Connect with Us

Foto-Video/ Prend Gjini i gjakosur brenda në makinë, momenti pas shpërthimit të eksplozivit

Kronika

Foto-Video/ Prend Gjini i gjakosur brenda në makinë, momenti pas shpërthimit të eksplozivit

Publikuar

-

Atentati në Tiranë/ Preng Gjini ndërroi makinën 10 minuta para ngjarjes, ia mori nipit

Zona e Vasil Shantos u trondit mbrëmjen e sotme nga shpërthimi i një makine.

CNA.al ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes vetëm pak momente pas shpërthimit. Në foto shihet qartë shoferi i makinës dhe shënjestra e dyshuar e atentatit Prend Gjini, i cili është gjakosur nga shpërthimi.

Aktualisht Gjini ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës, ndërsa menjëherë pas mbërritjes iu nënshtrua një operacioni.

Nga informacionet paraprake, raportohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe dy kalimtarë të rastit.

Bëhet fjalë për shtetasin Italian Silvano Barbadoni dhe për një djalë 14-vjeçar. I mitur është duke marrë mjekim në spitalin e Traumës, ndërsa shtetasi italian ka marrë lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Shpërthimi që tronditi Vlorën/ Zbardhen pistat ku po heton Policia

Policia po heton në disa pista, ndërsa më kryesorja është ajo e hakmarrjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kandidatët e PD-së/ Komisioni heq edhe Flamur Nokën dhe …

Publikuar

-

Nga

Kandidatët e PD-së/ Komisioni heq edhe Flamur Nokën dhe ...

Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e fundit e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD-së, ku janë dorëzuar 316 emra në kryesi.

CNA.al ka mësuar se ka patur vendime të forta duke hequr nga lista rreth 80 emra.

Më herët raportuam heqjen e emrit të ish deputetëve Ervin Salianji, Endri Hasa, dhe Gerti Bogdani.

Ndërkohë që mësohet se nga Komisioni janë hequr dhe dy emra të tjerë, Aldo Bumçi e Flamur Noka.

Emrat i ka hequr komisioni por Basha,ka kërkuar që të mbetet kofidente gjithçka. Kjo për shkak të ndërhyrjeve të forta që mund të vijnë, por dhe mundësisë që ti rikthejë kryesia e PD-së si kandidatë./CNA.al

Ekskluzive – Kandidatet/ Komisioni Ruli bën boom, heq Salianjin dhe ….

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjobat për mos vendosjen e maskës/ Policia bën “kërdinë”

Publikuar

-

Nga

Gjobat për mos vendosjen e maskës/ Policia bën “kërdinë”

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka vënë 810 gjoba për qytetarët që janë konstatuar pa maska mbrojtëse, kundër përhapjes së Covid-19.

Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

“Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. 

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 645 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 165 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë deklaruan autorët

Publikuar

-

Nga

Kazani zien në mbrojtje të krimit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima, mbrëmjen e 15 tetorit në Tiranë.

Sipas Abc News katër të arrestuarit për vrasjen e mbetur në tentativë të biznesmenit Andon Dhima nuk e kanë pranuar përfshirjen në ngjarje edhe pse prokuroria e ka të dokumentuar me prova filmike.

Nga ana tjetër, sipas burimeve nga grupi hetimor janë me dhjetra orë pamje të kamerva të sigurisë që janë sekuestruar dhe nga kqyrja e të cilave do të përcaktohet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit.


Po ashtu kujtojmë këtu se disa ditë më parë, gazetari Artan Hoxha nga studio e Abcneës, u shpreh se biznesmeni Dhima, në deklaratën e tij ka theksuar se I vetmi person me të cilin ka pasur konflikt është Ben Blushi.

Kujtojmë këtu se biznesmeni A.DH. prej disa muaj është në një konflikt të hapur me ish-politikanin dhe drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Shpërthen në ajër helikopteri, humbin jetën tre persona

LEXO EDHE:  Kujtim Gjuzi ngacmon në emision Klodiana Shalën/ Po të isha unë ministër, ti do lëvizje me shofer privat

Një letër e gjatë drejtuar ambasadës së SHBA-ve ka zbuluar prona të përfituara nga Blushi dhe familjarët e tij, disa prej tyre shitur me vlera qesharake. Gjithashtu Ben Blushi, është akuzuar se nuk ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por dhe ka marrë 100 mijë euro në emër të vëllait të tij, pa folur për pjesë pasurie miliona dollarë të një pallati ndërtuar në kryeqytet i cili është vendosur në emër të ish-vjehrit të Ben Blushit./CNA.al

Kallëzimi nga biznesmeni Andon Dhima/ Prokuroria nis hetimet për Ben Blushin

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas “bombën” për Ben Blushin

LEXO TE PLOTE