Connect with Us

Basha kopjon Biden/ Trump e tall

Politikë

Basha kopjon Biden/ Trump e tall

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha në fushatën e tij duket fiks sikur po kopjon Joe Biden, i cili duke qënë se nuk artikulon mirë përpiqet të mos dalë shpesh në publik dhe të mos flasë. Kompanitë që i kanë organizuar fushatën dhe trupa e tij e propagandës ka zgjedhur që ai të dalë më pak në publik, të flasë më pak, të ketë më pak debate, të shfaqet më pak në turma me fjalime të gjata apo me qëndrime në debate televizive.

Kështu presidenti Donald Trump është tallur duke thënë se për shkak të koronës, duket se është fshehur dhe nuk është përfshirë shumë në fushatën zgjedhore, megjithëse është kandidat për president dhe rivali kryesor i presidentit Donald Trump.

Njësoj si Biden është edhe Luli në Shqipëri, vetëm me një ndryshim.

Biden, sipas presidentit Trump fle gjumë dhe dihen defektet e tij në artikulim, kurse Luli nuk del në publik i këshilluar sepse sa herë shfaqet flet budalliqe e pastaj do të duhen muaj të tërë për t’i korrigjuar.

Ka gënjyer kaq shumë, ka thënë kaq shumë idiotësi, sharlatanizma, gënjeshtra publike, është tallur kaq keqazi sa askush nuk e beson më.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump i kërkoi Ukrainës të hetonte rivalin Biden

Në fakt është krahasim i pa qëndrueshëm ky mes Bashës dhe Biden, se Basha të ishte një “Biden” diçka do të ishte, por e përdorim për këtë çështjen e gjumashit, të artikuluar nga presidenti Trump dhe Luli për gjumë ia kalon të gjithëve.

Të ishte pak “Biden” mirë do kishte qënë. Por, në fakt Luli është një gjumash alla shqiptar i korruptuar, i djallëzuar dhe një pazarxhi i fëlliqur në shërbim të Edi Ramës, që nuk i duhet tashmë as dreqit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shkëputet edhe një yll”/ Tritan Kalo mesazh prekës për mjekun që humbi jetën nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Tendencë rizgjimi të rasteve me COVID-19/ Tritan Kalo paralajmëron: Çfarë do ndodhë nga tetori deri në prill

Një mjek i qendrës shëndetësore në Lushnjë, Muharrem Xhepexhiu, 64 vjeç humbi jetën pasi ishte infektuar me Covid-19.

Xhepexhiu mësohet se ndërroi jetë në Spitalin Infektiv, pavarësisht ndihmës së stafit mjekësor. Së fundmi ka qenë mjeku Tritan Kalo ai i cili ka bërë një dedikim prekës për humbjen e mikut të tij, që e quan “një yll mantelbardhë”.

“Kohë kovidiane….Shkëputet edhe një “yll” nga konstelacioni i YJEVE MANTELBARDHË, që punuan e jetuan një jetë përpjekjesh për të mbrotjur dhe shpëtuar jetë…..Jetën e gjithkujt që besoj e vijon të besojë në Ndërgjegjen, Pasionin, Punën dhe Përkushtimin e pjestarëve të Armatës sonë të mantelbardhëve…E nisëm së bashku rrugëtimin në 1 Shtator 1976 në shtigjet e thepisura të Mjeksisë…
Në 64 vitet e jetës tënde punove pa rreshtur dhe ti na dhe shëmbullin më të mirë të mundshëm të një djali, një burri e një mjeku të përkorë… Ishe dhe mbete një Hysgjokas, Lushnjar, Shqiptar punëmadh, fjalëpakë, shok, mik e prind shëmbullor…I pabesi dhe jetëmarrësi infeksion nga Sars-Cov2/Covid-19, t’a ndërpreu këtë rugëtim në rradhët tona të Mantelbardhëve më 27 Tetor 2020….
U Prehsh në Paqen e përjetëshme Dr. Muharrem Xhepexhiu…Krenar që të kisha dhe do të kem kurdoherë një mik zemre!!!”– shkruan Kalo në postimin e tij në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmi i RD ndaj partive të reja/ Ironizon gazetari: Duket si burri që përflet ish-bashkëshorten

Publikuar

-

Nga

Gazetari Fatos Hakorja, ka reaguar në lidhje me sulmet publike, që gazeta Rilindja Demokratike, ka bërë ndaj Jozefina Topali, Astrit Patozit, Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit.

Në një postim në rrjetet sociale, Fatos Hakorja shkruan se tashmë këta persona janë ndarë nga PD prej kohësh dhe secili prej tyre ka jetën e tij politike.

Po ashtu ai ironizon sulmet e RD-së, ndërsa shkruan se këto janë si historia e një burri që përflet nëpër tavolina ish-bashkëshorten.

PD, Topalli e Patozi janë ndarë prej kohësh.

Secili prej tyre kërkon jetën e vet politike.

Ndaj Ky sulm i njërës palë ndaj të tjerëve është si historia e atij burrit të divorcuar që përflet ish-bashkëshorten në tavolinat e shokëve, për shkak se ajo po jeton një jetë krejtësisht të sajën.

P.s: ndonjë tjetër në foto, në mos kukull, mund ta etiketoniit si marionetë, sepse ka bërë lojën e mazhorancës që nga dita e djegies së mandateve dhe e ka mbështetur atë me votë e me akte të tjera politike e publike.”-shkruan gazetari Fatos Hakorja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vidhnin automjete luksi në BE/ Arrestohen 17 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Një operacion i organizuar nga EUROPOL në 22 vende ka çuar në pranga 17 persona mes të cilëve edhe shqiptarë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin automjete luksi në vendet e BE. Ky operacion u përqendrua në pikat e kalimit të kufirit dhe aktivitetet brenda 17 vendeve të BE dhe 5 të Ballkanit Perëndimor.

Në bashkëpunim me prodhuesit, oficerët e kontrollit kufitar në kufirin e jashtëm të BE parandaluan kontrabandimin e shumë automjeteve të vjedhura jashtë vendit. Policia greke arriti të ndalon 15 automjete nga kompanitë me qira të cilat grabitësit u përpoqën t’i nxirrnin jashtë Bashkimit Europian.

Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit për parandalimin e vjedhjes së makinave, autoritetet kapën edhe 2985 emigrantë të paligjshëm gjatë rrugës për në BE përmes rrugëve tokësore dhe detare. Vendet kryesore të destinacionit të emigrantëve ishin Gjermania dhe Italia. FRONTEX ngriti një Qendër Koordinimi në selinë e saj në Varshavë, ku oficerë nga vendet pjesëmarrëse shkëmbyen informacione./CNA.al

LEXO TE PLOTE