LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputetja e PS-së ‘masakron’ Shahinin/ Nuk të pranuan për lëpirjen tënde, mos u fsheh pas ‘racizmit

15 Shtator 2020, 17:52, Politikë CNA
Ish-deputetja e PS-së ‘masakron’ Shahinin/ Nuk të pranuan

Ish-deputetja e PS-së, Edlira Haxhiymeri ka sulmuar ashpër Besa Shahinin, pas largimit nga Ministria e Arsimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet  se Besa Shahini duhet të kishte ikur më herët.

Sipas saj, Kosova dhe Shqipëria kanë mijëra djem dhe vajza me të aftë sesa Shahini, të cilët do të kishin shkëlqyer në krye të arsimit.

Reagimi i plotë i Edlira Haxhiymerit:

Ike. Të shkarkuan. Në një ditë të shënuar. Po ti e kapërdive me kafen zeher.
Po nuk na the si erdhe? Kush të pruri? Çfarë meritash kishe në fushën e arsimit? Sa e njihje mjedisin shqiptar? Po arsimin? Kishe ekspertizë në ndonjë prej niveleve të arsimit? Çfarë edukimi kishe ti vetë? Çfarë te bênte ty më te zonjën se qindra vajza dhe djem të Shqipërisë dhe të Kosovës që shkelqejnë nëpër botë e nuk ju hap kush rrugën në atdhe? Cfarê kontributi pate në politikën shqiptare qê të meritoje drejtimin e arsimit?
Ike. Bëre mirë që ike. Të kishe ikur edhe më psrë.
Le vetëm gjurmë negative në ?mbretërimin? tênd.
Do kujtohesh për mashtrimin me ?paktin për univesitetin? që mbeti vetëm në letêr.
Do kujtohesh si ministrja që solli dhe mbrojti modelin e testit të Turit.
Do kujtohesh si ministrja e masakrês zgjedhore ne universitete.
Nuk mund të ikje edhe pa thagmën e fundit: formularin për të miturit.
Ik.
Po ti nuk mund te ikje pa lëshuar helmin e akrepit që ke në bark!
Nuk të pranuam pêr gegnishten tênde!!!!
Jo jo, mos u fsheh pas helmit të ?racizmit kombëtar?. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinê dhe lëpirjen tënde! Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe.
Sa për gegnishten, ktheja mbrapsht ustait që ta ka mësuar, nëse nuk është ndjesia jote.
Shqipëria e Kosova janë një. Gegnishtja dhe toskënishtja rrinë mirë pranë e pranë. Na bëjnê më të pasur e krenar ashtu sikurse dhe gjuha standarte.
Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Mit?hat Frashêri, Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Arbêr Xhaferri e shumë tjerë na kanë mësuar këtë.
Ik. Të qoftë rruga e mbarë!

Lajmet e fundit nga