Connect with Us

“Ti majmun, këlysh k*rve”/ Nejmar zbulon të vërtetën e sherrit masiv në fundin e ndeshjes

Sport

“Ti majmun, këlysh k*rve”/ Nejmar zbulon të vërtetën e sherrit masiv në fundin e ndeshjes

Publikuar

-

Mbrëmë u luajt një nga ndeshjet më të zjarrta të futbollit francez prej vitesh. Olimpik Marseja dhe PSG ishin përballë njëra-tjetrës në një betejë, që e mori gjithë kuptimin e kësaj fjale. Ndeshja u vendos nga një gol i Tajvun në pjesën e parë, që i dha tri pikët Marsejës, por ajo që u mbajt më shumë mend ishte sherri masiv në fundin e sfidës.

Të gjithë lojtarët u përfshinë dhe arbitri nxorri plot pesë kartonë të kuq. Paredes, Nejmar dhe Kurzaua u ndëshkuan te PSG, ndërsa Amavi dhe Benedeto te Marseja. Nejmar u ndëshkua pas një zënke me Alvaro Gonzalez, teksa braziliani tregon të vërtetën e tij rreth sherrit me kundërshtarin. Sipas asaj që braziliani tregon në “Twitter”, Gonzalez e ka quajtur majmun.

“E vetmja gjë për të cilën pendohem, është fakti që nuk ia plasa një grusht në fytyrë atij shkërdhate. Ku është VAR-i? E thjeshtë të dallosh agresivitetin tim, por tani pres dënimin e atij racisti. Më ofendoi me fjalët ti majmun, këlysh ku*ve. Ndërkohë unë u ndëshkova me të kuqe, po me atë çfarë ndodhi“, shkruan ylli brazilian.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

U shpëtua nga kampi famëkeq në Siri, Teuta surprizon djaloshin 12-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Vogëlushi Alvin Berisha është shpëtuar nga kampi i të burgosurve Al Hol nëntorin e shkuar. 12-vjeçari që preku zemrat e të gjithëve doli nga ferri i kampit sirian dhe pas një viti ai po bën një jetë normale.

Alvini së fundmi është surprizuar nga klubi shqiptar i futbollit, KF Teuta, që simbolikisht i ka dhuruar atij një fanellë të “Djemve të Detit” me numrin 10, si dhe një top futbolli që djaloshi të ketë mundësinë të luajë.

“Alvin dhe të tjerë fëmijë janë ata që kanë nevojë më shumë për t’u qëndruar afër në këto momente. Ishte kënaqësi të ishim pranë jush, të përqafojmë fort. KF Teuta shpreson që gjesti do t’i japë forcë Alvinit dhe i urojmë atij jetë të gjatë dhe të lumtur”, shkruan mes të tjerash klubi durrsak.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Do tentojnë t’i thyejnë kaviljet”, Maradona këshillon Mbappe-në

Publikuar

-

Nga

Diego Maradona ka një këshillë për Kylian Mbappe. Legjenda argjentinase feston 60-vjetorin e lindjes ditën e premte dhe është ndalur te ylli francez i PSG-së në prononcimin e dhënë për Football France.

“Kylian është një futbollist fantastik, por është akoma shumë i ri. Është e nevojshme të luajë sa më shumë dhe të konkurrojë në kompeticione të ndryshme për t’u rritur. Ai duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë mbrojtësve që do të tentojnë t’i masakrojnë kaviljen.

Kjo është një temë që e njoh mirë, pasi kam pësuar shumë herë ndërhyrje të frikshme gjatë karrierës time“, deklaron Diego Maradona, trajneri i Gimnasia La Plata prej shtatorit të vitit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kategoria e Parë starton të shtunë, situata kaotike e Luftëtarit krijon shumë dyshime

Publikuar

-

Nga

Sot u dha lajmi i nisjes së Kategorisë së Parë, e cila për shkaqe të ndryshme ende nuk kishte nisur deri tani. Në fundjavë do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së Parë të ligës së dytë për nga rëndësia në vend. Përveç ndeshjes mes Lushnjës dhe Besës, të gjitha sfidat e tjera në të dy grupet do të luhen ditën e shtunë.

Në grupin A Besëlidhja pret debutuesit e Vorës. Veleçiku udhëton për të sfiduar Burrelin në shtëpi, ndërsa Korabi luan ndaj Orikut në Dibër. Ndeshja tjetër e grupit A është ajo mes Erzenit dhe Dinamos në Shijak, me kryeqytetasit, që vijnë me shumë pretendime këtë sezon.

Në grupin B të shtunën Elbasani pret Egnatian dhe Flamurtari pret Turbinën. Luhet edhe ndeshja mes Pogradecit dhe Luftëtarit, por këtu ka shumë të panjohura. Skuadrës gjirokastrite i janë larguar thuajse të gjithë lojtarët e skuadrës së parë dhe mbetet të shihet se me çfarë ekipi do të paraqitet. Të gjitha sfidat janë parashikuar të luhen në orën 14:00. /vipsport.al/

Kategoria e Parë, Java 1

Grupi A

E shtunë, ora 14:00

Besëlidhja – Vora
Burreli – Veleçiku
Korabi – Oriku
Erzeni – Dinamo

Grupi B

E shtunë, ora 14:00

Elbasani – Egnatia
Pogradeci – Luftëtari
Flamurtari- Turbina

E diel, ora 14:00

Lushnja – Besa

LEXO TE PLOTE