LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha zbulon serinë e vrasjeve/ Shënjestra dhe konflikti mes familjeve pas prishjes së pazareve

15 Shtator 2020, 18:46, Kronika CNA
Artan Hoxha zbulon serinë e vrasjeve/ Shënjestra dhe konflikti mes

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbrëmjen e sotme zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Ndërkohë që policia ka raportuar se dyshohet për hakmarrje, Hoxha tregoi se atentai i sotëm lidhet me një sërë vrasjesh.

Gazetari tha se këtu kemi të bëjmë me dy fise që janë futur në një konflikt dhe po vijojnë hakmarrjen edhe sot e kësaj dite për prishje të pazareve të drogës.

Sipas tij, atentati i sotëm është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar.

?Është historia e disa atentateve në Shqipëri dhe jashtë saj, kryesisht në Mirditë, ku përfshihet ai me snajper ku u ekzekutua Kastriot Reçi. Kjo është seria e radhës e një seriali.

Brenda këtij harku është vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, më pas e Armando Gjinit, dhe nga krahu tjetër është vrarë Gaspër Reci në Romë dhe Kastriot Reçi pronar i medias në Lezhë dhe ajo ngjarje bëri shumë bujë. Është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Pse e kanë vendosur ta bëjnë aty? Për shumë arsye, mesazhi që duhan të përcojnë, ?se ne të vrasim kudo që të jesh?.

Kemi të bëjmë me një seri vrasjesh që kanë ndodhur në Belgjikë, Romë, Rrëshen, Tiranë. Duket sikur Hamasi është duke qëruar hesapet. Kemi të bëjmë me dy fise, dy familje të mëdha të cilat janë futur në një konflikt që e di e gjithë dynjaja dhe ne mbledhim kufomat.

Kreshnik Gjini është vrarë në Belgjikë, Armando Gjini në Rrëshen, Kastriot Reçi u godit me snajper, Gaspër Gjini në Romë. Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur. Fakti që jemi para fushatës nuk e favorizon zbulimin e ngjarjes, pasi policia ngarkohet me ngjarje të tjera?, tha gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga