Connect with Us

Vizita e Ramës në Athinë/ Mediet greke zbulojnë detajet e takimit

Politikë

Vizita e Ramës në Athinë/ Mediet greke zbulojnë detajet e takimit

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një zhvillojë në një vizitë dy ditore në Athinë, ku do të takojë edhe homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

Rama është ftuar të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga revista prestigjoze “The Economist” në Athinë, ku do të marrin pjesë edhe shumë personalitet të tjerë të politikës, kryeministra dhe presidentë të vendeve të ndryshme.

Sipas medieve greke në takim do të flitet gjithashtu edhe për kufirin detar, e cila është një çështje që shkaktoi shumë polemika në aktualitetin politik të vendit, pasi kryeministri grek tha se do të marrë rreth 12 milje nga deti Jon.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Milva Ekonomi në krye të Bashkisë Durrës? Ish-ministrja e Ramës i përgjigjet Bashës

Publikuar

-

Nga

Milva Ekonomi në krye të Bashkisë Durrës? Ish-ministrja e Ramës i përgjigjet Bashës

Për kryetaren e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi viti 2021 nuk do të jetë një vit i lehtë buxhetor pasi Shqipëria vjen nga një recesion i thellë. Pavarësisht kësaj, ish-ministrja e Ekonomisë pranoi se do të kemi një shtim të investimeve kryesisht në infrastrukturë për të nxitur kështu rritjen ekonomike.

“Edhe po të shikoni në Eurozonë janë përdorur litarët e shpëtimit duke lejuar rritjen e borxhit për të mundësuar ndihmë për familjet dhe bizneset gjatë pandemisë. Edhe Shqipëria këtë model ndoqi për të ofruar paketa ndihmëse”, tha deputetja e PS-së.

Buxheti 2021 do të ketë parasysh rikthimin e ekonomisë në rritje. Kjo tha ajo do të synohet me rritjen e konsumit dhe investimeve publike. Shtim i investimeve publike nuk ka të bëjmë me vitin elektoral, por ka të bëjmë me përfundimin e atyre akseve që i sjellin Shqipërisë zhvillim. Shqipëria si asnjë vend tjetër i Ballkanit u përplas me tërmetin dhe pandeminë”, deklaroi Ekonomi.

Investimet vitin e ardhshëm parashikohet të arrijnë në 120 miliardë lekë, nga të cilat 29 miliardë do të shkojnë për programin e rindërtimit edhe pse për vitin 2020 pritet që ekonomia të tkurret me 5.5%. Në projektbuxhet parashikohen 6 kontrata të reja koncesionare, të cilat në total kapin një vlerë prej 838 miliardë lekësh, ndërsa vetëm në vitin e parë fiskal kushtojnë 218 miliardë lekë.

LEXO EDHE:  Marrëveshje Rama-Basha? Një tjetër provë që tregon bashkëpunimin mes palëve

LEXO EDHE:  Ligji Anti KÇK është luftë për supremaci dhe jo demagogji

Znj. Ekonomi theksoi se, koncesionet janë njëlloj investimi në ekonomi ndërsa akuzat se ato favorizojnë oligarkët u përgjigj duke thënë se për kontratat bëhet garë ndërkombëtare.

“Nuk mendoj se ne nuk biem dakord se edhe kontratat koncesionare janë njëlloj investimi në ekonomi. Ato janë përmes garës, nuk ka oligarkë ku ka garë ndërkombëtare”, tha deputetja socialiste.

Ish-ministrja nga ana tjetër theksoi se, monitorimi më i rreptë i koncesioneve është vënë kushte nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe BERZH.

“Në ligjet e përmirësuara për kontratat e koncesioneve ne kemi një kufi që pagesat për koncesionet nuk mund të kalojë 5% të të ardhurave të grumbulluara nga buxheti në vitin paraardhës. Për vitin 2021 parashikohet që pagesa për koncesionet nuk do t’i kalojnë 3.5% të të ardhurave të grumbulluara në buxhet” shtoi Ekonomi.

E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Bruna Çifligu se sa të vërteta ka në deklaratën e bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se mund të komandohet si drejtuese e Bashkisë së Durrësit, ajo u përgjigj: “Jam duke drejtuar Komision e Ekonomisë, jemi në një proces shumë intensiv. Nuk kam lajm tjetër për të ndarë. Nuk e di që të ketë të vërteta në këtë akuzë është një ‘fake news’. Jam duke bërë detyrën time deri në fund.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kodi Zgjedhor në ‘Venecia’/ Lega: Rama të presë opinionin e komisionit

Publikuar

-

Nga

“Të mos hapen negociatat”/ David Lega: Qeveria shqiptare e ashpër me gazetarët, e butë me trafikantët

Eurodeputeti David Lega ka reguar pasi presidenti Ilir Meta i ka kërkuar opinion urgjent Komisionit të Venecias për ndryshimin e të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës.

Lega ka përsëritur thirrjen e komisionerit për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyit, teksa i kërkon kryeministrit Edi Rama të presë opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.

Pajtohem me Komisionerin Oliver Varhelyi.

Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, që do të ishte qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të drejta në prill 2021 Shqipëri”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Interesi i mafias, mbi interesin e Shqipërisë”/ PD: Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias

Publikuar

-

Nga

“Interesi i mafias, mbi interesin e Shqipërisë”/ PD: Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryeministri Rama refuzoi kërkesën e Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë.

“Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane.

Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Ligji Anti KÇK është luftë për supremaci dhe jo demagogji

LEXO EDHE:  “Lulzim Basha diversant”/ Goxhaj: Plani opozitës i shërben Ramës

Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE