Connect with Us

Topalli tregohet e sinqertë/ Kam gabuar që besova te disa persona

Politikë

Topalli tregohet e sinqertë/ Kam gabuar që besova te disa persona

Publikuar

-

Shqipëria krahasohet me Afrikën/ Topalli: Realitet i trishtueshem dhe i dhimbshëm

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e ka pranuar pasditen e sotme se gjatë karrierës politike ka bërë edhe gabime.

Në një intervistë për emisionin “Hard Talk”, Topalli tha se njëri nga gabimet që ka bërë është se i ka besuar disa personave që nuk e meritojnë.

Ajo theksoi se një njeri që punon, mund edhe të bëjë gabime.

“Në jetën politike edhe unë mund të kem bërë disa sponsorizime apo emërime që më vonë kanë dalë ndryshe sesa e kam menduar.

LEXO EDHE:  Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese akuza “bombë”/ Rama i pari që dha idenë e copëtimit të Kosovës

Unë jam vetë njeriu që kam gabuar disa herë në jetën time. Kam gabuar qoftë edhe në besimin që i kam dhënë disa personave. Një njeri që punon edhe gabon”, deklaroi ish-kryeparlamentarja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-PD nuk i ndahet tallavasë/ Vazhdon fushata me këngë e valle

Publikuar

-

Nga

Tashmë është bërë traditë tallavaja në fushatën elektorale të Partisë Demokratike.

Pas “spektaklit” të dhuruar në Durrës ku kandidatja e Bashës, Andia Ulliri së bashku me militantët ishin shfrenuar, tani vjen edhe një video nga Berati.

Kandidati i PD për deputet në Berat, Tomorr Alizoti shfaqet duke shijuar muzikën dhe këngën që i dedikohet atij, gjatë takimeve në fushatën elektorale. Supozohet që Alizoti të përfaqësojë të persekutuarit dhe jo tallavanë.

LEXO EDHE:  Menaxhimi i pandemisë Covid-19/ Debat i ashpër në Kosovë

LEXO EDHE:  Menaxhimi i pandemisë Covid-19/ Debat i ashpër në Kosovë

Siç duket në këtë fushatë PD ka zgjedhur të përfaqësohet nga tallavaja dhe të kënaqë mbështetësit e saj me këngë e valle./CNA.al

 

Video-Shfrenohen kandidatët e Bashës/ Plas tallavaja në Durrës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e çmendur e Metës për fëmijët/ Reagon Kreshnik Spahiu

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Aleancës “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu ka reaguar pas deklaratës së fortë të Presidentit Ilir Meta nga Vlora, ku u shpreh se “ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”.

Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka publikuar fotot e fëmijëve të Adem Jasharit përpara se të pushkatoheshin nga forca serbe, ndërsa krahason imazhin e tyre fëmijët e Presindetit Meta të cilët janë duke u nisur për të jetuar në vilën e tyre në Londër.

Në reagim Spahiu thekson se Ilri Meta krahasoi ditën e djeshme fëmijët e tij me fëmijët e Adem Jasharit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit”/ Sekretari i UÇK-së “shuplakë” Metës: Kjo  është e rrezikshme

Publikuar

-

Nga

Përplasja në FRD/ Meta i kundërpërgjigjet Veliajt

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku nëprëmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me deklaratën e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës, ku u shpreh se, “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”.

Klinaku është revoltuar pas deklaratës së Presidentit Meta, ku e ka quajtur këtë një huqje të madhe të presidentit dhe të rrezikshme.

“Meta: “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”. Përveçse është huqje e madhe kjo e Presidentit, sepse krahason luftën e tij për pushtet me atë të Familjes Jashari, është edhe e rrezikshme”, ka shkruar Klinaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE