Connect with Us

Besa Shahini dha dorëheqje apo u shkarkua nga Rama?!/ Balla: Pak rëndësi ka

Politikë

Besa Shahini dha dorëheqje apo u shkarkua nga Rama?!/ Balla: Pak rëndësi ka

Publikuar

-

Do të jetë ministër i Brendshëm?/ Balla jep përgjigjen e prerë: Emri im përflitet…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar ndryshimet në qeveri që ndodhën dje, ku në vend të ministres së Arsimit Besa Shahini u emërua deputetja Evis Kushi.

Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, Balla u tregua i rezervuar ndërsa shtoi se; “Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka.”.

“Ajo që është e rëndësishme që të themi për publikun është se cikli për reformën në ministrinë e Arsimit do të vazhdojë. Implementimi i reformave do të vijojë me një hov të ri dhe efektiv me ministren e re, zonjën Kushi. Ajo që është më rëndësi është se ne e kaluam testin e djeshëm, atë të ditës së parë të shkollës. Po ndiqja dje në darkë për disa vende fqinje, dhe problematikat e hasura, në vendet si Italia ishin. Duhet të kemi fokusin, dhe zonja Kushi, ka rol të rëndësishëm, për fillimin e vitit të ri akademik. Pasi dhe ai është me rëndësi”, u shpreh Balla në studion e “Opinion” në News 24./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka virus që e ndalon rininë”/ Paralajmëron Kryemadhi: Do ndryshojë realiteti monstruoz

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka virus që e ndalon rininë”/ Paralajmëron Kryemadhi: Do ndryshojë realiteti monstruoz

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me gjimnazistet e LRI-së Tiranë, që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 2021.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi paralajmëroi se nuk ka virus që e ndalon rininë shqiptare për të ndryshuar këtë realitet monstruoz.

Gjithashtu, ajo tha se LSI është partia e të rinjve dhe tashmë është koha të ndryshojmë këtë realitet të hidhur që ka mbjellë Rilindja në Shqipëri.

Të rinjtë janë shpirti dhe drita e syve të familjeve tona. Dëgjoj me vëmendje dhe me pjesën më të madhe të tyre jemi takuar. Pyetja që bëjmë herë pas here është; sa nga ju duan që të ikin në Shqipëri? Mungesa e arsimit cilësor, e perspektives, e një page të mirë paguar, e shumë gjerave të tjera që ka sot nevojë një njeri, jo vetëm shkollën, janë arsyet. A ka zgjidhje kjo situatë?

LSI është partia e të rinjve, iu ka dhënë dorën të rinjve, që janë sot krenaria e kësaj partie dhe fuqia e saj. S’i përdorim të rinjtë si dekor, të bëhesh sot pjesë e vendimmarrjes, do të thotë të kesh vizion.  Sot këtu nga korpusi i Universitetit të Tiranës, në sheshin Nënë Tereza, ku me bekimin e saj, të urojë të rinjtë, familjet tuaja, që të ndriçojë mendjen dhe zemrat, që të ndërtoni familjet në Shqipëri.

LSI do të jetë foltorja juaj për të marrë vendimet tuaja. Me djem dhe vajza si ju që ëndërrojnë të jenë evropiane në vlera dhe standard jetese, në cilësinë e mënyrës së jetesës, për të krijuar më shumë.

Evropa nuk është kulla që zaptohen dhe pastrojnë paratë e drogës në Shqipëri. Por është arsim cilësor, shëndet dhe kujdes i politikës për qytetarët e saj. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndryshuar këtë realitet të hidhur. S’ka virus që e ndalon rininë shqiptarë për të ndaluar këtë realitet monstruoz”.-tha Kryemadhi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tallja me shqiptarët/ Kush janë 27 emrat e “listës Basha”

Publikuar

-

Nga

Ekskluzive/ Zbulohet kur del lista e kandidatëve të PD për deputetë

Pas disa shkrimeve të bëra nga CNA.al dhe reagimeve të forta në opinionin publik në lidhje me listat e kandidatëve të Lulzim Bashës, dje komisioni i ka dërguar kryesisë 326 emrat, nga të cilët PD-ja ka publikuar 27 të kualifikuar, nga 140 emra që do ketë lista në rang kombëtar.

Pra, vetëm 26% e totalit të listës së kandidatëve është shpallur. Që me shumë gjasa kjo do jetë edhe lista fituese, ashtu siç CNA.al ka deklaruar, se në zgjedhjet e vitit 2021, Basha do garojë me listën e vitit 2017 dhe me disa arnime dhe modifikime, për të justifikuar bëmat dhe gjëmat e tij.

Medias iu hodhën si “kocka” për t’u shqyer një listë emrash që nuk vlen asgjë. Disa emra qesharakë, pa aktivitet politik në parlament, apo njerëz të dalë në pension politik dhe të rinj, që më shumë sesa karriera ishin të konsumuar nga papërgjegjshmëria politike dhe egoizimi dhe protagonizmi i tepruar.

Në listën prej 27 emrash, të rinj janë Alfred Rushaj, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Ivi Kaso, Tomor Alizoti. Apo edhe emrat e Fatbardh Kadillit dhe Enno Bozdos, të cilët kanë qënë sekretarë të Bashës dhe nuk u vendosën në listën e 2017-ës, por tashmë vihen si emra pas pazareve të bërë me kreun demokrat, për t’u rizgjedhur ai si kryetar i PD-së, në fushatën qesharake me Eduard Selamin.

Lista ka disa emra, të cilët në fakt janë pjesë e “elitës” 7-vjeçare të Lulzim Bashës, por që nuk u vendosën në listën e 2017-ës, dhe risi mund të quhet vetëm Alfred Rushaj, i cili është dhe drejtor i fushatës. Ndërkohë që emrat e tjerë nuk thonë asgjë.

Kjo, pasi Belind Këlliçi është kreu i FRPD-së, Ina Zhupa është zëdhënëse e PD-së. Arben Ristani ka qënë Sekretar i Përgjithshëm dhe pjesë e listës së kandidatëve në 2017, pavarësisht se nuk fitoi.

Pa folur më tej për Kreshnik Çollakun, ish-kryetar departamenti, apo sekretarin tjetër, Ervin Minarolli.

Risia e vetme e listës është Tomor Alizoti, i cili në fakt sërish nuk bën përshtypje sepse është anëtar i kryesisë së PD-së.

Edhe Arben Kashahun që mund të ishte surpriza e listës e kanë hequr.

Arben Kashahu

Pra, në një listë me 27 emra nuk gjen asnjë vlerë të shtuar të një gare me 3600 kandidatë, përveç Rushajt, sekretarëve të djeshëm të Lulzim Bashës, shtuar me sekretarët e rinj.

Një betejë disa mujore në bazën e PD-së, për të konfirmuar anëtarët e kryesisë dhe sekretariatet në një garë për deputetë. Dhe ata që kishin lënë kokën mënjeanë në 2017, tani do ta kenë brenda “torbës” dhe listës së Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  “I beri fushatë Ristani, e arrestojnë për korrupsion”

LEXO EDHE:  Shtrëngimi i masave në Kodin Penal/ Balla apel grupeve parlametare të mbështesin ndryshimet

Kësaj liste prej 27 vetash, do t’i shtohen më tej edhe disa emra nga kryesia, por mesa duket këta do jenë drejtuesit kryesorë në qarqe dhe pjesa e listës fituese në zgjedhje.

E në rast se në 2017, PD-ja ka marrë 42 mandate, nga 326 emra të publikuar nga komisioni, dje Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, ka dhënë vetëm 27 emra. Këtyre emrave, po t’iu shtojmë atë të Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe disa personalitete të tjera të PD-së, përqindjen e grave, përfaqësimin e FRPD-së, e kështu me radhë. Do të thotë se lista fituese në shumë qarqe, ashtu siç CNA.al ka paralajmëruar, është e vendosur.

Dhe është pikërisht kjo listë që ne kemi publikuar kohë më parë, me disa ndryshime fare të vogla.

Nga ana tjetër shikojmë se nuk ka një ripërtëritje dhe vlerë të shtuar të listës së kandidatëve. Është shpikur “lista kombëtare”.

Kësaj liste veç përfaqësimit që ne përmendëm më lart I mungojnë edhe aleatët, por edhe disa personazhe që do të shtohen nga Lulzim Basha.

Pra, menjëherë do të kemi një grumbull njerëzish që nuk thonë asgjë, sepse prej shtatë vitesh kanë qënë aty. Kanë qënë ata që kanë bërë fushatën e vitit 2017. Kanë qënë nivelet e dyta të zyrtarëve të qeverisjes së Berishës, apo të tretat, që nuk mundën kurrë të shkëlqenin në atë kohë.

Pra, Lulzim Basha dhe komisioni “Ruli” po vinë me një listë, ashtu siç ne e kemi përmendur shpesh, ku dështakët e nivelit të dytë dhe nivelit të tretë, do t’i hidhen si luftëtarë frontal, kundër Rilindjes.

Të paktën këta emra që janë publikuar deri tani nuk i thonë asgjë publikut. Mund të quhen “pushteti i vjetër”, opozitë e vjetër, apo thjeshtë të lodhurit e Lulit, që mbajnë gjallë atë në krye të PD-së. Asgjë më shumë sesa kaq nuk thotë lista me 27 emra, nga 326 që ka cuar komisioni “Ruli” tek kryesia./ CNA.al

Imoraliteti i listës/ Disa pyetje që duan përgjigje nga Basha dhe komisioni “Ruli”

Basha pranon publikisht se listën e kandidatëve e ka gati

Ruli konfirmon CNA.al/ Hiqen 30% e listës së 2017

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali me dhënien e nënshtetësisë/ Bamir Topi dhe Bujar Nishani nxjerrin “zbuluar” Metën

Publikuar

-

Nga

Gazetari Adriatik Doçi, ka hedhur sërish akuza të forta në drejtim të presidentit Ilir Meta, për të cilin thotë se u ka dhënë nënshtetësi këngëtarëve të dasmave dhe tallavasë, njerëzve të mejhaneve, krimit, korrupsionit etj., sikur të ishin heronj dhe asete kombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari risjell në vëmendje dy ish-presidentët paraardhës, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Sipas tij, në 10 vjet Bamir Topi dhe Bujar Nishani kanë dhënë 76 nënshtetësi shqiptare VIP në ‘kokën e tyre’. Ndërsa Ilir Meta, në 3 vite, ka dhënë 419 nënshtetësi në kokën e tij.

Për ta kuptuar sa më thjeshtë: Në 10 vjet Bamir Topi dhe Bujar Nishani kanë dhënë 76 nënshtetësi shqiptare VIP në ‘kokën e tyre’.

Në 3 vite, Ilir Meta ka dhënë 419 nënshtetësi në kokën e tij.

Bëhet fjalë vetëm për nënshtetësitë e veçanta, si përjashtim nga ligji, për interes kombëtar, pa propozim dhe pa plotësuar kriteret, parashikuar në pikën 7 të nenit 9 të ligjit të ’98.

Topi-Nishani u kanë dhënë nështetësi të tilla personaliteteve si; Adem Demaçit, Majlinda Kelmendit, Eliza Dushkut, James Belushi etj.

Ilir Meta u ka dhënë nënshtetêsi këngëtarëve të dasmave dhe tallavasë, njerëzve të mejhaneve, krimit, korrupsionit etj., sikur të ishin heronj dhe asete kombëtare.

Investigimi tregon se Meta ka përdhosur Kushtetutën, Presidencën dhe ligjin, duke cenuar sigurinë kombëtare dhe madje provokuar bllokimin e procesit të integrimit (do dalin letrat).

Po pse? Çfarë e ka shtyrë?

Sa euro është paguar për të marrë një nështetësi?

Kush i ka bërë letrat?

Kush është sekseri?

Sa ka marrë Meta për të firmosur?

Letrat janë aty. SPAK, zgjohu!”-shkruan gazetari./ CNA.al

Emrat-Skandali me nënshtetësinë/ Meta paraqiti si ‘heronj’ 382 zyrtarë e biznesmenë të dënuar e akuzuar për vrasje, mashtrime, vjedhje dhe falsifikime

LEXO TE PLOTE