LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Klodiana Lala zbulon të shkuarën kriminale të shënjestrës së atentatit/ Prend Gjini mund të ketë qenë ekzekutori i Kastriot Reçit

15 Shtator 2020, 20:31, Kronika CNA
Klodiana Lala zbulon të shkuarën kriminale të

?Ngjarja e sotme nuk i ka rrënjët në vitin 2019, por në 2017 kur u vra kreu i OSHEE, Roland Saliu?.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme gazetarja Klodiana Lala, teksa po fliste për atentatin e mbrëmjes së sotme ku kanë mbetur të plagosur Prend Gjini dhe dy kalimtarë të rastësishëm.

Lala tha në emisionin ?Real Story? se vrasja e sotme ka pasur një mesazh, ndërsa tha se Prend Gjini mund të ketë qenë ekzekutori i Kastriot Reçit.

“Ngjarja nuk i ka rrënjët në vitin 2019, por në 2017 kur u vra kreu i OSHEE, Roland Saliu. Këtu filluan dhe përplasjet mes familjeve Reçi-Gjini. Janë vrasje që japim mesazhe. Duke goditur njeri-tjetrin, grupi e ka rrugën e hapur për të zhvilluar trafikun e drogës.

Pista kryesore që ka ngritur Prokuroria e Tiranës është vrasja e Kastriot Reçit, i cili u vra me snajper në Rrëshen. Dyshohet se Prend Gjini, shënjestra e sotme mund të ketë qenë ekzekutori i Kastriot Reçit, edhe pse nuk ka prova ndaj tij. Prend Gjini është hetuar si një nga personat kryesorë që kanë pasur lidhje me ngjarjen e Rrëshenit”, tha Lala./ CNA.al

Lajmet e fundit nga