Connect with Us

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje se vendet e BE”

Politikë

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje se vendet e BE”

Publikuar

-

/
Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj vetes mbrëmjen e sotme në “Open”.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh, Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritje të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se ato tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

LEXO EDHE:  Xhafaj tregon qytetet ku punojnë 40 grupe kriminale/ Ja sa janë shkatërruar

‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”, tha ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka rregullore që na përjashton”/ Noka: Balla u shndërrua në zëdhënës të Bashës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për media, Noka thekson se është e paprecedentë që të përjashtohen depuetetët demokratë në Parlament.

Ai shtoi se Taulant Balla është shndërruar në zëdhënës të Lulzim Bashës.



Debati në seancë ishte i turpshëm, sepse Taulant Balla u shndërrua në zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Taulant Balla ishte aty me urdhër të kreut të regjimit Rama, për ta monitoruar pengun. Asnjë demokrat që ka luftuar tetë vjet, që ka luftuar ta bëjë pengun kryeministër, nuk pranon këtë realitet. Demokratët refuzojnë me përçmim pengun, pengmarrësin dhe atë që flet në emër të tyre, Ballën.

Nuk ka rregullore që përjashton deputetët. Rama po tenton që të bëjë opozitë Bashën me bravat e tij. Ne në zgjedhje do kemi demokratët më të devotshëm dhe më të mirë dhe PD do jetë fituese e bashkive me këta kandidatë. PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, deklaroi Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi “injoron” Bashën/ Nuk përfaqëson bllokun opozitar, ka humbur 3 palë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar krizën që ka kapur PD dhe sjelljet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se Basha nuk përfaqëson më bllokun opozitar, pasi sipas tij ai ka humbur 3 palë zgjedhje. Për kreun e LZHK, beteja nuk është mes njëri-tjetrit, por përballja me Edi Ramën.



Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE