LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet e ardhmja e Abazajt, 24-vjeçari i surprizon të gjithë me klubin e ri

14 Shtator 2020, 09:24, Sport CNA
Zbulohet e ardhmja e Abazajt, 24-vjeçari i surprizon të gjithë

Shtohet kolonia e lojtarëve shqiptarë në Turqi. Kristal Abazaj është futbollisti i radhës që do të luajë në 1. Lig. Supersport raporton se 24-vjeçari i krahut të djathtë të sulmit, i cili luajti me Kukësin sezonin e fundit (në huazim nga belgët e Anderlecht), do të vijojë karrierën tek Ankaraspor (ish Osmanlispor).

Abazaj do të nënshkruajë për një vit, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit nëse Ankaraspori siguron ngjitjen në elitë. Lojtari po kryen vizitat mjekësore dhe së shpejti do të vijë zyrtarizimi i kalimit tek ekipi i ri.

Në këtë ekip është aktivizuar më parë edhe Sokol Cikalleshi (pak ditë më parë firmosi me Konyaspor). Bomberi kavajas i kombëtares realizoi 14 gola gjatë periudhës gusht 2017-janar 2019 me skuadrën turke.

Lajmet e fundit nga