LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 170 të shtruar në spitalet Covid/ 18 pacientë në terapi intensive

15 Shtator 2020, 14:25, Lifestyle CNA
Mbi 170 të shtruar në spitalet Covid/ 18 pacientë në terapi

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se si paraqitet situate në spitalet Covid.

Mësohet se aktualisht situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po vijon identifikimin, gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara me COVID19, me qëllim izolimin e vatrave të infeksionit.

?Angazhimi i shtuar i epidemiologëve në terren bëhet akoma edhe më i domosdoshëm me fillimin e viti të ri shkollor, ku mësuesit dhe nxënësit do të kenë prioritet për testimin.

Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t?ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distance?, njofton ministria./ CNA.al

Lajmet e fundit nga