LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu fillon përgatitjet/ Trauma po bëhet gati për fluksin e mundshëm të Covid

15 Shtator 2020, 13:56, Sociale CNA
Manastirliu fillon përgatitjet/ Trauma po bëhet gati për fluksin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot spitalin e e Traumës , i cili, sipas saj ka përballuar mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale gjatë muajve të epidemisë.

Manastirliu bën me dije se po vijon forcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor për përballimin e situatës, për t?ju përgjigjur fluksit të mundshëm të gripit dhe COVID19,

?Me ekipin mjekësor të palodhur të këtij spitali, i cili ka përballuar mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale gjatë muajve të epidemisë, duke ofruar shërbimin e duhur për pacientët, me cilësi dhe siguri. Edhe gjatë vjeshtë-dimrit, në këtë spital do të përballohen urgjencat kirurgjikale të Tiranës .
#VIJON forcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor për përballimit e situatës, për t?ju përgjigjur fluksit të mundshëm të gripit dhe COVID19, duke punësuar ekipet e reja mjekësore, me fuqizimin e aparaturat për shërbimet e terapisë intensive dhe dyfishimin e shtretërve për trajtimin spitalor të pacientëve me COVID19?, shkruan Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga