Connect with Us

Dorëshkrimi i shkrimtarit të njohur botohet me emër tjetër/ Vajza e tij denoncon vjedhjen

Kultura

Dorëshkrimi i shkrimtarit të njohur botohet me emër tjetër/ Vajza e tij denoncon vjedhjen

Publikuar

-

Shkrimtari dhe filozofi i njohur shqiptar, Isuf Luzaj lindi në Kaninë më 21 shkurt të vitit 1913.

Ai la pas si trashëgimi në dorëshkrim 32 vëllime në poezi,filozofi,histori e ditarë.

Vajza e tij ka akuzuar së fundimi se vjersha që babai i tij i ka kushtuar shokut të tij Hazis Sharra, është publikuar në librin e z.Enver Memishaj.

Ajo shprehet e indinjuar për faktin se vepra e të atit, tashmë është në emër të dikujt tjetër.

Elisabeta Luzaj ka denoncuar me ashpërsi këtë vjedhje pasi sipas saj,  i ati i ka dorëzuar një listë me librat e tij, në dorëshkrim. Kjo me arsyetimin se pas vdekjes ndokush mund të tentonte t’i vjedhë dhe ti botojnë në emrin e vetë.

LEXO EDHE:  Vodhën çantën me para/ Pranga dy lezhjanëve

Dorëshkrimin e të atit e ka e bija e cila ka publikuar faktet që vërtetojnë se akuzat e saj janë të vërtëta.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Bota e artit në zi/ Shuhet i madhi Mehdi Prodani

Publikuar

-

Nga

Bota e artit në zi/ Shuhet i madhi Mehdi Prodani

Bota e artit është hidhëruar nga një lajm i zi mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se është ndarë nga jeta kitaristi dhe muzikanti i shquar Mehdi Prodani.

Lajmin e ka bërë të ditur nipi i tij Kujtim Prodani, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, i jep lamtumirën të madhit Mehdi.

“Lamtumirë Mehdi Prodani! Lamtumirë o njeri i rrallë! Paqe !” shkruan ai.

Mehdi Prodani është vlerësuar si një ndër kitaristët më të mëdhenj të Shqipërisë, që kompozoi dhe interpretoi dhjetëra krijime të tij, mes të cilave është edhe “12 vallëzime pa një të shtunë”.

LEXO EDHE:  “Lolita” tallet me vajzën e Lindita Nikollës

LEXO EDHE:  Vodhën 800 mijë euro/ Goditet banda shqiptaro-greke

Kujtojmë se Prodani ishte edhe mësuesi i këngëtares shqiptare Vaçe Zela, ndërsa para se të ndahej nga jeta po përgatiste një koncert recital me përmbledhjen e të gjitha krijimeve të tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Një jetë kushtuar artit/ Pasuria e madhe që la pas Avni Mula

Publikuar

-

Nga

Sot është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, kompozitori dhe këngëtari i madh, Avni Mula.
Artisti i Popullit, Avni Mula ishte një këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm, autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare.

Ai lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës. Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Arti në zi/ Ndahet nga jeta kompozitori i madh, Avni Mula

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta kompozitori i madh Avni Mula

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare kompozitori i madh Avni Mula.

Lajmi është dhënë nga vajza e tij Inva Mula, e cila bën me dije se homazhet do të kryhen nesër nga ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve në Tiranë.

Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!
Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë.
Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, shkruan Inva Mula.

LEXO EDHE:  Vodhën 800 mijë euro/ Goditet banda shqiptaro-greke

LEXO EDHE:  Shqiptarët bëjnë namin në Itali, 32 vjedhje brenda një muaji

Avni Mula është një nga kompozitorët më të mëdhenj të Shqipërisë, që ka marrë disa nga medaljet më të larta të vlerësimit nga qeveria shqiptare, dekoratën e Artistit të Popullit të Shqipërisë dhe dekoratën Nderi i Kombit.

LEXO TE PLOTE