LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A mundet Kina ta kthejë Evropën kundër Amerikës?

15 Shtator 2020, 06:20, Blog CNA
A mundet Kina ta kthejë Evropën kundër Amerikës?

Nga Andrew A.Michta ?The Wall Street Journal?

Një nga hilet që përdorin vendet që konkurrojnë me fuqitë e tjera të mëdha, është që të joshin aleatët e kundërshtarit, dhe t?i kthejnë ata në shërbimin të interesave të tyre. Në vitin 1972, Riçard Nikson kreu një vizitë në Pekin, një nga lëvizjet më të guximshme dhe efektive në historinë e politikës së jashtme të SHBA-së.

Në atë kohë Pekini ishte një lojtar rajonal dhe një fuqi bërthamore, por asfare afër një rivali  të afërt të SHBA-së ose Bashkimit Sovjetik. Nikson e ktheu Kinën në një levë të ndikimit amerikan në Azi. Ne jemi tashmë gati të zbulojmë se sa mirë mund ta luajë këtë lojë strategjike vetë Pekini.

Të hënën Bashkimi Evropian dhe Kina mbajnë një samit virtual ? që para pandemisë ishte planifikuar si një samit në Lajpcig të Gjermanisë – që synon nxitjen e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse për Investimet BE-Kinë.

Ky pakt do të përcaktojë parametrat e tregtisë, adresimin e çështjeve të subvencioneve kineze dhe mbrojtjen e të drejtave evropiane të pronësisë intelektuale, dhe nëse kancelarja gjermane Angela Merkel do të ketë sukses, do të përcaktojë rolin e Kinës në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Deri më tani gjatë negociatave, Pekini i ka rezistuar shumë çështjeve të ngritura nga BE, sidomos për subvencionet. Por ka shenja se kinezët mund të bëhen më tolerantë. Takimi i nivelit të lartë ndodhi vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, dhe u pa nga kinezët si mundësia më e mirë e Xi Jinping për të krijuar një pykë midis SHBA-së dhe Evropës në lidhje me tregtinë.

Për komunitetin evropian të biznesit, qasja në tregun aziatik shihet si thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike të BE-së. Pasja e një traktati me Pekinin do të ndihmonte – të paktën në teori ? në mbrojtjen e pronës intelektuale evropiane, dhe parandalimin e blerjes së plotë nga kinezët të kompanive të brishta evropiane.

Evropa ka qenë prej vitesh një element qendror në strategjinë globale të Pekinit. Rreth 75 për qind e importeve evropiane vijnë nga deti, me rrugën e sipërme të Atlantikut të Veriut që është thelbësore. Ndërkohë Kina ka qenë agresive në blerjet e aksioneve në portet kryesore Evropiane.

Më e rëndësishmja, përmes Nismës së Brezit dhe Rrugës, dhe investimeve të saj, Kina ka synuar krijimin e një zinxhiri alternativ furnizimi të vendeve në të gjithë Evropën dhe Azinë.

Lojë përfundimtare e Pekinit, është ajo që unë e quaj ?përmbysja globale? e flukseve tregtare të vendosura, të cilat aktualisht favorizojnë rrugët detare, një strukturë që mbështetet tek fuqia detare e SHBA-së.

Nëse Kina mund të zhvillojë një zinxhir furnizimi ndër-euroaziatik dhe ta mbrojë atë, ajo nuk do të ketë nevojë më të përputhet me Amerikën në fushën detare. Dhe ky do të ishte një ndryshim themelor në tregtinë globale dhe shpërndarjen e fuqisë globale.

Kina mund ta bëjë këtë pasi deri më tani Uashingtoni ? që e sheh Kinën si një sfidë ekonomike dhe ushtarake të rendit të parë – nuk ka qenë në gjendje të bindë evropianët që ta shohin Pekinin si diçka më të rrezikshme sesa thjesht një problem ekonomik.

Udhëheqësit evropianë po shqetësohen gjithnjë e më shumë për presionet e kinezëve, por ata nuk duan të hyjnë në një aleancë me SHBA-në kundër Pekinit. Nëse vijojnë të ekzistojnë kushtet aktuale, dhe Kina do ketë mundësi të krijojë një pykë midis SHBA-së dhe Evropës, marrëdhëniet normale trans-atlantike do të jenë diçka që do i përkasë së kaluarës.

Një ndryshim i tillë do ta shndërronte Evropën nga porta trans-atlantike drejt Euroazisë në fundin e një zinxhiri furnizimi euroaziatik të kontrolluar nga kinezët, duke i dhënë mundësi Pekinit që të dominojë përfundimisht Evropën dhe të synojë hegjemoninë globale.

Strategjia e Kinës ndaj Evropës e ka edhe një përbërës ushtarak. Flota e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, ka ndjekur aktivisht synimin e depërtimit në portet evropiane, veçanërisht në Mesdhe dhe Detin e Zi. Ajo ka kryer stërvitje të përbashkëta me Marinën Ruse dhe BE-në, duke filluar nga viti 2018, kur përfundoi stërvitjen e saj të parë detare me Forcën Detare të BE-së në Gjirin e Adenit.

Kina zotëron aksione në shumë porte në Mesdhe, përfshirë Greqinë, Spanjën, Egjiptin, Italinë dhe Marokun, ndërsa marina kineze ka një bazë mbështetëse në Xhibuti, duke u pozicionuar si duhet për të projektuar më thellë në Afrikë fuqinë e vet.

Marina kineze ka depërtuar edhe në Baltik, teksa po investon në Arktik, përmes një tenderi për një anije akullthyese që furnizohet me energji bërthamore 33.000-tonëshe, dhe ka në plan të ndërtojë 4 aeroplanmbajtëse me energji bërthamore deri në vitin 2035.

Kina e sheh Evropën si një rajon, pasuria dhe teknologjia e të cilës mund të shfrytëzohen për të pasur avantazh ndaj SHBA-së. Evropa është një objektiv tërheqës:Kontinenti është i dëshpëruar për qasje në tregje dhe para të gatshme, teksa ekonomia po përpiqet të rimëkëmbet nga pandemia aktuale.

Me Rusinë si një kërcënim për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në krahun e NATO-s, Pekini ka gjithashtu mundësinë të shfrytëzojë përçarjet brenda Evropës. Rritja e antiamerikanizmit në disa vende, do ta bëjë të vështirë arritjen e një konsensusi për kërcënimet, ndërsa rreshtimi midis Pekinit dhe Moskës mund të thellojë copëtimet në Evropë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me SHBA.

Gjendja e dobët e marrëdhënieve SHBA-Evropë, sidomos marrëdhëniet gjithnjë e më të diskutueshme midis Uashingtonit dhe Berlinit, i jep Xi Jingping mundësinë për të bërë ?Niksonin? në mënyrën e tij. Uashingtoni duhet t?i kushtojë vëmendje pasojave të samitit BE-Kinë./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga