Connect with Us

Kufiri detar/ Krisafi: Nga pikpamja juridike Greqia ka të drejtë të zgjerohet 12 milje në det

Aktualitet

Kufiri detar/ Krisafi: Nga pikpamja juridike Greqia ka të drejtë të zgjerohet 12 milje në det

Publikuar

-

Debati për detin/ Ksenofon Krisafi: Çështja e ishujve që mbetet ende e pazgjidhur

Studiuesi Ksenofon Krisafi ka folur lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë fqinje.

‘Qeveria greke, nga pikëpamja formale, juridike, është në të drejtën e saj që të zgjedhoret 12 milje në det”, është shprehur studiuesi  për Abc News.

Studiuesi Krisafi theksoi se ndodhitë e të shkuarës, nga pakujdesia dhe papërgjegjshmëria u lëshua territor.

“Përvojat e hidhura e të kaluarës, ndër vite, ndodhi edhe në vitin 2009. Për pakujdesi, papërgjegjshmëri, u lëshua territor. Këtë e thonë specialistë të fushës. Pra u cedua 354.4 km katrorë. Dikush thotë që u shit deti. Nuk e themi dot këtë, Shqipëria në 2009 nuk mori asgjë në këmbim..Për këtë arsye është gjithë ky shqetësim i ligjshëm i njerëzve…,”nënëvizoi Krisafi.

“Ka një akt juridiko-ndërkombëtar që quhet Konventa e Montego Bay-t, e vitit 1982 për të drejtën e detit. Ajo që në fillim të dispozitave të saj, në nenin 3, ka sanksionuar të drejtën e çdo shteti që laget nga ujërat e deteve dhe oqeaneve që të vendosi gjerësinë e detit territorial. Që fillon nga një deri në 12 milje detare. Jo më shumë se 12 milje detare…” , tha studiuesi.

LEXO EDHE:  “Nuk i kërkoja dot lekë për kafe”/ Roza Lati tregon pse u nda nga ish i dashuri

“Nga pikëpamja formale, juridike, në bazë të atij nentit 3, të Konventës së Montego Bay-t qeveria greke, është në të drejtën e saj për ta bërë një gjë të tillë. Por, kjo duhet parë, në një kontekst të caktuar. Kjo bëhet atje ku përpara shteti ka hapësira të pafundme oqeanike, detare. Nuk ballafaqohet me shtete të tjerë. Nuk i ka as përballë e as në krahë. Në rastin tonë me Greqinë kjo nuk është aq e kollajtë për t’u bërë.”

Studiuesi, sugjeron se, duke marrë parasysh  situatën, dy palët e përfshira duhet të ndërmjetësohen nga një i tretë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Nuk do të ngrejmë asnjë herë komision fals”/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Ti i zgjedh listat me Niçen e Shijakut

Publikuar

-

Nga

Bardhi optimist nga Gjirokastra/ Opozita do të fitojë thellë në zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pse deklaratës që ky i fundit lëshoi për komisionin e përzgjedhje së kandidatëve. Përmes një postimi në rjetin social, Bardhi e akuzoi kryeministrin se është i frikësuar nga procesi zgjedhor ndaj dhe sipas tij merret me procesin e PD. Sekretari i përgjithshëm tha se në 25 prill shqiptarët do të votojnë listat e PD dhe jo sipas tij listat 3D të Ramës që do i përzgjedhë Niçja i Shijakut.

“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu. Rezultati i procesit 3D të Edi Ramës”, tha Bardhi. CNA.al/

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çuditë e drejtësisë/ Gjyqtari me kompani HEC-esh dhe shtëpi me paratë e vjehrrit

Publikuar

-

Nga

Çuditë e drejtësisë/ Gjyqtari me kompani HEC-esh dhe shtëpi me paratë e vjehrrit

Nuk kanë të mbaruar çuditë me njerëzit e drejtësisë. Përveç atyre që ka zbardhur Vettingu, të tjera “perla”, janë ende në skutat e drejtësisë.

Vetëm me pagën prokuorë dhe gjyqtarë, kanë shtuar pasurinë nga viti në vit.

Për më tepër nuk iu mungojnë patundshmëritë nga trashëgimia, siç thonë ata. Pasi vetëm me startimin e Vettingut kanë nxituar ti emërtojnë si trashëgimi, ndërsa financat që nuk arrijnë dot t’i justifikojnë i kanë etiketuar si dhurata nga familjarët.

Të tilla deklarata i gjejmë tek formularët e pasurisë të gjyqtarit të Shkallës së Parë në Tiranë, Kujtim Vraniçi. Ky i fundit më herët ka punuar si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, më pas inspector në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për të përfunduar në Gjykatën e Faktit, të Tiranës.

Para se të kalojmë tek detajet e pasurisë, kujtojmë se gjyqtari Vraniçi u përzgjodh në Maj 2019, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ai anëtar i trupës gjykuese në rastin e Izet Haxhisë.

Në lidhje me pasurinë, në deklaratën fillestare, gjyqtari Vraniçi, një Benz Mercedez që sipas tij kushton 7 milionë lekë dhe e ka blerë me paratë që i ka sjellë vëllai emigrant nga Anglia.

Në vitin 2006 ai e ka shtuar pasurinë duke blerë 2 500 m2 tokë në Mullet me vlerë 1 000 000 lekë.

Në vitin 2012 ai thotë se ka shitur këtë pronë me vlerë 1 200 000 lekë dhe ka blerë një apartament me sipërfaqe  67.5 m2 me vlerë 49 000 euro. Ai thotë se këtë pronë e ka blerë me të ardhurat e tokës dhe me 25 000 euro të marra hua nga vjehrri.

Mirëpo, përveçse në vitin 2014 kur e përmend se i detyrohet vjehrrit edhe 20 000 euro hua, në asnjë deklaratë tjetër nuk tregon se çfarë ka ndodhur me detyrimin. Madje tokën 2500 m2, që në 2012 deklaronte se e kishte shitur 1 200 000 lekë, në vitin 2014, deklaron se e ka shitur 1 500 000. Cila është e vërteta?

Pasi po në vitin 2014, ai deklaron se ka blerë një automjet Benz, me vlerë 7400 euro, blerë me kursime, ndërkohë i kishte borxh dhe vjehrrit 20 000 euro.

Nuk po ndalemi tek kursimet, po i marrim si të mirëqena, por në vitin 2018, bashkëshortja e gjyqtarit ka blerë 10 % të kuotave të shoqërisë “Mateo & CO” me vlerë 10 000 lekë.

Kompania në fjalë është përballur me protesta, pas dhënies së lejes për ndërtimin e një hidrocentrali në veri të vendit, me 16 Tetor 2017 nga Qeveria. Pra, një vit më përpara se të bëhej ortake në kompani, bashkëshortja e gjyqtarit Vraniçi.

Për me tepër po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyqtarit Kujtim Vraniçi.

Viti 2003

Autoveturë, Benz Mercedez me vlerë 7 milionë lekë. Blerë me paratë që i ka sjellë vëllai emigrant nga Anglia.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar, 0,78 milionlekë.

Viti 2004

Të ardhura nga puna e subektit deklarues në Gjykatën e Lartë, 1 058 262  lekë.

Viti 2005

Kursime, 500 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Gjykatën e Lartë, 1 057 269 lekë.

Shpërblim, 34 000 lekë.

Viti 2006

Blerë tokë bujqësore me sip 2 500 m2, në Mullet me vlerë 1 000 000 lekë.

Gjendje cash në banesë 300 000 lekë.

Tëardhura nga puna e subjektit deklarues si ndihmës ligjor nëGjykatën e Lartë, 1 135 200 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si përpunuese informacioni në zyrën e Avokatisë së Shtetit, 174 000 lekë.

Viti 2007

Tokë bujqësore me sip 2 500 m2, në Mullet me vlerë 1 000 000 lekë.

Gjendje cash në banesë, 500 000lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, 1 120 379  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste protokolli në zyrën e Avokatisë së Shtetit, 500 000 lekë.

Viti 2008

Shtuar gjendja cash, 600 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, 1 192 602 lekë.

LEXO EDHE:  Greqi – Turizëm me paragjykime!

LEXO EDHE:  Propozimi për ambasadoren e re në Athinë/ Bushati ashpërson tonet: Po shkelet ligji që kemi miratuar vetë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste protokolli në zyrën e Avokatisë së Shtetit, 600 000 lekë.

Viti 2009

Shtuar gjendja cash, 600 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, 1 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste protokolli në zyrën e Avokatisë së Shtetit, 600 000 lekë.

Viti 2010

Shtuar gjendja cash, 600 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, 1 187 983 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialist protokolli në zyrën e Avokatisë së Shtetit, 517 439 lekë.

Viti 2011

Hapur depozitë bankare në emër të vajzës, 450 000 lekë.

Hapur depozitë bankare në emër të vajzës, 450 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, 1 167 777 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste protokolli në zyrën e Avokatisë së Shtetit, 520 000 lekë.

Viti 2012

Shitur toka me sipërfaqe 2 300 m2, me vlerë 1 200 000 lekë.

Blerë apartamenti me sipërfaqe  67.5 m2 blerë me të ardhurat e tokës dhe marrë hua babait.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, 1 169 688 lekë.

Tëardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste protokolli në zyrën e Avokatisë së Shtetit, 520 000 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, 1 019 308  lekë.

Tëardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste protokolli në zyrën e Avokatisë së Shtetit, 400 000 lekë.

Viti 2014

Apartament me sipërfaqe  67.5 m2 blerë me të ardhurat e tokës dhe marrë hua babai. Vlera 49 000 euro.

Automjet Benz, me vlerë 7400 euro, blerë me kursime.

Depozitë bankare në emër të vajzës, 501 979 lekë.

Depozitë bankare në emër të vajzës, 501 979 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 112 041 lekë.

Tëardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste protokolli në zyrën e Avokatisë së Shtetit, 324 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e tokës 2500 m2, me vlerë, 1 500 000 lekë.

Hua e marrë nga vjehrri 25 000 euro. Pa shlyer 20 000 euro.

Viti 2015

Llogari rrjedhëse, 864 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 3 702 lekë.

Shtuar depozita bankare në emër të vajzës, 12 763 lekë.

Shtuar depozita bankare në emër të vajzës, 12 763 lekë.

Truall me sipërfaqe 46 m2, përfituar nga bashkëshortja si trashëgimi.

Truall me sipërfaqe 200 m2, nga e cila 125.30 m2 ndërtesë, përfituar nga bashkëshortja si trashëgimi.

Të ardhura nga puna si inspector i KLD, 1 497 530 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 611 561 lekë.

Viti 2016

Llogari rrjedhëse, 72 739 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 5 061 lekë.

Shtuardepozitabankarenëemërtëvajzës, 17 752  lekë.

Shtuar depozita bankare në emër të vajzës, 17 752  lekë.

Të ardhura nga puna si inspector i KLD, 1 411 128 lekë.

Të ardhura nga paga gjyqtar nëTiranë, 125 726 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 613 875 lekë.

Viti 2017

Llogari rrjedhëse, 14 223 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 187 918 lekë.

Shtuar depozita bankare në emër të vajzës, 8 202 lekë.

Shtuar depozita bankare në emër të vajzës, 8 202 lekë.

Të ardhura nga paga gjyqtar nëTiranë, 1 359 664 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 621 485 lekë.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse, 4 567 lekë.

Depozitëbankarenëemërtëvajzës, 7 061 lekë.

Depozitë bankare në emër të vajzës, pakësuar me 200 000 lekë.

Shitur pasuri e paluajtshme, magazinë, në Peshkopi me sipërfaqe 40 000. Kjo pasuri është përfituar si trashëgimi pas vdekjes së babait.

Të ardhura nga paga gjyqtar në Tiranë, 1 362 990lekë.

Llogaria rrjedhëse e bashkëshortes, pakësuar me 115 lekë.

Bashkëshortja ka blerë 10 % të kuotave të shoqërisë “Mateo & CO me vlerë 10 000 lekë.

Llogaria e bashkëshortes, 4 528 lekë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çështja e Arbitrazhit/ Meta shkresë Avokates së Popullit

Publikuar

-

Nga

“Ndal shpopullimit të Shqipërisë!”/ Meta ngre alarmin për largimin e të rinjve

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Avokates së Popullit, ku i ka kërkaur informacione mbi Arbitrazhin. Meta tha se nga ana e Avokaturës nuk ka pasur asnjë përgjigje, ndonëse sipas tij kanë kaluar plot 1 muaj e 15 ditë .

“Zonja Avokate e Përgjithshme e Shtetit,  Me shkresën me nr. prot. 2391, datë 13.07.2020, të Institucionit të Presidentit të Republikës,ju është kërkuarinformacion mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë. Asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e Avokaturës së Shtetit mbi këtë kërkesë. Janë bërë plot 3-muaj e 15 ditëpa asnjëpërgjigje! Me shkresën me nr. prot. 2391/1, datë14.09.2020, Ju është kërkuar për herë të dytë përcjellja e informacionittë kërkuar 3 muaj më parë, mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë. Në këtë shkresë të dytë ju ështëlënë një afat 4-ditë pune për ta përcjellë informacionin e kërkuar. Sot bëhet plot 1 muaj e 15-ditë, pa asnjëpërgjigje edhe për këtë shkresë të dytë”, thuhet në shkresën e Metës.

Presidenti ka parashtuar edhe çështjet për të cilat ka 3 muaj që po kërkon informacion nga ana e Avokatisë së Shtetit.

“Presidenti i Republikës,në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon dhe mbetet ende në pritje të të dhënave të kërkuara për 3 muaj rresht, informacion ky mbi:
– Numrin e çështjeve në proces pranëGjykatave tëArbitrazhit, ku Republika e Shqipërisëështë palë dhe të dhënat rreth tyre, përfshirë strukturën që ndjek këto çështje;- Nëse për çështjet në proces nëGjykatat e Arbitrazhit janë kontraktuar shërbime të përfaqësimit dhe të konsulencës, përfshirë të dhënat mbi mënyrën e përzgjedhjes, kontraktimit, shpenzimet dhe pagesat e kryera për to, apo në pritje për t`u kryer;
– Numrin e çështjeve të fituara nga shtetit Shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit;
– Numrin e çështjeve të humbura në Gjykatat e Arbitrazhit, me të dhëna mbi:
i. Efektin financiar (detyrimin) për shtetin shqiptar sipas vendimit;
ii. Shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit, përfshirë shpenzimet për kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit dhe të konsulencës, si dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktimit të tyre.
– Bazuar mbi çështjet e humbura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, a ka referuar Avokatura e Shtetit deri më tani çështjet në organet përkatëse për nxjerrjen e përgjegjësive individuale administrative, civile dhe/ose penale për dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të shtetit shqiptar, apo jo.
– Informacion të veçantë mbi lindjen dhe ecurinë e çështjes së Arbitrazhit ICSID nr. ARB/15/28 “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, duke përfshirë edhe kopje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, në gjuhën që është dhënë dhe përkthimin e tij zyrtar në gjuhën shqipe”, thuhet në shkresën e Metës.

LEXO EDHE:  Çantat plot me drogë drejt Greqisë/ Ja çfarë bënë trafikantët kur panë policët

LEXO EDHE:  GREQI/ Ikona e Krishtit, që ka nisur të qajë që kur Tsiprasi fitoi zgjedhjet

Presidenca kërkon kthimin e përgjigjes brenda datës 02.1.2020, në të kundërt Meta do të ndërmarrëtë gjitha hapat ligjorë për referimin e rastit të shpëdorimit të detyrës në organet ligjzbatuese, për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekjepër të mbuluar veprime tëtjera të dënueshme që kanë shkaktuar dëmetë konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar. CNA.al/

LEXO TE PLOTE