Connect with Us

U largua nga Teuta në mënyrë të papritur, futbollisti prezantohet te skuadra e re

Sport

U largua nga Teuta në mënyrë të papritur, futbollisti prezantohet te skuadra e re

Publikuar

-

Arbër Çyrbja shton “koloninë” e lojtarëve të Kategorisë Superiore te Gjilani. Ish-futbollisti i Teutës ka firmosur për një vit me “Skifterat” që drejtohen nga Gentian Mezani.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi. Çyrbja u largua në mënyrë të papritur nga Teuta. Palët vendosën që të ndaheshin me dakordësim.

Njoftimi i Gjilanit

Sport Club “Gjilani” me anë të kësaj komunikate, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Arbër Çyrbja.

Futbollisti i krahut, Arbër Çyrbja, në skuadrën e Gjilanit, vie nga ekipi durrsak i Teutës, ku u impenjua edicionin e fundit garues në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Për 26 vjeçarin e lindur në Shijak, KF Teuta, ishte skuadra e parë ku ai nisi karrierën e tijë profesionale, ku në vitin 2012 i ju bashkua ekipit të parë të Teutës nga kategoritë e reja të kësaj skuadre.

SC Gjilani do të jetë skuadra e parë e
Arbër Çyrbës jashtë Shqipërisë, pasiqë sulmuesi këmbëshpejt përveç skuadrës së Teutës, ai, gjithashtu kishte luajtur për skuadrat e Erzenit, Elbasanit dhe tek verilindorët e Kukësit.

Çyrbja, përveç skuadrave nga Shqipëria, ai, gjithashtu ishte ftuar edhe nga kombëtarja e moshave, ku ishte grumbulluar me grupmoshat U-18 dhe U-21 të Shqipërisë.

Arbër Çyrbja ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën e Gjilanit, ku do ta mbajë atë si pjesë e kuq e bardhëve për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në futboll.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Conte: Çova Juven dhe Interin në majë, Lukaku blerja më e shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

Kur gjatë intervistës për “Sportweek” e pyesin nëse do të harxhojë shumë para tek Tottenham, Antonio Conte vendos që të sqarojë njëherë e mirë këtë përshtypje që ka krijuar:

“Më vjen për të qeshur. Më lejoni t’iu them se unë në të gjithë karrierën time, në fund kam bërë skuadrën që të fitojë dhe jo të shpenzojë. Kam harxhuar duke punuar për formimin e të rinjve, me lojtarë të nënvlerësuar ose që duheshin ringritur, futbollistë që deri në ato momente ndoshta nuk kishin fituar kurrë. Të gjithë këta lojtarë janë rifutur fuqishëm në treg, falë punës sime. Në karrierë kam kërkuar vetëm një lojtar që është paguar shumë: Lukaku”.

Trajneri italian përfiton nga rasti për të folur edhe të shkuarën e afërt te Interi: “Kërkova sulmuesin belg, bazuar në objektivat që më ishin vënë. Drejtuesit e Interit vinin në shtëpinë time dhe më thoshin se donin të thyenin hegjemoninë e Juventusit dhe të çonin Interin në majë të botës, duke shfrytëzuar mundësitë e mëdha ekonomike që kishin.



Kërkova Lukakun duke e konsideruar si vendimtar në këtë projekt. Por shikoni edhe sa u shit, pothuajse dyfishi, ashtu si Hakimi. Por mund t’ju kujtoj edhe rritjen e vlerës së Barella, Bastoni, Lautaro, që para ardhjes sime nuk luanin.

Tek Juventusi kam patur kënaqësinë të punoj me Barzagli, Bonucci dhe Chiellini: fenomenë, por kur i kisha unë nuk kishin fituar akoma asgjë”, ka përfunduar Conte.

LEXO TE PLOTE

Sport

Largimi i Edi Martinit, zbulohet kandidati për stolin e Teutës

Publikuar

-

Nga

Edi Martini e mbylli me Teutën pas humbjes së djeshme me Partizanin dhe u largua si trajneri më i suksesshëm i këtij klubi, pasi u shpall kampion i Shqipërisë, fitoi Kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën.

Më mirë se shkodrani nuk kishte bërë asnjë trajner më parë te Teuta. Tashmë në Durrës do të duhet të lëvizin shpejt dhe të marrin një tjetër trajner.



Sipas gazetës së përditshme sportive, “Panorama Sport”, kandidat për ta pasuar Martinin është një tjetër shkodran që edhe ka luajtur me “Djemtë e Detit” si futbollist.

Bëhet fjalë për Armando Cungun, i cili në Superiore për herë të fundit ishte në krye të Laçit dhe tani është trajner i Shqipërisë U19.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Debati” me futbollistët e Partizanit, Guerrils tregojnë të vërtetën

Publikuar

-

Nga

Partizani triumfoi dje kundër Teutës, me dy gola të shënuar në fund të ndeshjes nga Stenio Junior dhe Tedi Cara. Në përfundim të duelit në fushë, lojtarët iu afruan tribunës ku ishin Guerrils.

U duk sikur nuk kishte festë, pasi ultrasit e “demave të kuq” kishin diçka për t’u thënë futbollistëve. Një mesazh që ata e kanë ndarë edhe me masën, përmes një postimi në rrjetet sociale.



“Jepni shpirtin dhe luni për tifozët, ky ishte mesazhi i përcjellë eksluzivisht për lojtarët e kuq në fund të fitores së dytë në kampionat.
Shpresojmë që të jetë pika e kthesës… Forca Partizan!”, shkruajnë Guerrils në postimin e tyre në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE