Connect with Us

Zjarr i madh jashtë burgut të Fushë-Krujës/ Flakët rrezikojnë të depërtojnë edhe brenda ambienteve

Kronika

Zjarr i madh jashtë burgut të Fushë-Krujës/ Flakët rrezikojnë të depërtojnë edhe brenda ambienteve

Publikuar

-

Zjarr i madh në kënetën e Dervenit/ Rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka rënë në ambientet e jashtme të burgut të Fushë- Krujës.

Zjarr i është vënë shkurreve jashtë burgut, dhe tashmë rrezikon edhe godinën.

Kjo është hera e dytë në pak kohë që bie zjarr në afërsi të burgut, ndërsa ende nuk ka autor.

Zjarrëfikëset e Krujës po mundohen të kontrollojnë flakët për të mos depërtuar deri në ambientet e brendshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mbajtja e maskës në rrugë/ Policia gjobit 171 qytetarë “të pabindur”

Publikuar

-

Nga

Mbajtja e maskës në rrugë/ Policia gjobit 171 qytetarë “të pabindur”

Punonjësit e Policisë kanë zhvilluar kontrolle në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë kontrolleve është konstatuar që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre.

Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë vendosur edhe gjoba për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat dhe as nuk i kishin ato me vete.

Në të gjithë vendin janë vendosur 171 masa administrative gjobë, me vlerën 3.000 lekë secila.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” profesori i njohur/ Populli në burg, ose dhunuesit

LEXO EDHE:  Digjet makina në Korçë/ Ndodheshin brenda tre persona

Shërbimet e Policisë do të jenë prezente çdo ditë, në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin dhe në rast se do konstatojnë qytetarë që nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse, do të marrin masat administrative sipas Aktit Normativ.

Ndërkaq, policia falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të mos tregohen neglizhentë duke i mbajtur maskat në duar dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e efektivëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

61-vjeçari bie nga çatia e shtëpisë/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

61-vjeçari bie nga çatia e shtëpisë/ Dërgohet me urgjencë në spital

Një 61-vjeçari, është rrëzuar aksidentalisht nga çatia e shtëpisë së tij në Paskuqan, duke marrë lëndime.

Sipas njoftimit të policisë ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i poliicisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Halit Haxhia” në Paskuqan, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi I.D., 61 vjeç, i cili është dërgur menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. ​

LEXO EDHE:  “Shpërthen” profesori i njohur/ Populli në burg, ose dhunuesit

LEXO EDHE:  Zjarr në afërsi të Llogarasë/ Rrezikohet hyrja e parkut

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati ndaj shefit të policisë bashkiake/ Vetëdorëzohet autori 19-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Foto-I bëri atentat familjes së shefit të policisë bashkiake/ Kush është autori 19-vjeçar

Ditën e sotme është dorëzuar në polici Ilirjan Hasanaj, i riu që qëlloi me armë drejtorin e Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj, teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar në makinë me djalin dhe bashkëshorten e tij.

Autori 19-vjeçar është dorëzuar te blutë pas negociatave me të atin, i cili është ish-efektiv policie.

Raportohet se ndonëse atentatori dhe shënjestra e atentatit kanë të njëjtin mbiemër, nuk kanë lidhje farefisnore.

Autori 19-vjeçar që jeton në Shkodër është identifikuar nga policia sepse pasi qëlloi me armë, ai la 500 metra larg vendngjarjes motorrin e vjedhur, rrobat dhe një celular.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se Ilirjan Hasanaj është përdorur si vrasës me pagesë, pasi nuk ka precedentë penalë të mëparshëm.

LEXO EDHE:  Zjarri bën kërdinë në Selenicë/ Digjen mijëra rrënjë ullinj, 3 shtëpi dhe disa koshere bletësh

LEXO EDHE:  Digjet makina në Korçë/ Ndodheshin brenda tre persona

Gjithashtu është sekuestruar edhe motori tip “Papaq” me të cilin autori ndoqi makinën ku shefi i bluve po udhëtonte bashkë me atin Xhelal Hasanaj dhe Vjollca Hasanaj.

Kujtojmë se nga atentati mbetën të plagosur rëndë Mentor Hasanaj i cili u soll në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe babai i tij Xhelal Hasanaj ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plumbave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE