Connect with Us

E kërkoi me ngulm Kuman, Barcelona arrin marrëveshjen me lojtarin holandez

La Liga

E kërkoi me ngulm Kuman, Barcelona arrin marrëveshjen me lojtarin holandez

Publikuar

-

Memfis Depaj do të jetë lojtari i ri i Barcelonës. Në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi, teksa marrëveshja mes klubit spanjoll dhe Lionit që zotëron kartonin e lojtarit është arritur.

 

Gazeta e madhe holandeze, “De Telegraaf” shkruan se Barvelona ka arritur marrëveshjen për transferimin e Depajit për shifrën e 25 milionë eurove. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.

Kujtojmë se sulmuesi holandez është një dëshirë e madhe e trajnerit të katalanasve, Rnald Kuman, i cili i kishte kërkuar drejtuesve të bënin të pamundurën për ta afruar dhe tani gjithçka duket se është mbyllur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Surprizon La Liga, Barcelona-Real Madrid luhet në një orar të çuditshëm

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, La Liga ka përcaktuar datën dhe orën e zhvillimit të “El Classicos” të parë për këtë sezon.

 

Takimi i shumëpritur, mes 2 gjigantëve të futbollit botëror do të zhvillohet në “Camp Nou”, më 24 tetor (e shtunë), ora 16:00. Një orar disi i pazakontë ky për një ndeshje spektakolare si Barcelona-Real Madrid, që mund t’i zbejë disi magjinë kësaj sfide.

Real Madrid luan kundër Kadizit në La Liga më 17 tetor, para sfidës së parë në Ligën e Kampionëve përballë Shaktar Donetskut 21 tetor.

Barcelona, në anën tjetër, udhëton në Madrid për t’u ndeshur me Getafen më 17 tetor, para se të jetë mysafire në Hungari përballë Ferencvaroshit të Myrto Uzunit. Kjo sfidë zhvillohet më 20 tetor.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E bujshme/ Juventusi përgatitet të transferojë Serxhio Ramosin, ja prapaskenat e bujshme

Publikuar

-

Nga

Serxhio Ramos padyshim është një nga lojtarët më të mirë te Reali i Madridit, i cili përveç mbrojtësit i ka dhënë ekipit edhe shumë pikë me golat e shënuar.

Megjithatë ky mund të jetë sezoni i fundit i mbrojtësit te madrilenët. Sipas asaj që raporton “El Chiringuito”, Perez ende nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës kapitenit, të cilit i skadon në fund të sezonit. Në këtë situatë ka filluar të lëvizë Juventusi, që dëshiron ta afrojë në ekip.

Kampionët e Italisë janë të gatshëm të plotësojnë të gjitha kërkesat e lojtarit, për ta marrë atë në të njëjtin ekip me Ronaldon, për të synuar fitimin e Ligës së Kampioneve.

Bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë një pagë prej 11.7 milionë eurosh në sezon, për ta marrë falas në verë, ose të paguajnë një çmim jo shumë të madh për ta marrë në janar. PSG-ja gjithashtu është gati ta afrojë mbrojtësin spanjoll në ekip.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Spanja kundër UEFA-s: Nuk i kthejmë tifozët në stadiume

Publikuar

-

Nga

UEFA është duke u konsultuar me 59 federatat e saj për mundësinë e hapjes së dyerve të stadiumit për tifozët në kompeticionet europiane, por Spanja është kundër kategorikisht dhe përmes ministrisë së Sportit i ka kthyer përgjigje UEFA-s, duke i thënë qartazi presidentit Ceferin se ata e përjashtojnë prezencën e tifozëve në stadiumet e vendit të paktën deri në vitin 2021.

Dhe një gjë e tillë për qeverinë e Madridit është e panegociueshme për këtë vit. Spanja është një nga vendet që Koronavirusi goditi më shumë në valën e tij të parë së bashku me Italinë dhe ata nuk kanë ndërmend që t’i bashkohen vendeve që do pranojnë të rikthejnë tifozët në stadiume me një kapacitet deri në 30

LEXO TE PLOTE