Connect with Us

Viti i ri shkollor/ Hajdari mesazh të fortë për mësuesit

Sociale

Viti i ri shkollor/ Hajdari mesazh të fortë për mësuesit

Publikuar

-

Viti i ri shkollor/ Hajdari mesazh të fortë për mësuesit

Deputetja Rudina Hajdari ka një mesazh të fortë për mësuesit, në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor.

Sipas Hajdarit, misioni i mësuesit është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit. Më tej ajo u ka uruar nxënësve dhe mësuesve  një cit sa më të mbarë.

“Urime nga zemra gjithë fëmijëve të cilët më në fund i rikthehen bankave të shkollës mbas një mungese të gjatë.
Urime sidomos atyre që ulen për herë të parë. Malala Yousafzai, aktiviste e famshme e të drejtave të njeriut, ka thënë me të drejtë se “Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën” Të dashur mësues, ju mund ta ndryshoni Shqipërinë, nëse përditë i edukoni fëmijët jo vetëm me dijet që përmbajnë tekstet shkollore, por edhe me dashurinë për ambjentin, për familjen, për shoqërinë, për pronën e përbashkët dhe për Shqipërinë. Misioni juaj është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit. Suksese të gjithëve dhe qoftë një vit sa më i mbarë”, shkruan Hajdari, teksa ka publikuar një foto me vajzën e saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Situatë alarmante në 24 orë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 të infektuar me Covid

Publikuar

-

Nga

Situatë alarmante në 24 orë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 të infektuar më Covid

Vijon të mbetet shqetësuese situata e Covid në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 311 raste të reja. Gjithashtu bëhet me dije se gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid.

Përditësimi i situatës së #COVID19 për 24 orët e fundit në Shqipëri:
311 të prekur
85 të shëruar
6 humbje jete
289 të shtruar në spitalet COVID

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tragjedi brenda familjes në Prrenjas/ Pak orë pas mësueses, humb jetën nga Covid edhe vëllai

Publikuar

-

Nga

Tragjedi brenda familjes në Prrenjas/ Pak orë pas mëueses, humb jetën nga Covid edhe vëllai

Një tragjedi brenda familjes në Përrenjas ka ndodhur për shkak të koronavirusit pasi motër e vëlla, kanë humbur betejën me sëmundjen brenda pak orësh.

Fillimisht u raportua për humbjen e mësueses së muzikës, Irena Bajlozi, por pak orë më vonë, virus i mori jetën edhe vëllait të saj Agron Bajlozi. Të dy ishin infektuar prej 2 javësh dhe përfunduan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për humbjen e tyre ka reaguar zyrtarisht edhe Bashkia e Prrenjasit me anë të një shkrimi në Facebook që ia dedikon artistes Irena, të cilën e cilëson si ikon të artit dhe muzikës që punoi plot pasion, përkushtim e profesionalizëm.

LEXO EDHE:  Mësuesi 51 vjeç kërkon të martohet me 10 vjeçaren

LEXO EDHE:  I shkroi gabimisht shefit "ti je k...", u pushua nga puna

“Qyteti i Prrenjasit është zgjuar sot nga një lajm i trishtë, ndarja e parakohshme e mësueses artiste Irena Bajlozi. Një mësuese model që gjithë jetën e saj ia kushtoi artit, muzikës duke mësuar breza të tërë.
Irena mbetet ikona e artit dhe e muzikës në e qytetin Prrenjas që punoi me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm çdo aktivitet artistik, kulturor mban emrin e saj.
Kontributi dhe jeta e saj artistike do të jetojë gjatë mes miqsh, kolegësh, të afërm, nxënës në secilin prej nesh. U prefsh në paqe mësuese Irena Bajlozi, ngushëllime familjarëve!”, shkruan Bashkia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dje u riatdhesuan nga Siria/ Katër fëmijët dhe Floresha Rasha nisin procesin e rehabilitimit

Publikuar

-

Nga

U riatdhesuan nga Siria një ditë më pare/ Katër fëmijët dhe Floresha Rasha nisin procesin e rehabilitimit

Katër fëmijët e riatdhesuar dje nga kampi Al-Hol bashkë me Floresha Rashën kanë nisur sot procesin e rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri.

Mësohet se është ngritur një grup pune i përbërë nga disa institucione, të cilët kanë hartuar planin e punës për mënyrën se si do të vijojë trajtimi i 5 shqiptarëve të riatdhesuar.

Aktualisht secilit prej të riatdhesuarve i është vendosur në dispozicion nga një mjek, infermier, psikolog, si dhe një ekspert arsimi. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, por më problematike kanë anën psikologjike./CNA.al

LEXO TE PLOTE