Connect with Us

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasa nuk kanë filluar procesin mësimor

Aktualitet

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasa nuk kanë filluar procesin mësimor

Publikuar

-

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasat nuk kanë fillojnë procesin mësimor

10 mësues në bashkinë e Kolonjës janë izoluar në shtëpitë e tyre pasi kanë vënë re shenja të COVID-19.

Sipas burimeve  theksohet se në momentin që këta mësues kanë shfaqur shenjat e para janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre deri në përgjigjen e rezultatit të tamponëve.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor, u ka marrë tamponët secilit prej tyre.

Gjithashtu burime bëjnë me dije se pjesa më e madhe mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se disa klasa nuk e kanë filluar procesin mësimor ndërsa një pjesë janë zëvendësuar nga mësues të tjerë të shkollave, deri në përgjigje të rezultatit.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19/ Basha ngre alarmin: Tregu i farmacisë po humbet profesionistët

Kjo nuk është hera e parë që në bashkinë e Korçës kanë rezultuar pozitivë mësues dhe janë karantinuar 4 të tjerë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta kujton Ibrahim Rugovën/ Angazhimi i tij për lirinë dhe stabilitetin mbeten shembuj frymëzimi

Publikuar

-

Nga

‘Çuçi ministër i Brendshëm’/ Meta: Jam njohur nga mediat

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas Metës, angazhimi i Rugovës për zgjimin kombëtar, vizionin e Kosovës për paqe e liri mbeten shembuj të patundur frymëzimi. Meta thekson se ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon

“Vizioni im është, që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO, si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA.” – IBRAHIM RUGOVA
Angazhimi i Tij jetësor për zgjimin kombëtar, vizioni euroatlantik për Kosovën Republikë, për paqen, lirinë, stabilitetin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare. Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nafta falas/ Rama njofton fermerët: Aplikoni!

Publikuar

-

Nga

Rama prezanton Çuçin si ministër të Brendshëm/ Reagon ashpër për protestat

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka dhënë lajmin për të gjithë fermerët.

Përmes një video të postuar në Facebook, Rama bën me dije se tashmë fermerët përmes aplikimit në e-Albania kanë mundësi që të marrin falas sasinë e naftës që deri më dje e paguanin si akcizë.

“MIRËMËNGJES
dhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Eurostat: Mars-tetor 2020, rreth 300 mijë vdekje më shumë në BE nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Pandemia e Covid-19 e ka rritur vdekshmërinë në 27 vendet anëtare të BE-së me ritme dyshifrore gjatë periudhës mars -tetor 2020 ne krahasim me mesataren e se njëjtës periudhë në vitet 2016-2019, raportoi sot Eurostat.

Gjatë marsit 2020, numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 filloi të rritet me shpejtësi në disa vende evropiane. Në disa pjesë të Europës, si në Itali, Spanjë vdekjet ishin jashtëzakonisht të larta, krahasuar me vdekshmërinë mesatare të viteve të mëparshme. Për të dhënë një panoramë më të qartë të ndikimit të pandemisë në mortalitet, Eurostat nisi të raportojë shtesën e vdekjeve bruto në vitin 2020 në raport me vitet paraardhëse.

Nga të dhënat rezultoi se, rreth 297 500 vdekje të tjera ndodhën në BE gjatë periudhës maj-tetor krahasuar me të njëjtën periudhë në 2016 – 2019.

Shtesa bruto e vdekshmërisë ishte e lartë në prill 2020, me një rritje prej 25% krahasuar me mesataren e të njëjtit muaj mbi 2016 – 2019.

Gjatë muajve shtesa e vdekjeve disi dhe nisi përsëri në gusht – shtator, me valën tjetër të pandemisë. Vdekjet shtesë u rrit me 8% në shtator dhe me 17% në tetor mbi mesataren. Treguesi u rrit më tej në nëntor 2020 në të gjitha shtetet anëtare të BE-së me të dhënat në dispozicion.

Megjithëse shtesa e mortalitetit u vu re gjatë gjithë vitit, në të gjithë Evropën, kulmi dhe intensiteti i shpërthimit ishte i ndryshëm në të gjithë vendet.

Duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për të dhëna në kohë mbi krizën aktuale shëndetësore pas shpërthimit të COVID-19, treguesi i ‘vdekshmërisë shtesë’ shprehet si përqindje e vdekjeve shtesë krahasuar me periudhën fillestare. Sa më e lartë të jetë vlera, aq më shumë vdekje shtesë kanë ndodhur krahasuar me mesataren para vitit 2020.

Sipas Eurostat gjatë fazës së parë të pandemisë në muajin mars Spanja dhe Italia kishin normat më të larta të mortalitetit prej pandemisë, ku norma e vdekshmërisë bruto u rrit me 40%, ndërsa në prill u përfshinë edhe disa rajone të Francës, sidomos në Veri. Më pas gjatë verës nga qershori në shtator, norma e vdekshmërisë ishte 10-20 për qind me rritje sipas vendeve. Me valën e dytë të pandemisë vdekshmëria u rrit me 40% në disa vende të Europës Lindore dhe 0-30 % në vendet e tjera.

LEXO EDHE:  Erion Dasho bën paralajmërimin e frikshëm/ Rrezikohet një shpërthim i Covid me pasoja të paparashikueshme

LEXO EDHE:  Shifra të larta të infektuarish në shtetin fqinj/ Konfirmohen 125 raste të reja me Covid-19

Shqipëria, rritje 25.7% për 9 mujorin

Edhe Shqipëria ka shënuar një rritje të lartë të vdekshmërisë. Gjatë 9 -mujorit 2020, janar-shtator, në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, u shënuan gjithsej në vend 6,294 vdekje, me një rritje prej 25.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 1,288 vdekje më shumë, duke arritur nivelin më të lartë rekord të dekadës së fundit.

Në krahasim me mesataren historike të pesë viteve të fundit (periudhës 2015-2019) prej 5,005 personash po të tremujorit të tretë ka një rritje 26% mbi mesataren historike 5-vjeçare (1,289 persona më shumë).

Historikisht, të dhënat tregojnë se periudha kur ka më shumë humbje jete është tremujori i parë, ku për shkak të motit të ftohtë bie imuniteti kryesisht i të moshuarve. Në tremujorin e dytë e të tretë. numri i vdekjeve bie dhe në tetor-dhjetor, kur fillon e ftohet moti, rritet sërish, por duke mbetur nën nivelin e janar-marsit.

Por, rritja e vdekjeve në tremujorin e tretë të këtij viti ishte aq e fortë, sa jo vetëm ktheu tendencën rënëse të 6 -mujorit, por bëri që 2020-a të jetë viti me vdekjet më të larta të paktën që nga 2011-a, kur raportohen të dhënat, duke ia kaluar 2015-s, që e mbante rekordin deri tani./Monitor

LEXO TE PLOTE