Connect with Us

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë/ Mesazhi i fortë i Yuri Kim

Politikë

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë/ Mesazhi i fortë i Yuri Kim

Publikuar

-

Përplasjet për listat/ Ambasadorja Kim paralajmëron Bashën dhe Ramën: Mos harroni marrëveshjen!

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Kim shprehet se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset demokratike.

“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, shkruan Kim në një postim në Twitter./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali i inceneratorit të Fierit/ Ministria e Financave e pranon: Nuk u përmbushën pikat e kontratës

Publikuar

-

Nga

Skandali i inceneratorit të Fierit/ Ministria e Financave e pranon: Nuk u përmbushën pikat e kontratës

Ministria e Financave pranon se inceneratori i Fierit, i zotëruar në pjesën më të madhe nga biznesmeni kontrovers Klodian Zoto, ka shkelur kushtet e kontratës.

Në një dokument mbi “Performancën e kontratave koncensionare për vitin 2019”, i cili është hartuar në maj 2020, thuhet se koncensionari i inceneratorit të Fierit nuk ka përmbushur treguesin kryesor të kontratës, rikuperimin e mbetjeve urbane.

“Për koncesionin e Inceneratorit të Fierit, treguesi kryesor për realizimin e nivelit të përmbushjes së shërbimit të ofruar është sasia e mbetjeve urbane të rikuperuara dhe të përdorura si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë. Për vitin 2019, sipas kontratës parashikohej që sasia e mbetje urbane të rikuperuara të jetë 64.800 ton/vit, ose 5.400 ton/muaj, por duke qenë se objekti është në ndërtim nuk është realizuar akoma ky tregues performance”, shkruhet në dokumentin e Ministrisë së Financave.

Pra, duket qartë që Ministria e Financave pranon se inceneratori i Fierit ka shkelur afatin kontraktor, i parashikuar për vitin 2019, si edhe nuk ka përmbushur detyrimin për të arritur sasinë e parashikuar të mbetjeve të rikuperuara.

Kontrata koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Fierit është objekt i kallëzimit që Partia Demokratike dorëzoi pak ditë më parë në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

LEXO EDHE:  Nga hetimi i tenderave, SPAK dhe Reforma në Drejtësi/ Ambasadorja e SHBA, në intervistën e parë televizive në Shqipëri

LEXO EDHE:  Haradinaj mesazh politikanëve/ “Vetëm të bashkuar mund t'ia dalim”

Sipas kallëzimit të Partisë Demokratike, inceneratori i Fierit ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që nuk ka nisur aktivitetin e tij.

Ndërkaq, edhe vetë Ministria e Financave pranon se kompania koncensionare, e drejtuar në shumicë nga Klodian Zoto, ka marrë të plota pagesat nga buxheti i shtetit, sipas parashikimeve në kontratë.

“Për këtë projekt është projektuar mbështetja buxhetore me vlerë prej 4.5 miliardë lekë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit”, shkruhet në dokumentin e Ministrisë së Financave. Sipas raportit, “pagesat faktike të vitit 2019 janë në masën rreth 752,7 milionë lekë, duke rezultuar me një realizim prej 100% përqind nga plani vjetor 2019”./Syri.Tv

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali në KLGJ/ Gjyqtarët e rinj diskriminohen me “kodin e mafies”

Publikuar

-

Nga

Skandali në KLGJ/ Gjyqtarët e rinj diskriminohen me “kodin e mafies”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone mjaft të forta në lidhje me emërimin e 19 gjyqtarëve të rinj nga Këshilli I Lartë Gjyqësor.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e quan këtë skandal, ndërsa ka akuzuar Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn për diskriminimin e atyre “që nuk kishin në ballë”, vulën e Rilindjes.

Skandali i fundit!!

Ky eshte vendimi i fundit i KLGJ se Partise dhe kryetares antikushtetuese!

Disa gjykates, prurje e fondacionit Qemal Stafa jane me te barabarte se te tjeret.

Ata ishin pranuar ne shkollen e magjistratures pa konkurs ne kundershtim me ligjin dhe ne kundershtim me ligjin u emeruan pa shpallje te vendeve dhe te renditjes.

Ndrikull kryetarja zbaton ne KLGJ kodin e mafies. Sb”-shkruan Berisha.

Ndërsa në mesazhin e denoncuesit thuhet se “Dje Keshilli i Larte Gjyqesor procedoi me emerimin e 19 gjyqetareve te rinj . Per 13 prej tyre te cilet kishin fituar konkursin ne baze te merites Keshilli zbatoi formalisht ligjin . Shpalli vendet dhe zbatoi renditjen ne baze te merites, ndersa per 6 te tjeret te cilet kishin hyre ne shkollen e magjistratures si rezultat i perzgjedhjes nga ana e ministrise se drejtesise nuk u respektua asnje procedure ligjore , madje keta kane kryer edhe nje cikel me shkurter studimesh , dy vjeçar .

Per keta te gjashte as nuk u shpallen vende as nuk u respektua as edhe nje procedure formale ligjore . Keta u emeruan ilegalisht , kuptohet duke ju rezervuar vende te preferuara dhe duke diskriminuar 13 te tjeret te cilet nuk kishin ne balle vulen e Rilindjes. Keshtu keta u emeruan ne gjykata si Kavaje , Kurbin, Lushnje , Vlore pa asnje gare dhe ilegalisht , madje edhe naten u shpallen emerimet . Per 13 magjistratet e merites dhe jo te Partise u rezervuan gjykata te largeta si Tropoja, Permeti apo Saranda .Kurse 6 te tjeret kane hyre ne shkollen e magjistratures mbasi me pare jane rekrutuar nga fondacioni Qemal Stafa si ndihmesa ligjore ne gjykatat administrative nga ana e ministrise se drejtesise dy vjet me pare, pra me 2018 . Per keta nuk pati asnje procedure transparente, as shpallje te vendeve as shpallje te renditjes . Ky eshte rezultati me i fundit i Reformes se deshtuar ne Drejtesi ku dora e Rilindjes ben perzgjedhjet dhe emerimet . Dite te mbare doktor dhe Zoti te dhente jete e shendet !”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shkëputet edhe një yll”/ Tritan Kalo mesazh prekës për mjekun që humbi jetën nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Tendencë rizgjimi të rasteve me COVID-19/ Tritan Kalo paralajmëron: Çfarë do ndodhë nga tetori deri në prill

Një mjek i qendrës shëndetësore në Lushnjë, Muharrem Xhepexhiu, 64 vjeç humbi jetën pasi ishte infektuar me Covid-19.

Xhepexhiu mësohet se ndërroi jetë në Spitalin Infektiv, pavarësisht ndihmës së stafit mjekësor. Së fundmi ka qenë mjeku Tritan Kalo ai i cili ka bërë një dedikim prekës për humbjen e mikut të tij, që e quan “një yll mantelbardhë”.

“Kohë kovidiane….Shkëputet edhe një “yll” nga konstelacioni i YJEVE MANTELBARDHË, që punuan e jetuan një jetë përpjekjesh për të mbrotjur dhe shpëtuar jetë…..Jetën e gjithkujt që besoj e vijon të besojë në Ndërgjegjen, Pasionin, Punën dhe Përkushtimin e pjestarëve të Armatës sonë të mantelbardhëve…E nisëm së bashku rrugëtimin në 1 Shtator 1976 në shtigjet e thepisura të Mjeksisë…
Në 64 vitet e jetës tënde punove pa rreshtur dhe ti na dhe shëmbullin më të mirë të mundshëm të një djali, një burri e një mjeku të përkorë… Ishe dhe mbete një Hysgjokas, Lushnjar, Shqiptar punëmadh, fjalëpakë, shok, mik e prind shëmbullor…I pabesi dhe jetëmarrësi infeksion nga Sars-Cov2/Covid-19, t’a ndërpreu këtë rugëtim në rradhët tona të Mantelbardhëve më 27 Tetor 2020….
U Prehsh në Paqen e përjetëshme Dr. Muharrem Xhepexhiu…Krenar që të kisha dhe do të kem kurdoherë një mik zemre!!!”– shkruan Kalo në postimin e tij në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE