Connect with Us

Bojkoti i kampionatit, reagon ministrja e sportit: Futbolli jo mjet shantazhi

Sport

Bojkoti i kampionatit, reagon ministrja e sportit: Futbolli jo mjet shantazhi

Publikuar

-

Në mungesë të një dialogu, përfaqësuesit e qeverisë, të angazhuar për të zgjidhur bojkotin që Superioreja ka ndërmarrë, kanë vendosur ti përgjigjen publikisht Ligës së Profesionistëve duke u ftuar edhe një herë të ulën në një tryezë.

Ministrja Financave, Anila Denaj ritheksoi vullneti i qeverisë për të zgjidhur këtë çështje por nuk dëshiron që sporti të përdoret si një mjet shantazhi ndaj qeverisë: “Dje nuk ka pasur një komunikim dhe sot dalim publikisht për dy arsye.

E para për kërkesat dhe çfarë ka bërë qeveria Rama për sportin në vitin e fundit. Futbolli nuk mund të jetë mjet shantazhi. Kërkesat për investim janë. Nuk është viti i duhur, nuk e pranuam as vjet. Nuk e kemi pranuar edhe vjet. Në ligjin e tatimit të të ardhurave kemi miratuar dy ndryshime. Kemi rritur nga 3 në 5 për qind shumën e zbritshme.

Së dyti, për çdo kompani me shpenzim mbi 100 milion lek, njohim trefishin e sponsorizimit. Kjo është një zgjidhje për financim të shëndetshëm. Kemi folur për formalizim. Është një përpjekje e qeverisë prej ditës së parë.

Kemi folur për informalitetit në tregun e punës, ku nuk bën përjashtim as futbolli. Kuptojmë nevojën për kohë dhe kemi miratuar që për dy vite të mos njihet tatimi mbi pagën. Kërkesa është që të bëhet 10 vite, por është një kohë shumë e gjatë.

Kërkesa e tretë është ajo e faljes së kamatave. Ndihemi krenarë që për energjinë, që u formalizua dhe e justifikoi faljen e kamatëvonesave. Jemi të hapur për të diskutuar. Kërkesa tjetër lidhet me TVSH-në, nga 20 për qind në 6 për qind. E kemi miratuar këtë vit për të gjitha ndërtimet në ambiente sportive. Të kërkosh për çdo shërbim, bëhet fjalë për një kërkesë shumë të zgjeruar”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-gjyqtari

Publikuar

-

Nga

Një lajm i zi ka prekur futbollin shqiptar ditën e sotme. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar ish-gjyqtari shqiptar Xhavit Meka.

Meka ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeccar, duke i trishtuar të gjithë për këtë largim të parakohshëm.



Ish-gjyqtari i kampionatit shqiptar, i cili ka qenë edhe shef i klubit të Egnatias në të kaluarën, ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm, duke i sjellë një dhimbje të madhe të gjithë sportdashësve, por në veçanti familjarëve dhe miqve të tij.

“Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

LEXO TE PLOTE

Sport

Në Shqipëri klubet bojkotojnë kampionatin, vjen reagimi i UEFA-s

Publikuar

-

Nga

Bojkotimi i kampionatit nga skuadrat elitare në vend është nën vëzhgimin e kujdesshëm edhe nga instancat europiane të futbollit. Saktësisht, UEFA po e vëzhgon me kujdes gjithçka çfarë po ndodh në Shqipëri me futbollin.

“Panorama Sport” ka kontaktuar me qeverinë europiane të futbollit, për të marrë prej saj një përshtypje mbi çfarë po ndodh momentalisht me Kategorinë Superiore. Në komentin e saj shumë të shkurtër dhe tejet diplomatik e të kujdesshëm, UEFA kërkon që të jetë “politikisht” korrekte duke u shprehur se bëhet fjalë për një çështje të brendshme të një prej anëtareve të saj. Mirëpo, megjithëkëtë, nënteksti i përgjigjes nga UEFA është gjithashtu i qartë se nuk është pro bojkotit.

E kontaktuar nga gazeta me anë të rrugëve zyrtare të komunikimit, institucioni europian i futbollit bën me dije se është në vëzhgim të kujdesshëm të gjithçkaje që po ndodh me futbollin në vendin tonë, sidomos në një situatë të tillë. Për më tej, UEFA, si në shumë raste kur kërkon që të tregojë edhe pavarësinë vendimmarrëse të anëtarëve të saj, udhëzon që për gjithçka të kësaj natyre duhet kërkuar informacioni i plotë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, si organizatore e garës dhe vendimmarrëse për të.

Ja përgjigjja e UEFA-s për “Panorama Sport” lidhur me bojkotin e kampionatit. “UEFA është informuar në kohë nga Federata Shqiptare në lidhje me zhvillimet e situatës, e cila ne shpresojmë që të zgjidhet pozitivisht në një kohë sa më të shpejtë të mundshme dhe sa më të përshtatshme që futbolli të rifillojë. Për më tepër informacione, duke qenë se është një çështje e brendshme, ju lutemi referojuni Federatës Shqiptare të Futbollit”.



PSE LIGA DHE JO FSHF

E keni parasysh kur një klub vonon qoftë edhe për 5 minuta një ndeshje futbolli dhe kalon menjëherë në vendim disiplinor dhe merr gjobë? Po. Kjo, për vetë faktin se është e papranueshme që të ketë një bojkot në futboll, në një garë e cila ka start të përcaktuar, axhendë të përcaktuar, kalendar të mirëpërcaktuar dhe në fund verdiktet finale. E kësisoj, në këtë logjikë ka të paktën dy arsye pse në këtë ballafaqim me qeverinë është Liga ajo që e ka marrë “flamurin” e protestës dhe jo drejtpërdrejtë FSHF. Së pari, kjo është për vetë kundërshtinë e bojkotit që ka në rregulloret dhe frymën e UEFA-s.

Një garë duhet me çdo mënyrë të zhvillohet dhe në fund të ketë fituesit që meritojnë të jenë atje brenda një kuadri rregulloresh. Juridikisht, FSHF-së nuk i lejohet që të nxisë bojkot dhe të dalë në kundërshti me direktivat e UEFA-s. Së dyti, me këtë veprim, po faktorizohet Liga. Në fund të të gjithë kësaj çështjeje, sido që të jetë vendimmarrja, Liga do të dalë e fituar. Pse? Sepse mori vëmendjen e munguar dhe krijoi një profil të caktuar për të tentuar që të shmangë çdo dyshim të ngritur për të deri më tani./Panorama Sport

LEXO TE PLOTE

La Liga

E kërkoi me ngulm Kuman, Barcelona arrin marrëveshjen me lojtarin holandez

Publikuar

-

Nga

Memfis Depaj do të jetë lojtari i ri i Barcelonës. Në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi, teksa marrëveshja mes klubit spanjoll dhe Lionit që zotëron kartonin e lojtarit është arritur.

 



Gazeta e madhe holandeze, “De Telegraaf” shkruan se Barvelona ka arritur marrëveshjen për transferimin e Depajit për shifrën e 25 milionë eurove. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.

Kujtojmë se sulmuesi holandez është një dëshirë e madhe e trajnerit të katalanasve, Rnald Kuman, i cili i kishte kërkuar drejtuesve të bënin të pamundurën për ta afruar dhe tani gjithçka duket se është mbyllur.

LEXO TE PLOTE