Connect with Us

Greqia vendos të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri në 30 shtator

Aktualitet

Greqia vendos të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri në 30 shtator

Publikuar

-

Greqia vendos të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri në 30 shtator

Greqia ka lënë në fuqi vendimin, në të cilin deri në datën 30 shtator, nuk lejohen të hyjnë turistët nga Shqipëria.

Në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, do të lejohen përkatësisht 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.

Shtetasit që lejohen të kalojnë janë vetem ato grek,shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi.

Të gjithë personat që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit, dhe test negativ për Covid 19 jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi.

LEXO EDHE:  I dënuar me 25 vite burg/ Ekstradohet nga Greqia 53-vjeçari

Qeveria greke ka deklaruar se ka në plan te shtrëngojë masat edhe brenda vendit, pas rritjes së rasteve të infektuara me koronavirus.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ardi Veliu inspektin në zonën e ish-Bllokut/ Policia në terren për të mos lejuar festime për Halloween

Publikuar

-

Nga

Gjatë mbrëmjes se djeshme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i shoqëruar nga drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, inspektoi disa zona të kryëqytetit ,për te parë nga afër zbatimin e masave Anti-covid dhe punën e Policisë. Përmes një njoftimi Policia bën me dije se nuk do të lejohet asnjë llojë festimi dhe grumbullimi për festën e Halloween-it.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e djeshme inspektoi shërbimet e Policisë së kryeqytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave dhe punën që po bën Policia në këtë drejtim.

Drejtor Veliu gjatë inspektimit në “Ish-Bllok” dhe zona të tjera të Tiranës, u ka kërkuar drejtuesve të DVP Tiranë, masa më të shtuara në fundjavë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.  Nisur nga shtimi i rasteve, Drejtor Veliu ka theksuar gjatë komunikimeve me punonjësit e Policisë në terren se duhet një impenjim më i madh i Policisë në fundjavë, duhet të ushtrohen kontrolle të herëpashershme në lokale dhe kontrolle të pandërprera në sheshe, bulevarde, parqe e në çdo ambient publik dhe duhet ndëshkuar me gjobë cilindo që nuk respekton masat dhe protokollet e sigurisë. Duke marrë parasysh festën e Halloween-it, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar të gjitha strukturat në të gjitha qarqet që të marrin masa për të mos lejuar organizime e festime, pasi janë burim potencial për të përhapur virusin COVID-19”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë që Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe 2, si dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë vendosur 85 masa me vlerën 3.000 lekë secila për të rinjtë që qarkullonin pa respektuar distancimin social dhe pa vendosur maskë.

LEXO EDHE:  “Shkundet” qeveria/ Rama paralajmëron furtunë në radhët e ministrave

LEXO EDHE:  Ishte liruar me leje nga burgu / Arratiset shqiptari i akuzuar për vrasje

Ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vendosën 3 gjoba me vlerë 1.000.000 lekë secila, për tre administratorë të lokaleve që gjatë kontrolleve pas orës 20:00, shërbimet e Policisë i kanë konstatuar me muzikë dhe pa respektuar protokollet e sigurisë.

Policia e Shtetit apelon për respektim të masave anticovid dhe u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët e tyre të grumbullohen në festime në lokale, në kundërshtim me këto masa.

Njëkohësisht, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19. CNA.al/

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama thirrje qytetarëve/ Pash i madhi zot mos dëgjoni Monikën, mbani maska se nuk e përballojmë me shtretër

Publikuar

-

Nga

Rama thirrje qytetarëve/ Pash i madhi zot mos dëgjoni Monikën, mbani maska se nuk e përballojmë me shtretër

Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët, pak minuta më parë dhe ka thumbuar kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin.

Rama tha se qytetarët nuk duhet të dëgjojnë Kryemadhin, por duhet të mbajnë maska dhe të kujdesen për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Kreu i qeverisë theksoi se nëse shifrat bëhen marramendëse, sistemi shëndetësor nuk do mund ta opërballojë situatën me shtretër.

Pash i madhi zot mos dëgjoni Monikën që thotë shkoni nëpër kisha dhe xhamia se nuk ju le perëndia të infektoheni.

Mbani maskën se nuk ka rrugë tjetër se problem kryesor me këtë mallkim është se nëse numrat bëhen marramendës, nuk ma më shtretër, se unë nuk dua ta mbyllim prap, prandaj ju lutem shumë të gjithëve, respektoni rregullat, vendosni maskën. Dhe kini shumë besim se më të mirë se ne nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë dhe unë mendoje se deri në 2029-ën nuk do të ketë”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Iliri i ka lëshuar pëllumbat, është kthyer në lolo”/ Rama i përgjigjet ashpër Metës

Publikuar

-

Nga

A do rikthehemi sërish në karantinë?/ Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër prersidentit Ilir Meta, pas akuzave që ky i fundit lëshoi dje nga emisioni “Zonë e Lirë”, ku e akuzoi shefin e qeverisë si qen bir qeni dhe këlysh blloku. Kryeministri nga Kukësi ku po merr pjesë në aktivitetin “Deputeti që duam” e ka akuzuar presidentin Meta se është kthyer në një lolo të opozitës dhe se sipas tij ai u zgjodh president me votat e LSI.

“Ilir Meta, bashkë me Monikën. Çfarë do Ilir Meta? Ai s’po e thotë dot. Çfarë kërkon dot akoma nga Shqipëria dhe shqiptarët, që nuk rri dot rehat dhe nuk rri dot pa nxitur sherr. Kur zihen dy vetë, fiton një i tretë, dhe kjo është dhe viza e Ilir Metës, fut në sherr dy, që të dalë i treti. E bënë shqiptarët kryeministër 30 vjeç, e bënë kryetar parlamenti 40 vjeç, e bënë dhe president 50 vjeç. Të gjithë kemi dhënë votën për të, por ne nuk mund ta linim vendin pa president, ashtu siç nuk mund të gjenim dikë tjetër dhe donim t’ia linim presidentin opozitës. Unë e kisha shumë të qartë se kush ishte roli i Ilir Metës edhe te çadra, që hidh gurin e fshih dorën. Fakti që Ilir meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë lolo në të shkuarën. Njerëzit edhe rrjedhin, edhe lajthisin, edhe i lëshojnë pëllumbat, kur thonë, nuk mund të parashikohet kjo. Por çfarë do Ilir Meta më? Për cilën arsye duhet votuar. Është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen, se mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm”, tha Rama.

Kryeministri e akuzoi më tej Metën se shfaqet i dehur në daljet publike dhe se sipas tij nuk kontrollon dot veten.

LEXO EDHE:  “Nuk kthehemi mbrapsht”/ Qytetarët të irrituar pas mbylljes së traut: Tamponet të na i bëjnë këtu

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve/ Greqia shtyn sërish hapjen e kufirit me Shqipërinë

“Shfaqen në ekrane si të dehur që shfaqen në derën e klublit dhe nuk kontrollojnë dot më zorrët e barkut”, tha Rama. CNA.al/

LEXO TE PLOTE