Connect with Us

Topalli e thotë troç/ “Nuk dua që fëmijët e mi të merren me politikë”

Politikë

Topalli e thotë troç/ “Nuk dua që fëmijët e mi të merren me politikë”

Publikuar

-

Topalli e thotë troç/ “Nuk dua që fëmijët e mi të meren me politikë”

Jeta politike e Jozefina Topalli nuk ka qenë aspak e lehtë dhe këtë na e ka treguar koha dhe vetë ish-kryeparlamentarja.

Topalli ka zbuluar sot se asaj nuk i pëlqen që këtë rrugë ta ndjekin edhe fëmijët e saj.

Ajo tha në emisionin “Hard Talk” se nuk do t’ja sugjeronte asnjë nga fëmijëve të saj të merret me politikë.

“Është shumë e rëndë. Unë nuk do doja që ata që merreshin me politikë. Kujtoj që kur PD më ftoi të bëhesha deputete të gjithë familjarët nuk më thoshin që të mos merresha me politikë përveç njërit anëtar të familjes që tha: Boll kemi vuajtur nga politika, të lutem mos u merr me të. Nuk e dëgjova, nuk e di nëse bëra mirë apo bëra keq. Por bilancet bëhen në fund të jetës”, theksoi ish-kryetarja e Kuvendit.

LEXO EDHE:  Faktet/ Lulzim Basha i tradhëtoi të gjithë

Kujtojmë se Jozefina Topalli, e cilësuar si zonja e hekurt, u bë pjesë e Partisë Demokratike në vitin 1996./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata e çmendur e Metës për fëmijët/ Reagon Kreshnik Spahiu

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Aleancës “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu ka reaguar pas deklaratës së fortë të Presidentit Ilir Meta nga Vlora, ku u shpreh se “ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”.

Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka publikuar fotot e fëmijëve të Adem Jasharit përpara se të pushkatoheshin nga forca serbe, ndërsa krahason imazhin e tyre fëmijët e Presindetit Meta të cilët janë duke u nisur për të jetuar në vilën e tyre në Londër.

Në reagim Spahiu thekson se Ilri Meta krahasoi ditën e djeshme fëmijët e tij me fëmijët e Adem Jasharit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit”/ Sekretari i UÇK-së “shuplakë” Metës: Kjo  është e rrezikshme

Publikuar

-

Nga

Përplasja në FRD/ Meta i kundërpërgjigjet Veliajt

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku nëprëmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me deklaratën e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës, ku u shpreh se, “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”.

Klinaku është revoltuar pas deklaratës së Presidentit Meta, ku e ka quajtur këtë një huqje të madhe të presidentit dhe të rrezikshme.

“Meta: “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”. Përveçse është huqje e madhe kjo e Presidentit, sepse krahason luftën e tij për pushtet me atë të Familjes Jashari, është edhe e rrezikshme”, ka shkruar Klinaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha akuza Metës/ “Tokat e SHPK-së, s’kanë për të pasur më shiun e pushtetit”

Publikuar

-

Nga

Habit Meta: Jam i detyruar ta respektoj Bashën

Sharlatanizmi në politikën shqiptare është kthyer në standart. Në këtë vorbull bën pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, që ashtu si disa kandidatë, që ai ka përfshirë në lista, “përshtyjnë në vendin ku lëpijnë”.

Basha, po shkon në zgjedhjet e 25 Prillit, me koalicione parazgjedhore dhe paszgjedhore me partinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Basha firmosi me LSI-në e Ilir Metës, pasi më herët e kishte akuzuar dhe nuk kishte lënë gjë pa thënë ndaj tij.

Ai iu kërkon votën demokratëve dhe qytetarëve, që më pas të qeverisë me një person, që simbol ka bllokun e zi, zarfet dhe korrupsionin dhe të cilin më herët e  ka “masakruar”, po nga i njëjti pozicion që ka edhe sot.

Kujtojmë se në vitin 2015, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi pas një vizite në Gjermani dhe Bruksel se kishin mbështetjen e ndër kombëtarëve, lidhur me aksionin politik që opozita kishte nisur në atë kohë, për të larguar Kryetarin e Kuvendit, Ilir Metën, nga posti i tij, për shkak të akuzave të deputetit Tom Doshit.

Sërish më vonë, në vitin 2017, kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha,  nuk e ka ndalur retorikën e tij akuzuese ndaj Ilir Metës.

LEXO EDHE:  Basha mashtron sërish demokratët/ I shtrin dorën Ramës për bashkëqeverisje

LEXO EDHE:  6 gjërat që prindërit duhet të dinë përpara se të dërgojë fëmijët në shkollë

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet  e përgjithshme në vitin 2017, Basha është tallur me Metën, duke ia quajtur LSI-në si shpk.

 

“Le t’i bjerë sa të dojë Ilir Meta daulleve, s’ka për të pasur më shi për tokat e SHPK-së. Tokat e SHPK-së s’kanë për të pasur më shiun e pushtetit, kështu që le t’i bjerë sa të dojë daulleve”, është shprehur Basha, gjatë hapjes së fushatës elektorale në Kukës.

Me SHPK e Metës, Basha po pret të fitojë zgjedhjet, në një kohë që Meta është i humbur dhe i njollosur dhe pret të përballet me drejtësinë për të gjitha bëmat që ka bërë në karrigen e politikës, duke filluar që nga krijimi i dyshimtë i pasurisë deri tek aferat e tjera si ajo e bllokut te zi dhe tek floriri i Krrabës, për të cilin Meta akuzohej nga ish kryeministri Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE