Connect with Us

Duka i përgjigjet Safet Gjicit: Nuk është president i Kukësit, na përdorin partitë politike

Sport

Duka i përgjigjet Safet Gjicit: Nuk është president i Kukësit, na përdorin partitë politike

Publikuar

-

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i është përgjigjur deklaratave të Safet Gjicit se Koço Kokëdhima po e përdorte politikisht qëndrimin e Ligës. Në “Pressing”, Duka ka bërë ironi me drejtuesin e Kukësit duke aluduar se edhe ai po mundohej të bënte të njëjtën gjë.

“Gjici thote se Koço do të futet në politikë me Ligën? Safeti ndoshta do të fitojë kredo politike me këtë. Ose edhe Koço. Puna është a janë apo nuk janë të drejta kërkesat, a do Safeti një shtrat më të mirë për futbollin apo nuk e do. Ne jemi një vend i vogël dhe patjetër edhe mund të bashkohen me interesa politike. Por Safeti nuk është president i Kukësit, kështu është deklaruar vetë. Ai është kryetar Bashkie, por edhe miku im”, zbuti pastaj tonet Duka.

I pyetur nëse poltika e shfrytëzonte futbollin për interesat e saj, Duka nuk e ka mohuar një gjë të tillë. “Ne nuk e pranojmë, por ka raste që na përdorin partitë. Do mundohemi të na përdorin sa më pak”, ishin fjalët e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Kush gënjen Kryeministri apo Liga?”/ Reagim i ashpër i Sindikatës së Futbollistëve: Kjo është tallje!

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë, ka qenë tepër e ashpër në qëndrimin e saj, duke e quajtur bojkotin që tallje me të gjithë ata që besuan se ishte në të mirë të sportit.

“Kush gënjen në këtë pikë Kryeministri apo Liga?”, ishte pyetja e shtruar nga Sindikata në reagimin e saj.

REAGIMI I SINDIKATËS:

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë përshendet rinisjen e aktivitetit futbollistik në të gjithë vendin dhe për të gjitha kategoritë, megjithëse në grevë ishte vetëm Liga dhe jo FSHF.
Ndërsa në lidhje me bojkotin, përveç takimit të Kryeministrit me Presidentin e FSHF, si ne dhe opinioni sportdashës akoma nuk kemi dijeni se çfarë rezultati arriti bojkoti.
Kjo situatë bëhet akoma më e çuditshme kur dëgjon Ligën, jo vetëm se qëndrimin e saj e shpreh Presidenti FSHF dhe jo ai i Ligës por edhe për faktin se me shpalljen e fundit të bojkotit u deklarua se për kërkesat e paraqitura ka dakordësi dhe janë futur në rrugën e zgjidhjes.
Ndërsa krejt ndryshe shprehet Kryeministri i vendit i cili e quan bojkotin absurd dhe shprehet se tani që mbaroi bojkoti mund të diskutohet për zgjidhjen e kërkesave të ligës.
Pyetja që bëjmë ne sot është: Kush gënjen në këtë pikë Kryeministri apo Liga?
A janë futur në rrugën e zgjidhjes 4 kërkesat siç thotë Liga apo tani do të flitet për zgjidhjen e tyre?
Nëse janë futur në rrugën e zgjidhjes cilat janë këto kërkesa dhe në çfarë pikë janë këto diskutime.
Nëse ky bojkot ka shërbyer vetëm për të rivendosur në pozicionet e protagonistit personazhe të caktuar të botës së sportit apo politikës kjo është tallje me të gjithë ata që besuan se, ky bojkot ishte në të mirë të sportit. Urojmë që me shpirte që bojkoti ti ketë shërbyer sportit në pergjithësi e futbollit në veçanti.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kumbulla në formacionin më të shtenjtë për talentët e Serisë A

Publikuar

-

Nga

Pas paraqitjeve pozitive dhe dy golave të tij me ekipin e Romës, Marash Kumbulla po jeton një ëndërr në karrierën e tij.

Kumbulla bën pjesën në formacionin më të shtrenjtë U-21 të Serisë të publikuar nga ʺTransfermarkt.deʺ  Mbrojtësi 20-vjeçar gjendet në atë 11-she, përkrah emrave të rëndësishëm si De Ligt, Hakimi, Bastoni Kartoni i tij vlerësohet nga faqja e specializuar “transfermarkt”, plot  25 milionë euro

Ajo që bie në sy është fakti se De Ligt  është futbollisti më i shtrenjtë me vlerën 70 milionë euro, më pas vjen Donaruma me 60 milionë euro, Hakimi i cili ka shkëlqyer me Interin në këtë fillim sezoni me vlerën 50 milionë euro, 10 milionë më shumë nga sa u ble nga Real Madrid.

Ozimhen sulmuesi i Napolit i cili u ble me bujë nga Lilë dhe po e shpërblen vlerën e tij pas golave të shënuar, ai vlerësohet 50 milionë euro. Bastoni, Kulusevski dhe Zaniolo vlerësohen me 45 milionë euro.

Tonali që Milani pret shumë prej tij vlerësohet me 32 milionë euro. Leao me 28 milionë euro dhe në fund Elijf Elmaz i Napolit me 18 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tronditet kombëtarja, Keidi Bare humbet ndeshjet e nëntorit

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja shqiptare ka humbur së fundmi, për ndeshjet e muajit nëntor, një nga futbollistët më të rëndësishëm të momentit. Bëhet fjalë për mesfushorin Keidi Bare, i cili ishte shndërruar në një lider të mesfushës kuqezi.

Futbollisti fierak u aktivizua në minutën e 65-të në ndeshjen e ditës së mërkurë kundër Poferdinës.

23-vjeçari kishte pësuar një tërheqje gjatë kohës kur luajti me Shqipërinë, teksa ka ndjerë sërish shqetësime, teksa do t’i duhet të qëndrojë sërish jashtë fushave të blera edhe për të paktën 1 muaj, duke humbur kështu ndeshjet më të rëndësishme të Ligës së Kombeve me ekipin Kombëtar.

LEXO TE PLOTE