Connect with Us

Zuri vendin e Besa Shahinit/ Kush është Evis Kushi, deputetja që do të drejtojë ministrinë e Arsimit

Politikë

Zuri vendin e Besa Shahinit/ Kush është Evis Kushi, deputetja që do të drejtojë ministrinë e Arsimit

Publikuar

-

Mori postin e ministres së Arsimit/ Evis Kushi: Do bëj gjithçka të nderoj PS dhe Ramën

Prej disa ditësh CNA.al raportoi se kryeministri Edi Rama do të bënte ndryshime në qeveri dhe fill pas kësaj Besa Shahini tha se do të qëndronte deri në fund të mandatit.

Por sot, gjatë një videolive kryeministri Edi Rama lajmëroi largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe prezantoi zëvendësuesen e saj.

Evis Kushi është deputetja që do të drejtojë ministrinë e Arsimit. Kushi është nga Elbasani dhe ka kryer studimet e larta për Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

Në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, për Ekonomi Turizmi.

LEXO EDHE:  Donald Lu me urgjencë në zyrën e Ramës/A do zgjidhet kriza?

Deputetja mban titujt “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”. Ajo ka qenë pedagoge dhe në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat./ CNA.al

Besa Shahini “dëbohet” nga ministria e Arsimit/ Ja kush është deputetja që do e zëvendësojë

CNA.al paralajmëroi shkarkimin nga Rama/ Shahini justifikon largimin e turpshëm?

Lëvizja e papritur e Besa Shahinit/ Do largohem nga qeveria

Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

Ndryshimet në qeveri/ Lista me emrat që pritet të lëvizin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Publikuar

-

Nga

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Mbrëmjen e sotme presidenti Ilir Meta është pyetur për skandalin e nënshtetësive.

Meta pretendon se lajmet për nënshtetësinë janë krijuar nga mazhoranca për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve.

“Këta duan të heqin vëmendjen nga afera e incineratorëve, thelbi është ky që u thashë, për të fshehur këto skandalet, sajojnë një skandal se presidenti i ka dhënë nënshtetësinë një terroristi”, tha Meta.

Ndërkohë, teksa u pyet në emisionin “Zonë e Lirë” për futbollistin me precedentë penalë, Kreu i Shtetit deklaroi: “Ai ka marrë konfirmimin nga institucioni përkatës. Të kalojmë tek personi në fjalë, Gjykata Themelore e Prishtinës thotë se nuk është i dënuar. Për këtë person është dhënë konfirmimi përmes dokumentit që nuk përbën problem për sigurinë kombëtare, dokumenti që tregon se nuk ka probleme penale është marrë për herë të dytë. Ka marrë konfirmimet, verifikimet, nënshtetësinë nuk e jep presidenti, por Presidenti nxjerr dekretin. Nënshtetësinë e jep ministria e Brendshme, ministria atje nëse ka diçka që nuk shkon, duhet ta thotë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Publikuar

-

Nga

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Presidenti Ilir Meta i është kthyer ashpër gazetarit Arian Çani, teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.

Në një moment, Çani i ndërpreu fjalën Metës, ndërsa ky i fundit ngriti akuzat e rënda se gazetarin e kanë paguar që të mos e lërë Kreun e Shtetit të flasë për çështje serioze.

Çani e mohoi këtë gjë, por Meta insistoi se moderatori po e ndërpret që të mbajë relata të mira me kryeministrin Edi Rama.

Debati:

Ilir Meta: Më lër more të flas, s’të pëlqen ty tani biseda…?

Arian Çani: Më lër ti tani, më duhet të menaxhoj kohën, jam i detyruar…

LEXO EDHE:  Basha ngul këmbë për propozimet e PD/ “Kryeministri t’i adaptojë pa humbur kohë, nuk janë shpikje”

LEXO EDHE:  Basha ngul këmbë për propozimet e PD/ "Kryeministri t'i adaptojë pa humbur kohë, nuk janë shpikje"

Ilir Meta: Po jo ore ke marrë porosi ti tani, në telefon…që ‘ndrëprite atë kur të flasë për gjëra serioze’. Lëri këto tani..

Arian Çani: Unë e kam bërë këtë?

Ilir Meta: Eee ti, lëri këto tani, se e di unë, çdo njeri ka dëshirë të ruajë disa relata.

Arian Çani: Ma fute dhe mua plak?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i bën qejfin vetes/ Jam flori e shkuar floriri

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Jam flori e shkuar floriri

Presidenti Ilir Meta është vënë përpara një sërë pyetjesh mbrëmjen e sotme, lidhur me situatën aktuale në vend.

Por në një moment vendin e moderatorit Arian Çani në “Zonë e Lirë” e ka zënë aktori Rezart Veleshnja, i cili i ka drejtuar një sërë pyetjesh Kreut të Shtetit.

Të gjithë thonë që je djalë floriri, je dakord me këtë?”, ishte pyetja që i drejtoi Veleshnja, ndërsa Kreu i Shtetit nuk hezitoi.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Kryemadhi: Nuk do të lejohet Kryeministri të…

LEXO EDHE:  Donald Lu me urgjencë në zyrën e Ramës/A do zgjidhet kriza?

Unë jam flori e shkuar floriri”, u përgjigj Meta shkurtimisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE