Connect with Us

“Jemi fajtorë”/Jani Kaçi: Nuk thamë të vërtetën, ja ç’duhet të bëjë Skënderbeu

Sport

“Jemi fajtorë”/Jani Kaçi: Nuk thamë të vërtetën, ja ç’duhet të bëjë Skënderbeu

Publikuar

-

Jani Kaçi ndihet shumë keq kur shikon se çfarë po ndodh me Skënderbeun. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai deklaron ndër të tjera se në këtë situatë nuk janë fajtorë vetëm ata që drejtojnë klubin prej vitesh. Legjenda e portës korçare është kundër idesë për ndryshimin e emrit të klubit, ndërsa bën një thirrje të ndjerë.

Profesor Kaçi, si e shikoni situatën ku ndodhet Skënderbeu pas lënies në fuqi të dënimit nga UEFA dhe a mendoni se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë që ndodhi?

Unë nuk dua të merrem me ata që kanë përgjegjësitë, duke bërë në këtë mënyrë avokatin apo gjyqtarin e tyre, por në këto momente i bëj thirrje edhe vetes sime dhe të gjithë atyre që kanë ndjenjë qytetare, por edhe profesionale, që të jenë të gatshëm për ta ndihmuar këtë Skënderbe. Të jemi të gatshëm ta nxjerrim nga ky kaos që e ka përfshirë. Me apo pa të drejtë, këtë nuk mundem ta them, veçse unë personalisht dua t’i gjendem Skënderbeut dhe Korçës. T’i gjendem edhe presidentit Takaj, që në këtë moment të vështirë e kanë lënë vetëm.

Pse mendoni se e kanë lënë vetëm?

Të gjithë së bashku duhet t’i zgjidhim problemet e Skënderbeut, jo vetëm ai. Kjo, pasi të gjithë jemi fajtorë.

Pse ndiheni fajtorë?

Jemi fajtorë, sepse nuk kemi thënë të vërtetën. Në të kundërt nuk do të kishim arritur këtu, kështu që na del për detyrë që të gjithë ta ndihmojmë Skënderbeun.

Sipas jush, cila do të ishte zgjidhja më e mirë?

Zgjidhja më e mirë për momentin është organizimi me njerëz që kanë ndjenjë dhe profesionalizëm, jo militantizëm. Është diskutuar gjatë për ndryshimin e emrit të klubit dhe për ta nisur gjithçka nga e para.

Si ju duket kjo ide?

Unë kam qenë dhe jam me mendimin që Skënderbeu është dhe do të mbetet i tillë nga viti 1909. Vitin e kaluar ishte 120-vjetori i klubit, paçka se u harrua. U harruan brezat e të rinjve korçarë që kontribuuan në ngritjen e Skënderbeut. Prandaj, unë them që klubi duhet të mbajë atë emër dhe të vazhdojë, sepse ka një histori 120- vjeçare. Mendoj se kjo është një histori e lavdishme. Një gjë të tillë ia kam thënë edhe presidentit Takaj, pra nuk është e udhës që të bëjmë ndryshim emri. Edhe ai vetë ka qenë i këtij mendimi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Video/ Asist fantastik i Shaqirit, Liverpool shënon me përmbysje

Publikuar

-

Nga

Diogo Jota është sërish heroi i Liverpoolit. Skuadra e Klopp triumfoi 2-1 me përmbysje në transfertën ndaj West Ham. “The Reds” u befasuan që në start, teksa në minutën e 10-të, miqtë arritën që të gjejnë rrugën e rrjetë me Fornals, që shfrytëzon më së miri një top në hyrje të zonës.

3 minuta nga fundi i fraksionit të parë, Salah fitoi një penallti që do ta kthente po vetë në gol. Më pas në pjesën e dytë protagonist si gjithmonë bëhet Diogo Jota, i cili shënon dy herë, por në njërin rast goli i anulohet nga arbitri.

Një ndeshje shumë e mirë edhe për Shaqirin, i cili shërbeu asistin për golin e dytë. Liverpooli mban kryesimin me 16 pikë, 3 më shumë se Everton.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Tjetër hap fals i Interit, Perisiç i dhuron një pikë në frymën e fundit

Publikuar

-

Nga

Interi nuk di të fitojë pa Lukakun. Zikaltrit nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim 2-2, të cilën në fakt e siguruan vetëm në kohën shtesë.

Pas një pjese të parë pa gola dhe me raste të pakta për shënim, fillimi i së dytës do të sillte shumë emocione. Vetëm pak sekonda kishin kaluar kur Gervinho e dërgoi topin në rrjetë me një goditje fantastike në zonë.

Parma mbrohet mjaft mirë dhe kundërsulmon me shpejtësi. Në minutën e 62-të, Inglese shërben për Gervinhon, i cili mposhtë për herë të dytë portierin Handanovic.

Reagimi i zikaltërve është i shpejt, teksa vetëm dy minuta më pas Brozovic shënoi pas një goditje me të majtën në hyrje të zonës. Në minutat e fundit presioni i skuadrës së Contes është i madh, por ekipi i Liveranit u mbrojt mjaft mirë deri në minutën e 92-të. Pas një goditje dënimi të Kolarov, Perisic është në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë.

FT| INTER-PARMA 2-2
Brozoviç 64′, Perisiç 90’+2/ Zhervinjo 46′, 62′ 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Atalanta u rikthye te fitorja, shikoni me çfarë note u vlerësua Gjimshiti

Publikuar

-

Nga

Atalanta u rikthye ditën e sotme te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Skuadra zikaltër e drejtuar nga Gasperini fitoi në transfertë 1-2 ndaj Crotones.

Në këtë ndeshje titullar ishte si zakonisht Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe është vlerësuar me nota maksimale pas sfidës.

Tuttomercato: Gjimshiti 6: Në pjesën e parë është i pakalueshëm, ndërsa në pjesën e dytë vuan pak sulmet e Crotones pasi nuk ndihmohet nga mbrojtësi anësor.

Calciomerkato: Gjimshiti 6: Paraqitja e tij është e mjaftueshme. Vuan disi sulmet e Crotones, por nuk e humb toruan dhe mbyll mjaft mirë aksionet kur është në vështirësi.

LEXO TE PLOTE