Connect with Us

Akuza për plagjiaturë/ Flet ministrja e ardhshme e Arsimit: Mendova se provimet për mua mbaruan…

Aktualitet

Akuza për plagjiaturë/ Flet ministrja e ardhshme e Arsimit: Mendova se provimet për mua mbaruan…

Publikuar

-

Akuza për plagjiaturë/ Flet ministerja së ardhshme të arsimit: Mendova se provimet për mua mbaruan…

Akoma pa u dekretuar nga presidenti Meta, ndaj ministers së ardhshme të Arsimit Evis Kushi, janë hedhur akuza se ajo është e përfshirë në plagjiaturën e një teksti shkencor.

Ajo thekson faktin që ky për të është një provim shumë i vështirë për të, por bie në pah fakti se nuk mohon akuzat për plagjiaturë dhe gjithashtu nuk jep asnjë argument  mbrojtës.

“Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent, mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë’, shkruan Kushi, por nuk mohon akuzën”, shkruan ajo.

Me anë të një stausi në rrjetet sociale, ajo shkuan se se synimi i saj si ministre e Arsimit për gjithë Shqipërinë është që të nderojë qytetin e saj Elbasanin, PS-ë dhe Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Ben Blushi uron marrëveshjen/ Urime Lul u bëre zëvendës-kryeministër i Edit

‘”Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve”, përfundoi ajo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi i përgjigjet Ramës/ Nuk ka shqiptar që s’e di, kandidatët i zgjedh në bashkëpunim me krimin

Publikuar

-

Nga

Votat e administratës, PD nis monitorimin/ Zbulohen porositë e Bardhit për degët

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili quajti zgjedhjet brenda partisë një farsë.

Bardhi shkruan se shqiptarët e dinë se Rama kandidatët e tij ia zgjedh krimi duke theksuar se “për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij”.

“Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti merr kthesë të papritur/ Nga nesër nisin reshjet e dëborës

Publikuar

-

Nga

Moti merr kthesë të papritur/ Nga nesër nisin reshjet e dëborës

Reshjet e shiut tashmë janë bërë prezente në pjesën jugore të vendit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar.

Në orët e mbrëmjes e deri në orët e mëngjesit të ditës së Premte reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më intensive reshjet pritet të jenë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD-së: Rama së bashku me “gëzimin” humbi edhe fillin

LEXO EDHE:  Video/ Basha: Rama pranë çadrës së opozitës, akt i ulët provokativ

Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme por do të humbasin intensitet.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se në Veri-Verilindje, në majat e maleve reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Era parashikohet të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 8°C deri në 16°C

zonat e ulëta 13°C deri në 22°C

zonat bregdetare 14°C deri në 22°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ursula von der Leyen largohet menjëherë nga Samiti i BE/ Zbulohet shkaku

Publikuar

-

Nga

Ursula von der Leyen largohet menjëherë nga Samiti i BE/ Zbulohet shkaku

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, është larguar nga samiti i BE dhe është vetëizoluar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja e KE, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, informon se një person nga zyra e saj ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ursula von der Leyen deklaron se ajo vetë ka dalë negative, por thekson se po largohet menjëherë nga Këshilli Evropian si masë paraprake.

LEXO EDHE:  Rama dënon dhunën ndaj mjekëve/ Pranon korrupsionin në shëndetësi

LEXO EDHE:  Ben Blushi uron marrëveshjen/ Urime Lul u bëre zëvendës-kryeministër i Edit

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime të përparme ka dalë pozitiv në COVID-19 këtë mëngjes. Unë vetë kam rezultuar negative. Sidoqoftë si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vetëizolim”, shkruan ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE