Connect with Us

“Koha është tani”/ Meta bën thirrjen e fortë: Zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi

Politikë

“Koha është tani”/ Meta bën thirrjen e fortë: Zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi

Publikuar

-

Meta i përgjigjet Ramës me video/ Reflekto se përndryshe do të kesh jo vetëm një President “të shkalluar” por…

Në Diten Ndërkombetare të Demokracisë, presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një thirrje të fortë qytetarëve shqiptarë, ku thekson se zgjidhja e problemeve nuk është largimi nga Atdheu.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa citon Abraham Lincoln, i cili e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”, Meta ngre pyetjen nëse regjimi I sotëm është “Demokracia” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?.

Po ashtu Meta thekson se zgjidhja është por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI!

“Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.

Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri?

A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane?

A është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?

LEXO EDHE:  “Paralajmërimi i fundit për këtë bandë”/ Meta nuk ndalet, thellohen përplasjet me mazhorancën

Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigjia e dhimbshme!

Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm zgjimi, bashkimi, reagimi, përballja dhe ndryshimi!

Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Ëiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”.

KOHA PËR TË MBROJTUR DEMOKRACINË ËSHTË TANI!”-shkruan Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Protesta kundër maskës/ Goxhaj: Vendimi i qeverisë është vrasje, këtu merr fund…

Publikuar

-

Nga

Protesta kundër maskës/ Goxhaj: Vendimi i qeverisë është vrasje, këtu merr fund…

Protesta e mbrëmjes së sotme në Tiranë kundër vendosjes së maskave është shoqëruar me përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Avokati Altin Goxhaj që kishte dalë në mbështetjeve të qytetarëve që kundërshtojnë mbajtjen e maskës, e cilësoi këtë vendim të qeverisë si vrasje.

Sipas tij, mbajtja e detyrueshme e maskave edhe në rrugë është faza e fundit e axhendës për shpopullimin e shqiptarëve.

LEXO EDHE:  “Paralajmërimi i fundit për këtë bandë”/ Meta nuk ndalet, thellohen përplasjet me mazhorancën

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi i rikthehet dashurisë: Meta nuk është xhentil

“Kjo është vrasje, kjo është vdekje. Kjo është faza e fundit e axhendës për shpopullimin e shqiptarëve. Kjo tani është ndarja, këtu merr fund. Maskat janë hapi i parë për të demonstruar nënshtrimin. Koncepti është që ajo maskë është fillimi, vazhdimi është ky”, u shpreh avokati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet Rama-Meta/ Mustafaj: Presidenti ka të drejtë në shumicën e gjërave, mes tij dhe Bashës s’ka rivalitet

Publikuar

-

Nga

Përplasjet Rama-Meta/ Mustafaj: Presidenti ka të drejtë në shumicën e gjërave, mes tij dhe Bashës s’ka rivalitet

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka folur për përplasjet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Mustafaj i dha të drejtë Metës, ndërsa pretendon se Presidenca është i vetmi institucion që nuk është kapur nga mazhoranca.

Sipas tij, Kreu i Shtetit ka lartësinë e duhur për të parë defektet që ka Reforma në Drejtësi.

“Presidenti Meta në shumicën e gjërave ka të drejtë dhe ka mbetur i vetmi institucion që nuk është marrë nga maxhoranca. Meta, me ato pak kompetenca që ka, ai po përpiqet të mbrojë Kushtetutën. Shpesh herë presidenti flet me emocion të tepruar, por në thelb tregon një problem të madh në sistemin tonë.

LEXO EDHE:  Rama refuzoi takimin/ Meta e pret në zyrë prej orës 05:00

LEXO EDHE:  “Paralajmërimi i fundit për këtë bandë”/ Meta nuk ndalet, thellohen përplasjet me mazhorancën

Kryeministri tregohet i pasjellshëm me kryetarin e shtetit, shmanget nga argumentet, duke përdorur sharje. Sidoqoftë kjo gjuhë nuk është gjë e mirë, nga të dyja palët. Kryeministri ynë është politikan i konfliktit. Rama ka prirjen që të mos zgjidhë gjërat në mënyrë institucionale. Mes Metës dhe Bashës nuk ka rivalitet. Presidenti ka lartësinë e duhur për të parë defektet që ka reforma në drejtësi. Kjo sepse ai ka informacion më të zgjeruar për të bërë një analizë”, u shpreh Mustafaj në News 24./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Petrit Vasili del kundër Metës/ Pranoni që keni gabuar

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili del kundër Metës/ Pranoni që keni gabuar

Nënkryetari i LSI-së ka dalë sot kundër presidentit Ilir Meta, lidhur me dhënien e nënshtetësive.

Vasili ka bërë një replikë për Tedi Blushin, duke kritikuar kështu indirekt presidentin Meta, i cili është njëkohësisht themeluesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Numri 2 i LSI-së i kërkon Tedi Blushit që të pranojnë se kanë gabuar duke i dhënë shtetësinë shqiptare shkrimtarit dhe analistit Kim Mehmeti.

“Replikë e detyruar me Tedi Blushin!

Tedi pranoni që keni gabuar!

Nuk forcohet siguria kombëtare duke i dhënë shtetësinë Kim Mehmetit, që lufton me penë, me fjalë dhe me shembullin e tij për ruajtjen e kufijve të Kosovës dhe të integritetit të shqiptarisë, sepse siguria kombëtare forcohet e çimentohet vetëm siç bën Batoni, që i shet e copëton brenda natës kufijtë e Kosovës e ç’ti dalë përpara.

LEXO EDHE:  Basha zbulon prapaskenat/Ja pse e kanë nxjerrë Presidentin në shitje si viç

LEXO EDHE:  Meta: Bashkinë e Tiranës e fitojmë me diferencë të thellë votash

Tedi, familjaret e dëshmorëve të UÇK janë vërtet një rrezik real për sigurinë kombëtare, sepse janë mësuar të japin edhe jetën e të derdhin edhe gjakun për kufijtë e Kosovës dhe për dashurinë ndaj Shqipërisë, ndërkaq siguria kombëtare rritet e konsolidohet vetëm siç bën Batoni, që ja zhduk kufijtë Kosovës dhe i bën kryeqytet Beogradin shqiptarëve kudo që janë.

Ndaj i dashur Tedi pranoni që keni gabuar duke besuar tek Kim Mehmeti dhe familjarët e dëshmorëve të UÇK, sepse nuk na duhen patriotë si këta, por na duhen “luftëtarë dhe patriotë” si Batoni, që “lodhen” duke e shitur Kosovën e Shqipërinë dhe nuk lodhen që t’i mbrojnë”, shkruan Vasili në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE