Connect with Us

“Familja Gjini ka pasur edhe të tjerë të vrarë”/ Lala: Atentati i ngjashëm me atë ndaj gjyqtarit Konomi

Kronika

“Familja Gjini ka pasur edhe të tjerë të vrarë”/ Lala: Atentati i ngjashëm me atë ndaj gjyqtarit Konomi

Publikuar

-

“Jam invalid, kam punuar marangoz në Laç”/ Lala zbardh deklaratën e njeriut të “Ndragheta-s”

Gazetarja Klodiana Lala e ka krahasuar atentatin e mbrëmjes së sotme në Tiranë me atë të gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Lala tregoi se sapo mësoi për shpërthimin e eksplozivit në makinën e Prend Gjinit, i erdhi ndër mend atentati ndaj gjyqtarit.

Sipas saj, atentatorët kanë dhënë një mesazh të qartë me kohën dhe vendin ku ndodhi shpërthimi.

“Në momentin e parë ishte e paqartë. Kemi siguruar pamjet nga momenti i parë të personit. Ngjarja që më shkoi që në momentin e parë ishte ajo e Skerdilajd Konomit, koha dhe vendi ku është gjetur, pra po jepej një mesazh i qartë.

LEXO EDHE:  Karolina/Publikohet video e vrasjes, arrestohet polici

Krimi i organizuar nuk pyet nëse vret dhe kalimtarë, do të arrijë qëllimet. Familja Gjini ka pasur edhe të tjerë të vrarë. Ky është vëllai i Armando Gjinit që është ekzekutuar me kallashnikov para Katedrales në Rrëshen, para familjes së tij.

Bëhet fjalë për një përplasje të fortë të fiseve në Rrëshen. Vëllai i tij ka qenë pjesë e grupit kriminal të Met Kananit”, tha Lala në emisonin “Real Story”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen në flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Shpërthen në flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit/ Dyshimet e para

Një makinë ka shpërthyer ditën e sotme në flakë pranë pallatit të sportit “Ramazan Nalja” në Durrës.

Raportohet se makina është në pronësi të Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani.

Nga informacionet paraprake, raportohet se makina ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit, ndërsa fatmirësisht vëllai i Nishanit nuk ka marrë dëmtime, pasi ka dalë në kohë nga makina.

LEXO EDHE:  Tragjike në Kosovë/ Babai vret njërin fëmijë, plagos tjetrin

LEXO EDHE:  Këtu është një i vrarë/Telefonata që alarmon policinë, çfarë gjeti në magazinë

Dyshohet se shkak i shpërthimit të ketë qenë një defekt me impiantin e gazit. Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën dhe për të zbuluar shkaqet e plota të shpërthimit të makinës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ushtronte lojëra fati në lokalin e tij/ Arrestohet 45 vjeçari në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Ushtronte lojëra fati në lokalin e tij/ Arrestohet 45 vjeçari në Shkodër

Policia ka arrestuar në flagrancë një person për që ushtronte lojëra fati në Shkodër.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.P., 45 vjeç, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan në ambientet e lokalit në pronësi të tij, një sasi birre në shishe pa pullë fiskale, një tavoline pokeri, dy pako letra bixhozi dhe një pako çipsa për lojë pokeri.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë edhe shtetasin J. P., 37 vjeç, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara“, pasi kishte në pronësi tavolinën e pokerit që u gjet në lokalin e 45-vjeçarit.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Arben Frashërit/ Revoltohet Klodiana Lala: Turp t’iu vijë

LEXO EDHE:  Karolina/Publikohet video e vrasjes, arrestohet polici

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

Publikuar

-

Nga

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali në fshatin Vrakë të Shkodrës janë konfliktuar dy persona, por sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Mësohet se i riu me iniciale K.K., 20 vjeç, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin J. P., 37 vjeç, banues në Shkodër, duke e qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë, por pa i shkaktuar dëmtime trupore.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën.

LEXO EDHE:  Tragjike në Kosovë/ Babai vret njërin fëmijë, plagos tjetrin

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Arben Frashërit/ Revoltohet Klodiana Lala: Turp t’iu vijë

20-vjeçari, sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është kapur gjatë ndjekjes. Shërbimet e Policisë bënë të mundur edhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë me silenciator, të cilën autori e hodhi në rrugë gjatë ndjekjes së Policisë, si dhe automjetin me të cilin ai tentoi të largohej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE