Connect with Us

“Do jem në zgjedhje si votues…”/ Lleshaj shuan zërat për largimin e tij

Politikë

“Do jem në zgjedhje si votues…”/ Lleshaj shuan zërat për largimin e tij

Publikuar

-

“Do jem në zgjedhje si votues…”/ Lleshaj shuan zërat për largimin e tij

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, ku mes të tjerave ka sqaruar dhe deklaratat për largimin e tij nga qeveria, pas Besa Shahinit.

“Është e sigurt që nuk do jem minister një ditë, por është e sigurt që do jem në zgjedhje, qoftë si votues qoftë si ministër”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të jetë në post deri ditën e zgjedhjeve, Lleshaj u shpreh i paqartë për “fatin e tij” duke thënë se ëshë  angazhuar plotësisht dhe po punon fort.

LEXO EDHE:  Manjani përgëzon Sandër Lleshajn/ I dha një “grusht” të rëndë propagandës që sundon

“Nuk ka rëndësi të madhe, unë vij në postin e ministrit përmes një historie të veccnatë.

Jam pjesë e një ekipi dhe funksionoj si element i një ekipi. Marzhin indietro nuk e përdor në karrierë.

Di që jam i angazhuar dhe kam një regjistër që me bëjnë të ndihem legjitim në pozicionin që jam” .

Nuk jam në dijeni që do ketë ndonjë histori interesante.  Jua thashë, sai përket rolit tim në qeveri jam i angazhuar plotësisht”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vrasja e Kastriot Reçit/ Lleshaj: Është e pavend që unë të merrem më këtë ngjarje

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Kastriot Reçit/ Lleshaj: Është e pavend që unë të merrem më këtë ngjarje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është i ftuar mbrëmjen e sotme në studion  e “Open” ka po flitet  lidhur me atentatin me tritol në mes të Tiranës, ku u plagos rëndë Preng Gjini.

Lleshaj tha se të gjitha raportimet për atentat për shkak të hasmërisë me fisin Reçi, janë thjesht teori, duke mos pranuar të japë shumë detaje

“Është e pavend që unë të merrem më këtë ngjarje. Nuk duhet të bëjmë lidhje, pasi ende ngjarja është e pazbardhur, por kam thenë se jemi shumë afër. Kishim një pistë, por në momentin e fundit, devijoi. Të  mos bëjmë hetim publik për ngjarjet.

LEXO EDHE:  Fati i të mbeturve në kampet e ISIS/ Artan Hoxha pyet ministrin Lleshaj



Nuk mund të flas me emra dhe të bëj ndërlidhje. Nse ju po thoni që kjo që ka ndodhur është shpagimi për vrasjen e Reçit, janë thjesht hipoteza, edhe pse nuk përjashtohen.

LEXO EDHE:  “Zinxhiri shkon më lart se policia”/ Gazetari tregon kush “fshihet” pas dhunës ndaj të miturit, një pyetje për Ramën, Lleshajn dhe Veliun  

Shqipëria ka një arsenal të madh eksplozivi të paligjshëm. Ka patur jo një grup, por shumë grupe kriminale, por ka edhe celula të tjera, është një biznes criminal”, tha Lleshaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vrasjet trondisin vendin/ Lleshaj: Nuk merrem me ngjarjen por me sigurinë në tërësi

Publikuar

-

Nga

Vrasje trondisin vendin/ Lleshaj: Nuk merrem me ngjarjen por me sigurinë në tërësi

Tre vrasje kanë tronditur vendin ditën e sotme, dy prej të cilave në pak minuta në kryeqytet.

Për të folur për këto ngjarje, mbrëmjen e sotme është i ftuar në “Open” ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, cili e quajti një ditë të trishtë.

I gjendur përballë pyetjes së  gazetares, se pse deri tani nuk kemi asnjë të arrestuar, Leshja u shpreh se nuk merret me ngjarjen por me sigurinë në tërësi.

“Është për të ardhur keq që sot kemi 3 vrasje, atentate të thuash. Sot është një ditë e trishtë.



Normalisht janë ngjarje shumë shqetësuese. Por janë shumë larg historisë së së ngjarjeve më tritol. Ne kemi hapur depot dhe akoma vazhdojmë të vuajmë pasojat e hapjes së depove.

LEXO EDHE:  A ka ndonjë pishman?!/ Ahmetaj: Ditën e fundit të gjithë …!

LEXO EDHE:  Manjani përgëzon Sandër Lleshajn/ I dha një “grusht” të rëndë propagandës që sundon

Unë nuk merrem me ngjarjen, jua thash, por me sigurinë në tërësi. Nëse pretendoni që policia të parandalojë të gjitha ngjarjet ky është një iluzion.

E kuptoj që ngjarjet kriminale shkaktojnë kureshti, por nuk merrem me detajet ndërlidhëse”, tha Lleshaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kunati, simboli i një pushteti që po lind i korruptuar

Publikuar

-

Nga

Kunati, simboli i një pushteti që po lind i korruptuar

Ka prej kohësh që qarkullon një frazë për të qeshur në lidhje me kreun e opozitës dhe përpjekjen e tij për të ardhur në qeveri.

“Që të vijë Luli në pushtet, duhet të ndajë gruan”, është shprehja që përdoret në sallonet e kryeqytetit, referuar kështu me simbolikë fuqisë që kunati i Lulzim Bashës ka prej kohësh dhe është kthyer në njeriun e tretë në vend që ka ngjitje me oligarkët pas Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Erion Isufi, ka pushtet të fortë brenda PD-së, ku kontrollon disa grupime interesi dhe zyra analitike e propagande, por është kthyer edhe në një lloj prodhuesi parash nga oligarkët.

Kush nuk i mban mend betejat e nisura nga PD-ja kundër konçensioneve, PPP-ve apo kontratat e qeverisë me të fuqishmit e parave në vend, që kanë përfunduar butë- butë, pasi është arritur një marrëveshje me Lulzim Bashën, alias kunatin.

Një personazh që në fillim u duk fiction, më pas i ekzagjeruar, por dalë ngadalë ai u përvijua me emër nga të gjithë të larguarit nga PD-ja, e sot ai është një realitet pushteti në partinë më të madhe të opozitës.

Një realitet pushteti në politikë, është një zhvillim normal, që kudo ka grupe e influenca, por ky realitet është kthyer në një peng të pushtetit real të opozitës.

Një mekanizëm për të dubluar qokat e Ramës me oligarkët, qoftë në natyrë që përfshihet me vila e shtëpi plazhi, qoftë me sponsorizime fushate, qoftë edhe mbështetje financiare për mediat pranë tyre, shkruan Pamfleti.

Thuajse të gjithë oligarkët, madje Vilma Nushi, simboli klientelist i familjes kryeministrore, kanë tangencialen e vet tek zyrat e Erion Isufit. E keni vënë re që Vilma, aq shumë e sulmuar nga PD, nuk përflitet më në kuzhinat politike dhe mediatike të opozitës?!



Përse kontaktojnë kaq shumë këto njerëz të rëndësishëm: çfarë pushteti ka në dorë opozita përveç atë moral?

LEXO EDHE:  Video-Ademi i “tregon vendin” Lleshajt/ Ministri i Ramës ia mbath nga Shkodra

LEXO EDHE:  Fati i të mbeturve në kampet e ISIS/ Artan Hoxha pyet ministrin Lleshaj

Analiza na vjen në ndihmë: Zbutjen apo tërheqjen nga akuzat, sulmet apo akuzat ndaj rivalëve, apo edhe më keq bjeri Ramës të na japë para se i ndajmë bashkë.

Besoj ju kujtohet fjalimi i famshëm i kryeministrit kur PD ishte në Parlament që i tha se shumica e kontraktorëve të qeverisë kanë qenë sponsorët më të mëdhenj të Partisë Demokratike?

E çfarë pastaj? Një opozitë kur flet për një betejë për të mos lejuar, apo të paktën kundërshtuar kalimin e kontratave flagrante të qeverisë me këta biznesmenë, duhet ta kthejë në kauzë.

Jo me fjalë boshe, por duke bërë një preventiv, me ato para që mbledh në një letër, duhet t’i argumentojë ku dërgohen dhe si të investohen. Pasi ndryshe, do të vijmë sërish në një situatë ku dhe erdhëm xhanëm, ku ndryshohet qeveria, por performanca mbetet e njëjtë: të gjitha punët publike i shkojnë po njërës pale; një grupi të ngushtë.

Kontraktorë, biznesmenë, oligarkë, kanë peshën e tyre dhe nuk mund t’i ndalosh të ndikojnë; pasi zotërojnë para, media, ndikojnë në zyra e në zyrtarë, por një opozitë përpara se të vijë në pushtet, nuk do të mund të krijojë një marrëdhënie paralele me klientelën e qeverisë; pasi përndryshe thjesht do të marrësh paratë, e kjo nuk është gjë tjetër veçse ortakëri pushteti.

Po revolucioni? Djegia e mandateve? Bojkotimi i Zgjedhjeve? Sulmi ndaj Kryeministrisë? Ata janë thjesht loja…

LEXO TE PLOTE