Connect with Us

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë parakohe zyrtarja e Bankës së Shqipërisë

Lajme

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë parakohe zyrtarja e Bankës së Shqipërisë

Publikuar

-

Kriza ekonomike në Shqipëri dhe sfidat në vazhdim/ Flasin ekspertët e ekonomisë

Banka e Shqipërisë ka dhënë një lajm të hidhur pak momente më parë.

BSH njofton se ka ndërruar jetë parakohe anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarja e Komitetit të Auditit, Denada Prifti.

Ajo vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe sot është shuar në moshë të re.

“Mesazh ngushëllimi për humbjen e parakohshme të zj. Denada Prifti. Me hidhërim të thellë morëm lajmin për humbjen e zj. Denada Prifti, e cila luftonte prej disa kohësh me një sëmundje të rëndë.

E specializuar në makroekonomi dhe në statistikat e tregjeve financiare, zj. Prifti kishte një karrierë mbi 25-vjeçare në Gjermani, ku ka punuar fillimisht për Ministrinë e Financave dhe më pas për Komisionin Evropian. Në vitet 2015-2018, zj. Prifti ka dhënë kontributin e saj pranë Bankës së Shqipërisë, duke mbuluar rolin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtares së Komitetit të Auditit.

LEXO EDHE:  Berisha shkatërron audiencën në "Opinion"/ Shkërmoq Ramën dhe Lu

Me vlerësimin maksimal për kontributin, profesionalizmin dhe integritetin e treguar gjatë punës së përbashkët me zj. Prifti, Banka e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Bankës së Shqipërisë./ CNA.al

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë parakohe zyrtarja e Bankës së Shqipërisë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Pas pothuajse katër vjet e gjysmë punë/ Përfundon ndërtimi i Gazsjellësit TAP

Publikuar

-

Nga

Pas pothuajse katër vjet e gjysmë punë/ Përfundon ndërtimi i Gazsjellësit TAP

Gazsjellësi Trans Adriatik ka përfunduar punimet pas pothuajse katër vjet e gjysmë punë.

Mësohet se TAP aktualisht po përfundon përgatitjet për fillimin e operacioneve tregtare dhe ofrimin e kapacitetit të tregut në përputhje me OST-të fqinje .

Pika e Ndërlidhjes midis tubacionit TAP dhe sistemit të transmetimit të gazit natyror të Snam Rete Gas në Pulia të Italisë pritet të përfundojë dhe gati për të transportuar gaz deri në mes të nëntorit 2020.

Gazsjellësi TAP është mbushur me gaz natyror nga kufiri Greko-Turk deri në terminalin që merr tubacionin në Italinë Jugore.

Kujtojmë se TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante Shah Deniz II në sektorin Azerbajxhan të Detit Kaspik në Evropë. Tubacioni 878 km i gjatë lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian ( TANAP ) në kufirin Turko-Grek në Kipoi, kalon Greqinë dhe Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të dalë në breg në Italinë e Jugut.

LEXO EDHE:  “Bulqiza, një nga zonat më të varfra”/ Paloka e pranon: Për këtë ka faj edhe PD

LEXO EDHE:  “Bulqiza, një nga zonat më të varfra”/ Paloka e pranon: Për këtë ka faj edhe PD

Rrugëzimi i TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz në disa vende të Evropës Juglindore. Dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transport të mëtejshëm të gazit Kaspik në tregjet më të gjera Evropiane.

Si pjesë kryesore e Korridorit Jugor të Gazit , TAP është strategjikisht dhe ekonomikisht i rëndësishëm për Evropën dhe thelbësor në sigurimin e qasjes së besueshme në një burim të ri të gazit natyror. TAP luan një rol të rëndësishëm në rritjen e sigurisë energjetike të Evropës, diversifikimin e furnizimit, si dhe objektivat e dekarbonizimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

I dërgoi trëndafila, çokollata dhe letër ish-gruas/ I dënuari rrezikon burgun

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Anila Hoxha ka denoncuar rastin e një burri që rrezikon të rikthehet në burg, pasi i dërgoi ish-bashkëshortes trëndafila, çokollata dhe një letër.

Mësohet se Pjetër Gjaci ndodhet nën arrest shtëpie prej katër muajsh, pasi akuzohet se ka dhunuar ish-bashkëhorten.

Mirëpo trëndafili, letra dhe dhuratat mund ta rikthejnë në qeli, pasi ish-gruaja e denoncon për përndjekje.

“Kur u ktheva në banesë së bashku me tim bir, në hyrje gjeta një qese ku kishte dhurata për djalin tonë, një trëndafil të kuq dhe mendoj që lulja nuk është për fëmijen, si dhe letra, pas së cilës ishin vizatuar tre zemra. Djali ende nuk ka mësuar të lexoje”, është shprehur ajo.

Sipas Top Channel, tashmë Prokuroria ka shtuar edhe akuzën e përndjekjes, ndonëse Pjetër Gjaci pretendon se nuk i është afruar banesës por pakoja është dorëzuar nga postieri.

LEXO EDHE:  Berisha shkatërron audiencën në “Opinion”/ Shkërmoq Ramën dhe Lu

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 13 tetor 2020

“Lulet i porosita me telefon, letrën e kisha për djalin ku i kërkoja falje për mungesën dhe shpresova që të rriturit do ja lexonin. Në pako kishte 6 çokollata për tim bir pasi më ka marrë malli për të”, ka deklaruar ai.

Por pavarësisht pretendimeve të tij, ndaj Gjacit mund të rëndojë edhe një tjetër vepër penale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Politika në zi/ Ndërron jetë ish-deputeti shqiptar

Publikuar

-

Nga

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Një lajm i hidhur ka ardhur ditën e sotme për botën e politikës.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare Halil Hysenaj, ish-deputet i Kuvendit të parë pluralist.

Ai ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Halil Hysenaj është me origjinë nga fshati Panarit i Këlcyrës, ndërsa studimet i vazhdoi në shkollën ekonomike për mercolog, në Tiranë.

LEXO EDHE:  Ndryshimet kushtetuese/ PPE: Hiqni dorë, janë kundër vendimit të BE për negociatat

LEXO EDHE:  “Bulqiza, një nga zonat më të varfra”/ Paloka e pranon: Për këtë ka faj edhe PD

73-vjeçari u zgjodh si deputet i Kuvendit të parë Pluralist në zonën e Deshnicës, pasi u propozua nga Partia Socialiste.

Por vetëm disa vite më vonë, në vitin 1999, ai u largua përfundimisht nga Shqipëria dhe emigroi në SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE