Teknologji
Tik Tok refuzon ofertën e Microsoft/ Aplikacioni drejt mbylljes?

Microsoft ka thënë që oferta e saj për të blerë operacionet amerikane të aplikacionit jashtëzakonisht të famshëm për ndarjen e videove Tik Tok është refuzuar, duke i hapur rrugën Oracle të bëjë një ofertë në minutën e fundit.
Presidenti i SHBA Donald Trump dha një afat 15 shtator për aplikacionin në pronësi të Kinës për të shitur ose mbyllur. Administrata Trump pretendon se Tik Tok dhe aplikacionet e tjera kineze janë kërcënime të sigurisë kombëtare.
Microsoft dhe Oracle udhëhoqën garën për të blerë Tik Tok nga firma kineze ByteDance. Wall Street Journal dhe Reuters raportuan se Oracle, e cila shet teknologji të bazave të të dhënave dhe sisteme cloud bizneseve, kishte fituar luftën e ofertave, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje. Raportet e mëparshme kishin thënë se Oracle po mendonte seriozisht të blinte bizneset e Tik Tok në SH.B.A., Kanada, Australi dhe Zelandën e Re me firmat e investimeve, përfshirë General Atlantic dhe Sequoia Capital.
Një zëdhënës i Tik Tok i tha BBC se firma nuk ishte “duke komentuar as zhvillimin e Microsoft dhe as spekulimet e Oracle”.
Tashmë ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Tik Tok pas afatit që është vendosur nga Trump, pasi në një artikull të mëparshë thuhej se Kina preferonte më mirë të mbyllte aplikacionin se ta shiste tek kompanitë amerikane./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ndaloi së punuari prej shkarkimeve të shumta/ Rikthehet sërish aplikacioni i ri i mesazheve që po sfidon WhatsApp
Platforma e mesazheve “Signal” thotë se ka zgjidhur problemet teknike të cilat kanë penguar shërbimin e saj gjatë ditëve të fundit, pasi panë një shtim...

iPhone rikthen skanuesit e gjurmëve të gishtave
Apple më në fund mund të rikthejë skanuesit e gjurmëve të gishtave në iPhone sa më shpejt, që këtë vit. Firma braktisi Touch ID në...