LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga shpërthimi i makinës/ Të plagosur dy persona, zbulohet pista e policisë

15 Shtator 2020, 18:09, Kronika CNA
Detaje nga shpërthimi i makinës/ Të plagosur dy persona, zbulohet

Drejtori i policsë së Tiranës Rebani Jaupaj , ka dhënë detaje zyrtare nga shpërthimi i makinës në Tiranë.

Ai deklaroi në një prononcim për mediat se dyshohet se ka ndodhur një atentat me eksploziv, ndërsa i plagosur ka mbetur Prend Gjini.

Gjithashtu raportohet se është lënduar edhe një shtetas italian që ka qenë duke kaluar rastësisht pranë makinës në momentin e shpërthimit.

Jaupaj tha se aktualisht ka disa pista hetimi, por kryesorja është ajo e hakmarrjes.

?Sapo mjeti është futur në urë, me drejtues Prend Gjini, ka ndodhur një shpërthim, i cili dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hertimor. Aktualisht po kryhen hetimet me ekspertë për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese edhe kemi ngritur pistat për të cilat dyshojmë se ka ndodhur kjo ngjarje. Ka pista për një hakmarje midis personit të plagosur me persona të tjerë jashtë Tiranës.

I dëmtuari është futur në sallë për operim dhe shpresojmë se gjendja do të përmirësohet, ndërsa ka mbetur i lënduar lehtë edhe një shtetas italian që është dërguar në spitalin ushtarak?, deklaroi Jaupaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga