Connect with Us

Cilat janë vendet ku mund të udhëtohet pavarësisht koronës

Bota

Cilat janë vendet ku mund të udhëtohet pavarësisht koronës

Publikuar

-

Italia shtyn kufizimin me Shqipërinë/ Ja cila kategori mund të lëvizë lirshëm

Sezoni kryesor i udhëtimeve për pushime në Evropë po përfundon. Sidoqoftë disa rajone njoftojnë rritje të rasteve të koronës dhe rregulloret e udhëtimeve aktualizohen vazhdimisht.
Sezonit veror në Evropë ngadalë po i vjen fundi. Në shumë vende numri i infeksioneve me korona po rritet sërish. Vendet po mbrohen me rregulla dhe kushtëzime të reja. Ku është maska e detyrueshme? Kush duhet të bëjë testin e kurorës? Cilat rajone shpallen zona të rrezikuara? Secili vend u përgjigjet këtyre pyetjeve në mënyrën e vet.

Gjermania

Në Gjermani në shtator të gjithë pushuesit, që kthehen nga zonat e rrezikuara, janë të detyruar të kryejnë testet. Stacione për kryerjen e testeve janë vendosur në shumicën e aeroporteve gjermane dhe në vendkalimet më të mëdha kufitare. Deri tani këto teste kanë qenë falas. Por pas vendimit të fundit të ministrave të Shëndetësisë të federatës dhe landeve gjermane testet falas do të hiqen. Parashikohet që, që nga 1 tetori udhëtarët që kthehen nga zonat me rrezikshmëri, të futen në karantinë.

Spanja

Në verë dhjetëra mijëra gjermanë shkuan përsëri me pushime në ishullin e tyre të preferuar Majorka dhe në Spanjën kontinentale. Por aktualisht numri i rasteve po rritet, sidomos në rajonin e Madridit. Ministria e Jashtme Gjermane lëshoi një paralajmërim për rrezikun e udhëtimit në të gjithë Spanjën. Edhe ishujt Kanare janë shpallur zonë me rrezikshmëri.

Por megjithatë kush dëshiron të shkojë në Spanjë, duhet të plotësojë para udhëtimit një formular në internet, pastaj ai merr një kod QR, që duhet ta tregojë kur të mbërrijë me avion.

Në Spanjë zbatohen rregulla strikte ndaj koronës: jeta e natës ndalohet në mbarë vendin, pirja e duhanit është e ndaluar në hapësirat publike nëse distanca e sigurisë nuk mund të ruhet, gjithashtu edhe alkooli nuk lejohet të pihet më jashtë. Në Majorka plazhet dhe parqet janë të mbyllura nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 7:00 të mëngjezit. Baret, restorantet dhe kafenetë lejohen të pranojnë vetëm gjysmën e numrit të zakonshëm të klientëve.

Franca

Numri i rasteve të koronës po rritet me shpejtësi edhe në Francë. Qeveria gjermane e zgjeroi me 9 shtator paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në disa pjesë të Francës: Përveç rajoneve Île-de-France dhe Provence-Alpes-Côte d’Azur tani edhe Occitanie dhe Nouvelle-Aquitaine si dhe ishulli i Korsikës janë futur në listën e aktualizuar të Institutit Robert Koch.

Vetë qeveria franceze shpalli 28 nga 101 rrethet administrative franceze “zona të kuqe”, ku virusi “qarkullon në mënyrë aktive”. Në Paris dhe shumë qytete të tjera këmbësorët dhe çiklistët duhet të mbajnë maska edhe në rrugë. Ata që bëjnë shkelje, rrezikohen të paguajnë një gjobë prej 135 eurosh.

Në të gjithë vendin në transportin publik dhe në hapësirat e mbyllura publike, siç janë dyqanet dhe merkatot e mbyllura, është e detyrueshme mbajtja e maskës. Biletat për shumë atraksione, si kulla Eiffel dhe Louvri janë të kufizuara, me qëllim që vizitorët të mund të mbajnë distancën e mjaftueshme. Biletat zakonisht duhet të rezervohen ose të blihen më parë në internet.

Britania e Madhe

Udhëtarët nga Gjermania dhe shumë vende të tjera evropiane mund të hyjnë pa kufizime në Britaninë e Madhe. Lista me këto “korridore udhëtimi” aktualizohet vazhdimisht. Çdo udhëtar duhet të paraqesë një formular të zgjeruar online me të dhënat e tij dhe informacione mbi destinacionet e mëparshme të udhëtimit.

Për udhëtarët nga vendet e tjera vlen ende detyrimi për të qëndruar dy javë në karantinë. Këtu hyjnë tashmë një numër vendesh evropiane si Spanja, Franca, Belgjika, Hollanda, Austria dhe Kroacia.

Brenda Britanisë së Madhe secila pjesë e vendit vendos vetë për masat kundër pandemisë. Kështu që ekzistojnë rregulla të ndryshme për mbajtjen e maskës. Në disa zona, si në veriun e Anglisë, ka rritje të shpejtë të infeksioneve të reja. Prandaj ka kufizime lokale.

Greqia

Hyrja në Greqi nga shumica e vendeve të BE është e lejuar. Por pas shtimit të numrit të infeksioneve qeveria greke urdhëroi kufizime të gjera për rajone të shumta pushimesh dhe qytete, duke përfshirë kryeqytetin Athinë dhe qytetin port të Selanikut, si dhe disa rajone të Kretës. Festimet, ahengjet, festat fetare dhe tregjet javore janë të ndaluara. Të gjitha tavernat, baret dhe diskotekat duhet të mbyllen në orën 24:00.

Udhëtarët duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike të paktën 24 orë para mbërritjes dhe të tregojnë se ku kanë qenë më parë dhe ku do të qëndrojnë. Përveç kësaj të gjithë ato, që vijnë nga jashtë duhet të paraqesin një test negativ, pavarësisht se nga cili vend vijnë. Testi nuk lejohet të jetë më i vjetër se 72 orë. Në plazhe çadrat duhet të ndodhen të paktën katër metra larg njëra-tjetrës. Maska është e detyrueshme në të gjitha objektet e mbyllura, si dhe në tragete dhe në varkat e hapura.

Austria

Austria pret një rritje të numrit të infeksioneve, sidomos në kryeqytetin Vjenë. Në përgjithësi vlen ky rregull, nëse dhjetë ditë më parë keni qenë në një zonë me rrezikshmëri korone, duhet të tregoni një test negativ për të hyrë në Austri ose të hyni në karantinë. Pushuesit gjermanë, që kthehen në shtëpi nga Kroacia, Rumania dhe Bullgaria, duhet të kalojnë nëpër Austri pa u ndalur as në pika karburanti. Rekomandohet që makinat të mbushen me karburant që më parë në Slloveni.

LEXO EDHE:  Punonjësja me koronavirus/ Kadastra e Korçës: Institucioni jofunksionl, test edhe familjarëve e saj

Gjatë sezonit të verës Austria në shumë vende pushimesh arriti një numër të konsiderueshëm turistësh. Tani Kancelari Sebastian Kurz dha shpresa edhe për sezonin e dimrit. Turizmi në zonat e skijimit do të jetë i mundshëm edhe gjatë pandemisë së koronës. Koncepti përkatës është duke u përpunuar.

Hollanda

Gjermanët mund të hyjnë pa asnjë problem. Por paralajmërimet janë ashpërsuar për Spanjën, Francën dhe Belgjikën. Kushdo, që hyn në Holandë nga këto vende, duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë.

Nga numri i shpejtë i infeksioneve të reja në rritje janë të prekur sidomos Amsterdami dhe Roterdami. Atje ekzistojnë edhe rregullat më të rrepta. Në sheshe, dyqane në qendër të qytetit duhet të mbahen maska.

Belgjika

Në parim turistët gjermanë lejohen të hyjnë në Belgjikë. Por për disa rajone gjermane ka kushtëzime të rrepta. Udhëtarët nga Bavaria e Sipërme dhe e Poshtme, Arnsbergu, Dyseldorfi dhe Darmstadti duhet të kalojnë në një karantinë 14-ditore. Rekomandohet edhe testi i koronës.

Në aeroportin e kryeqytetit Bruksel të gjithë pasagjerëve u matet temperatura me kamera termike. Hyrja mund të refuzohet, nëse temperatura i kalon 38 gradë. Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronës, në Belgjikë janë ashpërsuar përsëri masat. Maskat janë të detyrueshme në vende publike me audiencë të madhe, si dhe në autobusë dhe trena, muze dhe dyqane. Në bare dhe restorante klientët duhet të japin të dhënat personale. Pazarin mund ta bëni vetëm i vetëm dhe maksimalisht për 30 minuta.

Për shkak të rritjes së konsiderueshme të rasteve të koronës, Ministria e Jashtme Gjermane këshillon, që të mos udhëtohet për në Bruksel. Pushuesit, që kthehen në shtëpi nga Brukseli, duhet t’i nënshtrohen një testi. Derisa të dalë rezultati, udhëtarët duhet të qëndrojnë në karantinë në shtëpi. Paralajmërimi për rrezikun e udhëtimit për rajonin e Antwerpenit u hoq nga qeveria gjermane me 2 shtator.

Italia

Lajmet e fundit nga Italia: Për të udhëtuar në ishullin mesdhetar të Sardenjës, duhet të paraqitet një test negativ, që nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Numri i infeksioneve në të gjithë vendin është rritur ndjeshëm kohët e fundit, prandaj qeveria italiane ka zgjatur masat për koronën deri në 14 tetor. Të gjitha diskotekat janë të mbyllura, në të gjithë vendet publike kërkohet të mbahen maskat natën.

Me përjashtim të Sardenjës, shumica e pushuesve nga BE lejohen të hyjnë pa kufizime. Roma vendosi edhe një herë një karantinim dyjavor për të ardhurit nga Kroacia, Greqia, Malta, Spanja, Bullgaria dhe Rumania – kjo vlen edhe për vizitorët nga vendet jo anëtare të BE.

Brenda Italisë mund të lëvizet pa pengesa. Në dyqane, trena ose hapësira të tjera të mbyllura është e detyrueshme maska. Grumbullimet e mëdha janë të ndaluara. Nëse njerëzit qëndrojnë bashkarisht shumë pranë dhe pijnë në sheshe, ndërhyn shpesh policia. Në plazhe duhet të respektohen rregullat e distancës. Në bare dhe restorante shumë pronarë i kanë vendosur thuajse të githa tavolinat jashtë.

Kroacia

Në destinacionin e preferuar të pushimeve në Adriatik, kurba e infeksioneve po tregon rritje. Pasi Austria dhe Italia lëshuan një paralajmërim udhëtimi për Kroacinë, Gjermania ndoqi shembullin e tyre: Ministria e Jashtme paralajmëron nga rreziku i udhëtimeve në këto rajone: Shibenik-Knin, Split-Dalmaci dhe Zadar. Këtu bëjnë pjesë destinacione të njohura pushimesh, si qyteti port i Splitit dhe Zadari, Parku Kombëtar Krka dhe ishujt Braç dhe Hvar. Këtyre u shtohen edhe rajonet Dubrovnik-Neretva dhe Pozhega-Sllavonia.

Qeveria kroate po ashpërson kërkesat e saj: të gjitha lokalet dhe klubet duhet të mbyllen në mesnatë, aktivitetet me më shumë se 100 persona nuk lejohen. Përveç kësaj rregullat e distancës dhe mbajtja e maskave duhet të zbatohen në trafikun urban dhe në hapësirat e mbyllura. Gjermanët dhe shtetasit nga vendet e tjera të BE lejohen të hyjnë në vend. Në kufi udhëtarët duhet të tregojnë vetëm, se ku do të jenë dhe të japin numrin e telefonit.

Turqia

Pas Spanjës dhe Italisë Turqia është destinacioni i tretë më i preferuar i pushimeve për gjermanët. Në fillim të gushtit Ministria e Jashtme dha dritën jeshile për udhëtime në bregdetin turk. Paralajmërimi i udhëtimit është hequr për provincat e Antalias, Izmirit, Aydin dhe Mugla. Për të gjitha provincat e tjera, duke përfshirë metropolin Stamboll dhe kryeqytetin Ankara, paralajmërimi për rrezikun e udhëtimit mbetet në fuqi deri në 14 shtator.

Të gjithë ata që kthehen nga Turqia në Gjermani, para se të largohen nga vendi, duhet të tregojnë testin negativ të koronës, që duhet të jetë jo më të jetë më e vjetër se 48 orë. Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm për Turqinë. Sipas shifrave zyrtare, më shumë se pesë milion gjermanë pushuan atje vitin e kaluar. Turizmi është dëmtuar shumë për shkak të pandemisë. Vetëm në qershor, sipas Ministrisë së Turizmit, në Turqi pati gati 96 përqind më pak pushues sesa në vitin e kaluar.DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ekspertët: Së shpejti varianti Delta i COVID-it dominues në SHBA

Publikuar

-

Nga

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters, ndërsa shumë vende ende përpiqen të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për popullsitë e tyre. Ndërkohë Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar, që të mos ngurojnë, duke paralajmëruar se varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar.

Varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është zbuluar në të paktën 46 shtete amerikane dhe pritet që të përhapet edhe më shumë, thonë zyrtarët e shëndetësisë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, paralajmërojnë se varianti delta është shumë më infektues ndërsa parashikon që të bëhet varianti dominues gjatë muajve në vazhdim.

Shefja e CDC-së, Rochelle Walensky, tha për kanalin televiziv CNN se varianti Delta po përhapet në pjesën juqperëndimore të Mizurit ndërsa zyrtarët e shëndetit njoftojnë se ky variant përbën 90% të rasteve. Zyrtarët e shëndetit thonë se pacientët e infektuar janë më të rinjë në moshë dhe kanë simptoma më të rënda.

LEXO EDHE:  Një 10 vjeçar shqiptar mbytet në një lum në Gjermani
LEXO EDHE:  Konfirmohen 3 të infektuar në Korçë/ Koronavirusi prek një çift dhe menaxherin e lokalit të njohur

Shtetet e Bashkuara nuk janë pranë arritjes së synimit të Presidentit Biden për vaksinimin e 70% të të rriturve amerikanë me të paktën një dozë deri me katër korrik. Ndërsa kanë rënë ritmet e vaksinimit, zyrtarët e shëndetësisë po kalojnë nga klinikat gjigande të vaksinimit në përpjekje për të shkuar tek njerëzit, nëpër komunitetet e tyre.

Një klinikë e lëvizshme në stacionin e transportit në Akron të Ohajos po përpiqet t’u ofrojë njerëzve mundësinë për t’u vaksinuar. “Erdha për të marrë autobusin për në anën tjetër të qytetit. Nuk e dija që mund të vaksinohesha”, thotë James Crumbley.

Pesë shtete amerikane, me një numër më të vogël vaksinimi se mesatarja, kanë vënë re një rritje të konsiderueshme infektimesh gjatë dy javëve të fundit. Rastet në Arkansa janë rritur 74%.

Shumë shtete amerikane po ofrojnë shpërblime të ndryshme për njerëzit që vaksinohen. Varianti Delta, thonë zyrtarët, është përhapur në më shumë se 80 shtete në mbarë botën. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Armeni, garë e ngushtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Armeni, garë e ngushtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Të dielën në Armeni po mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes partisë së Kryeministrit të përkohshëm Nikoll Pashinyan dhe asaj të ish-Presidentit Robert Kocharyan.

Qeveria armene thirri zgjedhjet e parakohshme në një përpjekje për t’i dhënë fund një krize politike që shpërtheu pasi forcat etnike armene humbën një luftë gjashtë-javore kundër Azerbajxhanit vitin e kaluar dhe lëshuan territorin brenda dhe rreth rajonit të Nagorno-Karabakut.

Që nga ajo kohë zoti Pashinyan ka qenë nën presion, me protesta të vazhdueshme ku i kërkohet të heqë dorë nga kushtet e marrëveshjes së paqes që i dha fund konfliktit. Sipas marrëveshjes, e cila u ndërmjetësua nga Rusia, Azerbajxhani rimori kontrollin e territorit që kishte humbur gjatë një lufte në fillim të viteve 1990.

Vetë zoti Pashianuan e ka cilësuar marrëveshjen si një katastrofë, por tha se ai ishte detyruar ta nënshkruante atë në mënyrë që të parandalonte humbje më të mëdha në jetë njerëzore e territoriale.

LEXO EDHE:  Koronavirusi “gjunjëzon” Maqedoninë e Veriut/ 9 viktima dhe 193 raste pozitive në 24 orë
LEXO EDHE:  Konfirmohen 3 të infektuar në Korçë/ Koronavirusi prek një çift dhe menaxherin e lokalit të njohur

Sipas një sondazhi të fundit nga “Gallup International” të zhvilluar në datat 7 deri në 10 qershor, 24.1% e votuesve bënë të ditur se ishin të gatshëm të votonin për “Aleancën Armene” të zotit Kocharyan dhe 23.8% për partinë “Kontrata Civile” të zotit Pashinyan.

Të dy, si zoti Pashinyan ashtu edhe zotiKocharyan votuan të dielën në mëngjes në kryeqytetin e vendit Jerevan.

Armenia njohet si një vend aleat i ngushtë i Moskës dhe Rusia ka një bazë ushtarake në këtë vend. Por megjithatë zoti Pashinyan, i cili erdhi në pushtet mes protestash dhe me një axhendë antikorrupsion në vitin 2018, ka pasur marrëdhënie më të ftohta me Kremlinin.

Zgjedhjet po vëzhgohen nga afër edhe nga Turqia, e cila mbështeti Azerbajxhanin në konfliktin e vitit të kaluar./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mali i Zi, thellohen përplasjet politike

Publikuar

-

Nga

Në Mal të Zi janë thelluar mosmarrëveshjet dhe përplasjet politike, jo vetëm midis shumicës dhe opozitës, por edhe brenda koalicionit qeverisës.

Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq për qëndrimin e tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe miratimi i një rezolute për Srebrenicën, nxitën tensione politike duke shkaktuar një krizë qeveritare që mund të sjellë edhe zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi.

Partia pro-ruse, Fronti demokratik, vuri në dukje se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më, duke paralajmëruar bojkotimin e parlamentin dhe krizën qeveritare në vend.

Përfaqësuesit e kësaj partie theksuan se “ votimi për rezolutën e Srebrenicës, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe Republikës Serbe”.

Edhe autoritetet e Beogradit reaguan në mënyrë të ashpër duke i cilësuar veprimet e Podgoricës si “tradhtare dhe kundër popullit serb.”

Presidenti i Serbisë. Aleksandar Vuçiq iu drejtua popullit serb në Mal të Zi duke i mbështetur në qëndrimin e tyre. Ai tha se “ Rezoluta e miratuar është kundër interesave të Serbisë, por serbët në Mal të Zi duhet ta mbajnë kokën lartë”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin theksoi se do të kërkojë që ndaj deputetëve malazezë që votuan për rezolutën tu ndalohet hyrja në Serbi.

“Unë do të kërkoj që të ndalohet hyrja në Serbi të atyre që votuan për rezolutën. Le të takohen me familjarët e tyre, të sistemuara mirë në Beograd, në Mal të Zi, “thai Vulin.

LEXO EDHE:  Një 10 vjeçar shqiptar mbytet në një lum në Gjermani
LEXO EDHE:  Koronavirusi “shpërthen” në një qytet të Koresë së Jugut/ Njerëzit u infektuan në një kishë

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka dhënë propozimin për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, pasi ai nuk pranoi të jepte dorëheqje. Ai ka thënë se ministri është dashur të flasë rreth Srebrenicës në frymën e politikës së Qeverisë.

Megjithatë, Krivokapiq e cilësoi si të panevojshme miratimin e rezolutës për Srebrenicën.

“Rezoluta për Srebrenicën nuk është dashur të miratohet në parlament, pasi Mali i Zi e ka mbështetë Deklaratën e Parlamentit Europian për ngjarjet në Srebrenicë,” tha zoti Krivokapiq.

Krivokapiq akuzoi pratinë pro-ruse Fronti Demokratik, e cila, sipas tij, në bashkëpunim me Beogradin ka për qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale të Malit të Zi.

Sidoqoftë, ngjarjet e fundit, sipas analistëve malazezë, do të shkaktojnë ndarje të reja në opinionin e Malit të Zi dhe ndarje në baza kombëtare.

Analistët thanë se ndarjet midis komuniteteve, kohëve të fundit kanë qenë mjaftë të thelluara si pasojë e mosmarrëveshjeve fetare dhe të nxitura nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Protestat e shpeshta dhe gjuha e urrejtjes ka ndikuar në rritjen e incidenteve ndëretnike në vend.

Në këtë kuadër edhe Këshilli i Europës ka ngritur alarmin për ndarjet ndëretnike në Mal të Zi.

Në raportin mbi Konventën për Mbrojtjen e Zbatimit të pakicave Kombëtare në Malin e Zi K.E. i ka bërë thirrje autoriteteve “ të punojnë në uljen e tensioneve dhe në parandalimin e gjuhës së urrejtjes.”/ VOA

LEXO TE PLOTE