LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lindita Nikolla “i del krah” Besa Shahinit/ Drejtoi Ministrinë në kohë të vështira

15 Shtator 2020, 15:37, Politikë CNA
Lindita Nikolla “i del krah” Besa Shahinit/ Drejtoi Ministrinë

Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka folur lidhur me largimin e ministres, Besa Shahini teksa është shprehur se Shahini ka pasur vështirësi të integrohet në vendin tonë.

Ajo tha se ish-kolegia e saj ka bërë një punë të mirë në postin e ministrit të Arsimit, duke theksuar se ka qenë një sfidë koha e tërmeteve dhe pandemisë në vendin tonë.

?Jo për kortezi, por më duhet të them që Besës jo vetëm iu desh të përshtatej me një mentalitet tjetër, se mos harro që jemi dy shtete të ndara kemi ato ndasitë tona. Drejtoi Ministrinë e Arsimit në kohë të vështira. Tërmeti dhe pandemia ishin dy sfida. Dy momente që kërkonin një mobilizim të ri të gjithë sektorëve të arsimit. Ndaj unë mendoj që Besa ka punuar me shumë përgjegjshmëri ka bërë më të mirën në punën e saj. Çdo gjë është relative?, tha Nikolla në studion e Abc News./CNA.al

Lajmet e fundit nga