brendshme dhe e lëmë të ndahet mes ujërave me Greqinë, kjo për ne është humbje e madhe. Shpresoj që të mos ndodhë”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama e Veliaj të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave”/ Zhupa: Nuk njohin asnjë kod nderi

Publikuar

-

Nga

"Rama e Veliaj të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave"/ Zhupa: Nuk njohin asnjë kod nderi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për deklaratat për inceneratorët.

Zhupa e quan Veliajn vemje të bashkisë, ndërsa thotë se prej ditësh po bredh në çdo lagje të Tiranës duke shpifur, që t’i bjerë në sy Ramës.

Demokratja kujton vdekjen e Ardit Gjoklajt, ndërsa thekson edhe njëherë akuzat se kjo ngjarje është në përgjegjësi të kryebashkiakut.

Sipas saj, Rama dhe Veliaj janë të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga ky hall.

“Sa herë është në hall, Edi Rama përdor vemjen e bashkisë, pasi e di mirë se ai mund të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm që t’i mbushe mendjen shefit se nuk do t’ja zërë vendin. Për këtë, ka ditë që vemja i bashkisë bredh lagje me lagje të Tiranës duke shpifur e gënjyer dhe duke moskursyer ne këtë llum banaliteti as viktima dhe familjare te tyre me shpresen se shefit te tij do ti pëlqejë kjo gjë.

Siç e kanë zakon prej vitesh, vemja dhe shefi i tij kthehen gjithmonë ne vendin e krimit duke perdorur fatkeqesine e viktimave dhe dhimbjen e tyre. Keshtu ndodh kur vemja shkon në Sharre dhe perpiqet te mos e kujtoje Ardit Gjoklajn, vdekja e te cilit eshte pergjegjesi direkte e tij.

LEXO EDHE:  Lulzim Berisha zbaton afatin e OFL/ Bën deklarimin e pasurisë

LEXO EDHE:  Meta në bregdet/ Zbuloni me kë e kaloi pasditen presidenti (foto)

Keshtu ndodh dhe kur permend 21 janarin, nderkohe vemja i Bashkisë dhe shefi i tij ja fshehin qytetarëve gradimin që i bënë në postin e kryetarit të PS-së në Mat dhe kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti qitësit mbi viktimat e asaj dite. Cila ishte merita e veçantë e qitësit të 21 janarit që mori këto pozita në PS dhe pushtetin vendor? Se shqiptarët e njohin vetëm për atë që bëri më 21 janar.

Nëse duan të përmendin 21 janarin, vemja dhe shefi i tij duhet t’ia fillojnë nga përgjigjia për këtë pyetje. Sepse e vërteta është që ata jane ne hall te madh. Të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave, ata janë gati të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga ky hall. Edi Rama dhe vemja e tij në bashki nuk njohin asnjë kod nderi, njohin vetëm kodin e mafias me të cilën po grabisin 400 milion euro të shqiptarëve”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE