A mundet Kina ta kthejë Evropën kundër Amerikës?
Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”Një nga hilet q...
Nga Adam O?Neal ?The Wall Street Journal?
Nëse Italia do të mbante sot zgjedhje parlamentare, sondazhet sugjerojnë se Mateo Salvini do të bëhej kryeministri i ardhshëm i vendit. Edhe pse zgjedhjet parlamentare janë planifikuar pas 3 vitesh, ai nuk beson se do të duhet të presë aq gjatë derisa të rrëzohet qeveria aktuale. Dhe tashmë e ka një ide se të shkaktojë rënien e saj.
Rruga më e qartë e Salvinit drejt pushtetit, kalon përmes një koalicioni të qendrës së djathtë me konservatorët e Fratelli d?Italia dhe partinë pro-biznesit të Silvio Berluskonit Forza Italia. Partia e tij është përshkruar si nacionaliste, populiste, konservatore, si e të djathtës ekstreme dhe madje edhe fashiste.
?Në Itali dallimet majtas-djathtas, fashist-komunist nuk kanë shumë peshë. Unë mendoj se LEGA është përtej ideologjive?- thotë Salvini. Por ai nuk i hedh poshtë të gjitha etiketimet:
?Unë e pranoj të jem ?sovranit?. Pasi kjo nënkupton identitetin, kulturën, historinë e Italisë, ligjet e saj dhe fenë tonë. Por mund ta pranoj edhe etiketimin si ?populist?, të cilin disa njerëz e konsiderojnë fyerje, por që unë mendoj se është një kompliment?.
LEGA u themelua në vitin 1991 si LEGA NORD, një parti rajonale e përqendruar në kërkimin e një autonomie më të gjerë për veriun më të pasur të vendit. Salvini e ka udhëhequr partinë që nga viti 2013, duke i dhënë një vokacion kombëtar, përmes kundërshtimit të fortë ndaj emigracionit të paligjshëm dhe skepticizmit ndaj Bashkimit Evropian.
Në vitin 2018, LEGA arriti një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me Lëvizjen 5 Yjet të ekstremit të majtë, që zgjati pak më shumë se një vit. Salvini u bë zv/kryeministër dhe Ministër i Brendshëm në qershor 2018, dhe ishte i vendosur në mbylljen e brigjeve italiane ndaj anijeve plot me emigrantë.
Numri të emigrantëve ra ndjeshëm. Por menaxhimi prej tij i kësaj situatë, solli kritika të forta nga Brukseli dhe Vatikani për mungesën e humanizmit. Por ajo qasje e bëri LEGA-n partinë më popullore në vend. Si një kundërshtar i fortë i emigracionit, Salvini mund të duket si versioni i Donald Trumpit në Evropë.
?Unë isha nga të paktët politikanë italianë që besova në fitoren e tij 4 vjet më parë. Dhe vazhdoj të besoj se ai ka qenë një president i mirë, dhe shpresoj se do të rizgjidhet?- shprehet Salvini mbi Trump. Që të dy e shohin njëlloj çështjen e emigracionit, por edhe shumë çështje fiskale dhe tregtare
?Për disa çështje ndërkombëtare, të tilla si marrëdhëniet me Kinën, Iranin dhe marrëdhëniet e ngushta me Izraelin, ne kemi të njëjtën qasje. Nëse unë do të isha kryeministër, Jeruzalemi si kryeqyteti i Izraelit do të njihej nga qeveria ime, ndërsa marrëdhëniet me Kinën dhe Iranin do të pezulloheshin?- thotë Salvini, që është kundër përfshirjes së kompanive kineze në ndërtimin e rrjetit 5G në Itali.
Nga ana tjetër kreu i LEGA-s e sheh Rusinë në një dritë më pozitive. Ai mohoi akuzat se partia e tij është financuar nga Moska. Salvini thotë është thjesht në interesin e vendit të tij që të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë. ?Nëse Evropa vendos sanksione ndaj Moskës, ajo e detyron Rusinë të orientohet drejt Lindjes. Unë preferoj ta kem Rusinë si një mike, sesa si një aleate të Kinës?- shton ai.
Por nga ana tjetër a dëshiron Rusia të jetë një mike apo partnere strategjik me Perëndimin? ?A ka probleme në Rusi? Po. A është Rusia një vend plotësisht demokratik? Jo. A ka korrupsion atje? Po. Por shihni Turqinë, anëtare e NATO-s, dhe që teknikisht është ende një kandidate për t?u anëtarësuar në BE. Ajo ka të njëjtat probleme, madje edhe më të këqija se sesa Rusia.
Prandaj, nëse është e drejtë të përpiqesh dhe të dialogosh me Turqinë, për mendimin tim është e drejtë të përpiqesh të bisedosh edhe me Rusinë. Erdogani nuk duket më paqësor dhe demokratik se sa Putini?- nënvizon Salvini.
Vitin e kaluar, ai u përpoq të organizonte një lëvizje populiste pan-evropiane përpara zgjedhjeve për në Parlamentit Evropian. Por në fund, partitë populiste dështuan të bashkohen, pjesërisht mbi përçarjet në lidhje me politikën ndaj Rusisë. Por Salvini mendon se populistët e kontinentit mund të krijojnë ende një aleancë.
?Ne duhet t?ia fillojmë nga traktatet origjinale të Evropës. Armikja e ëndrrës evropiane është burokracia e Brukselit, dhe jo Salvini. Kjo burokraci evropiane, e tradhtoi ëndrrën evropiane. Traktati themeltar i BE-së, e vendosi punësimin e plotë si përparësinë e vet. Por socialistët e harruan atë?- vijon më tej politikani italian.
Në thelb, ai dëshiron të krijojë një rrjet evropian të ndryshëm nga boshti franko-gjerman, pasi sipas tij ?sot BE do të thotë Emanuel Makron dhe Angela Merkel?. Por a mund ta imagjinojë Mateo Salvini të nxjerrë vendin e tij jashtë BE-së?
?Për momentin, në projektin tonë të gjitha energjitë tona janë fokusuar në rimëkëmbjen ekonomike të vendit, sipas rregullave aktuale, me monedhën ekzistuese dhe unionin aktual. Nëse po më pyetni nëse euro e ndihmoi Italinë, përgjigjja ime është jo. Nëse BE-ja është e drejtë me të gjithë anëtarët e saj, përgjigjja ime është sërish jo?- thotë Salvini.
Megjithatë ai nuk e përjashton në të ardhmen mundësinë e një Italexit:?Britania e Madhe tregoi se mund të jetë e mundur të jetohet edhe pa euron dhe BE-në. Nëse do të detyrohesha të zgjedhja midis Italisë dhe Evropës, unë do të zgjidhja Italinë?.
Koalicioni qeverisës aktual nuk është i etur të thërrasë zgjedhjet e reja, por Salvini mendon se ato do të ndodhin gjithsesi vitin e ardhshëm. Ai argumenton se partia e tij, u dëmtua më shumë nga pandemia se të tjerët, pasi ajo e kufizoi fushatën e tij agresive.
?LEGA është e vetmja parti që jeton si parti?- thekson ai. Ai parashikon që zgjedhjet rajonale të kësaj vjeshte do t?i japin një shtysë të madhe partisë, teksa koalicioni qeverisës do të ketë probleme të përballet me ?çështjet e shkollës, papunësisë dhe krizës ekonomike?./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”Një nga hilet q...
“Der Spiegel”* Shahrzadi ia doli. Ajo arriti t’u shpëtonte f...
Nga Lee Edwards “Nationl Riview”* Kur kongresmenet e ekstrem...
Nga Jana Tsoneva “Al Jazeera”Më 2 shtator, protestat 2-mujor...
Në shumë raste në të dyja luftërat botërore, vetëm pamja e n...
Nga Sebastian Gorka “American Greatness”E mbani mend ISIS-in...
Nga Etienne Lefebvre “Les Echos”Ajo që ndodhi ishte një zbri...
Në kohën e këtij shkrimi, faqja “worldometer” e statistikave...
Deri më tani e dimë, që koronavirusi i ri sulmon jo vetëm mu...
Nga Lindsey Kennedy & Nathan Paul Southern “Foreign Policy”*...
Nga Steven W.Mosher “American Greatness”* Gazeta “The New Yo...
Ndërsa e gjejmë veten të zënë me rutinat tona të përditshme,...
11 shtatori 2001 është një pikë kthese në historinë e Amerik...
Nga Russell A.Berman “National Interest”Presidenti amerikan ...
Kur gjermanët rrethuan Leningradin (sot Shën Petersburg) më ...
Kampi më i madh i refugjatëve në ishullin grek Lesbos u dogj...
Në këto kohë pandemie, janë të shumta lajmet mbi njerëzit sh...
Miliona nxënës dhe studentë të universitetit janë rikthyer s...
Kur evropianët nisën të lundronin për herë të parë përtej Oq...
Në mbarë botën, mbi 1.5 miliardë fëmijë dhe të rinj u privua...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...