Connect with Us

Zyrtare/ Mbrojtësi 22-vjeçar largohet nga Teuta

Sport

Zyrtare/ Mbrojtësi 22-vjeçar largohet nga Teuta

Publikuar

-

Te Teuta përveç afrimeve në skuadër, po punojnë edhe për spastrimet. I fundit që është larguar nga skuadra durrsake është mbrojtësi Kenan Hrljiç.

Boshnjaku ka ndërpresë kontratën me Teutën dhe tani është një lojtar i lirë për të gjetur skuadër të re. 22-vjeçari u bashku me Teutën në merkaton e janarit, por aventura me durrsakët ka zgjatur shumë pak.

Njoftimi i klubit:

KF Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Kenan Hreljic . Boshnjaku ka ndërprerë sot marrëveshjen me Teutën. Klubi falënderon Kenan Hreljic për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Telushi prezantohet te skuadra e re, mesfushori vishet bardhezi

Publikuar

-

Nga

Pasi ishte zyrtarizuar nga Kukësit, tashmë Bruno Telushi është prezantuar te skuadra e Neftçi Baku në Azerbajxhan.

Mesfushori ka firmosur për një sezon me skuadrën azere, ku shpreson të tregojë një formë të mirë siç ka bërë në Shqipëri.

Vlonjati kaloi nga Partizani te Kukësi në merkaton e verës, por aventura e tij te verilindorët nuk zgjati as dy muaj, teksa i kërkoi klubit të kalonte në Azerbajxhan, aty ku i ofronin një pagë shumë të mirë financiare, e cila mësohet se do të jetë rreth 100 mijë euro në sezon.

LEXO TE PLOTE

Sport

Nga suksesi në Superligë te borxhet dhe abuzimet pafund, klubi i njohur drejt shkrirjes

Publikuar

-

Nga

Një ekip që prej një muaji nuk ekziston, madje as skuadra U-19, e cila mund të ishte edhe shpresa e vetme në Gjirokastër, të paktën që Luftëtari të prezantohej me një ekip sa për të qenë në garën e këtij sezoni. Por, nuk ka as ekip të parë e as U-19…

Por, në Gjirokastër ka gjyqe të humbura pa fund në dëm të klubit dhe janë fatura të kripura që sot po i vuan emri i Luftëtarit, të gjitha nga ish-drejteus dhe ish-zyrtarë që kanë abuzuar, madje duke paguar trajnerë, zv.trajnerë e trajnerë portierësh të huaj, apo dhe ish-lojtarë më shuma marramendëse, por që u kanë mbetur muaj pa ua dhënë sipas premtimeve dhe duket se FIFA- nuk ka kursyer bluiznjtë!

Pra, borxhe pa fund dhe duket se Luftëtari në të tilla kushte duket i falimentuar. Askush nuk po i jep zgjidhje situatës, qoftë afatshkurtër, apo dhe afatgjatë, ndërsa flitet se janë duke u zhvilluar procese gjqyësore….

Me shumë gjasa, Luftëtari mund të mos nga Kategoria e Parë, çka do të ishte fatale për një nga klubet me histori shumë të madhe në futbollin shqiptar dhe me kontribut lojtarësh në Kombëtare deri pak vite më parë, me Xhumbën, Haxhin e Bellain…

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Lajmi i shumëpritur/ Kombëtarja do të luajë me tifozë

Publikuar

-

Nga

Tifozët rikthehen në stadium. Pas një mungese të stërzgjatë prej pandemisë që ka pushtuar mbarë globin, më në fund u zhvillua një ndeshje e Kombëtares sonë me spektatorë.

Edhe pse në transfertë, Lituani-Shqipëri u zhvillua me dyer të hapura. UEFA ka vendosur që të lejohen vetëm 30% e kapacitetit në çdo impiant, gjë që ndodhi edhe dje.

Ajo që bëri përshtypje në stadiumin “LFF” në Vilnius, ishte distancimi i munguar. Hapësirë kishte me bollëk, por njerëzit u panë ngjeshur me njëri-tjetrin.

Ndonëse vendimi final i takon qeverisë së vendit tonë, nuk përjashtohet mundësia që në ndeshjet e nëntorit edhe sportdashësit kuqezinj të shohin më në fund futboll.

LEXO TE PLOTE