Connect with Us

“Verifikimi i kandidatëve shpikje me gjethe fiku”/ Topalli: Çfarë po fsheh Basha

Politikë

“Verifikimi i kandidatëve shpikje me gjethe fiku”/ Topalli: Çfarë po fsheh Basha

Publikuar

-

Mediu nuk e fton dot Jozefinën në PD

Jozefina Topalli ka sulmuar Lulzim Bashën lidhur me verifikimin e kandidatëve të Partisë Demokratike.

Topalli tha se verifikimi i kandidatëve është një shpikje me gjethe fiku, ndërsa pretendon se me këtë Basha po mbulon faktin se në listat e PD do jenë të njëjtën emra si në 2017-ën.

“Unë nuk dua absolutisht të bashkoj komisionin me emrat. Unë përpiqem që t’i ndaj këta por unë kam përsëri bindjen e thellë se ajo është një shpikje, një gjethe fiku i gjetur për të mbuluar faktin që në fund listën përsëri do e bëjnë ata që e kanë bërë në 2017”, u shpreh ajo në emisionin “Hard Talk”.

Përsa i përket Besnik Mustafajt dhe Genc Rulit që janë pjesë e komisionit të verifikimit të figurave, Topalli beson se ata kanë përshtypjen se bëjnë diçka të mirë.

LEXO EDHE:  Dy gratë që po trondisin Lulzim Bashën

“Unë besoj se ata besojnë se po bëjnë diçka të mirë. Ata besojnë se po bëjnë diçka të mire”, nënvizoi ish-kryetarja e Kuvendit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Publikuar

-

Nga

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Mbrëmjen e sotme presidenti Ilir Meta është pyetur për skandalin e nënshtetësive.

Meta pretendon se lajmet për nënshtetësinë janë krijuar nga mazhoranca për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve.

“Këta duan të heqin vëmendjen nga afera e incineratorëve, thelbi është ky që u thashë, për të fshehur këto skandalet, sajojnë një skandal se presidenti i ka dhënë nënshtetësinë një terroristi”, tha Meta.

Ndërkohë, teksa u pyet në emisionin “Zonë e Lirë” për futbollistin me precedentë penalë, Kreu i Shtetit deklaroi: “Ai ka marrë konfirmimin nga institucioni përkatës. Të kalojmë tek personi në fjalë, Gjykata Themelore e Prishtinës thotë se nuk është i dënuar. Për këtë person është dhënë konfirmimi përmes dokumentit që nuk përbën problem për sigurinë kombëtare, dokumenti që tregon se nuk ka probleme penale është marrë për herë të dytë. Ka marrë konfirmimet, verifikimet, nënshtetësinë nuk e jep presidenti, por Presidenti nxjerr dekretin. Nënshtetësinë e jep ministria e Brendshme, ministria atje nëse ka diçka që nuk shkon, duhet ta thotë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Publikuar

-

Nga

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Presidenti Ilir Meta i është kthyer ashpër gazetarit Arian Çani, teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.

Në një moment, Çani i ndërpreu fjalën Metës, ndërsa ky i fundit ngriti akuzat e rënda se gazetarin e kanë paguar që të mos e lërë Kreun e Shtetit të flasë për çështje serioze.

Çani e mohoi këtë gjë, por Meta insistoi se moderatori po e ndërpret që të mbajë relata të mira me kryeministrin Edi Rama.

Debati:

Ilir Meta: Më lër more të flas, s’të pëlqen ty tani biseda…?

Arian Çani: Më lër ti tani, më duhet të menaxhoj kohën, jam i detyruar…

LEXO EDHE:  Një mesazh për disa humbësa/ Pse tremben Lulzimsat nga partitë e reja?

LEXO EDHE:  Dy fjalë për këtë risinë e fundit të politikës shqiptare që do i shërbejë mbarë shoqërisë!

Ilir Meta: Po jo ore ke marrë porosi ti tani, në telefon…që ‘ndrëprite atë kur të flasë për gjëra serioze’. Lëri këto tani..

Arian Çani: Unë e kam bërë këtë?

Ilir Meta: Eee ti, lëri këto tani, se e di unë, çdo njeri ka dëshirë të ruajë disa relata.

Arian Çani: Ma fute dhe mua plak?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i bën qejfin vetes/ Jam flori e shkuar floriri

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Jam flori e shkuar floriri

Presidenti Ilir Meta është vënë përpara një sërë pyetjesh mbrëmjen e sotme, lidhur me situatën aktuale në vend.

Por në një moment vendin e moderatorit Arian Çani në “Zonë e Lirë” e ka zënë aktori Rezart Veleshnja, i cili i ka drejtuar një sërë pyetjesh Kreut të Shtetit.

Të gjithë thonë që je djalë floriri, je dakord me këtë?”, ishte pyetja që i drejtoi Veleshnja, ndërsa Kreu i Shtetit nuk hezitoi.

LEXO EDHE:  Braçe zbulon procedurën/ Si do të përzgjidhen kandidatët për deputetë në PS

LEXO EDHE:  A ka pengje nga politika?!/Ja çfarë thotë Jozefina Topalli (Video)

Unë jam flori e shkuar floriri”, u përgjigj Meta shkurtimisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE