Connect with Us

Takimi me Ausilion, menaxheri zbulon të ardhmen e Lautaro Martinez

Seria A

Takimi me Ausilion, menaxheri zbulon të ardhmen e Lautaro Martinez

Publikuar

-

Ishte folur gjatë për një largim drejt kampionatit spanjoll, ku ndiqej prej kohësh nag Barcelona dhe së fundi edhe nga Reali i Madridit, por Lautaro Martinez do të mbetet te Interi edhe për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka dhënë vetë menaxheri i sulmuesit argjentinas, beto Yaque, i cili ka pasur një takim me Drejtorin Sportiv të Interit, Piero Ausilio dhe në dalje nga zyrat e klubit milanez, konfirmoi se Lautaro do të vijojë të mbajë veshur fanellën zikaltër.

“Ishte një vizitë kortezie, për të përshëndetur mikun tonë Piero Ausilio. Nuk u diskutua as për Barcelonën dhe as për Realin. Lautaro do të qëndrojë te Interi”, deklaroi menaxheri menjëherë sapo doli nga zyrat e klubit zikaltër.

Në këtë mënyrë sulmi i zikaltërve për sezonin e ri mbetet i pandryshuar, pasi Lautaro dhe Lukaku do të kenë misionin për të dërguar topin në rrjetë sa më shpesh, ndërsa zëvendësuesi i parë i tyre do të jetë kileni me eksperiencë Alexis Sanchez.

Ndërkohë drejtuesit e Interit kanë nisur punën edhe për t’i rinovuar kontratën sulmuesit argjentinas, që aktualisht paguhet 2.2 milionë euro, që shkojnë deri në 3 milionë euro në sezon bashkë me bonuset.

Në kontratën e re të ardhurat e Lautaros pritet të dyfishohen, ndërsa është parashikuar që të hiqet ose të rritet edhe klauzola e prishjes së bashkëpunimit. Edhe vetë sulmuesi duket i lumtur në Milano, pasi po pret edhe lindjen e fëmijës së tij të parë dhe nuk e shikon si alternativë të mirë ndryshimin e qytetit dhe shtetit në këtë periudhë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Tension te Juventusi, Arthur përplaset me trajnerin Pirlo

Publikuar

-

Nga

Artur Melo do të donte që të kishte më shumë hapësirë te Juventusi dhe në pritje të ndeshjes me Barcelonën lutet që të marrë hakmarrjen e tij, pas trajtimit që katalanasit i bënë verën që lamë pas, duke e detyruar që të transferohet thuajse me forcë në Torino.

Por mesa duket, edhe në radhët e bardhezinjve gjërat nuk shkojnë shumë mirë për brazilianin, teksa e përditshmja “Leggo” ka zbuluar një prapaskenë, e cila i referohet ditës së hënë, në qendrën stërvitore bardhezi, 24 orë pas barazimit 1-1 me Veronën në kampionat.

Pasi ka dëgjuar dhe lexuar deklaratat e trajnerit Andrea Pirlo (“Nuk kam një skuadër një futbollist që e dashuron topin, nuk kam një fantazist të mirëfilltë në dispozicion dhe ndoshta për këtë arsye vuajmë disi në organizimin e lojës”), Arturit i është dukur vetja i thirrur në apel.

Futbollisti 24-vjeçar ka kërkuar sqarime te trajneri i tij, lidhur me këtë fakt, por edhe për minutazhin e pakët, duke qenë se ai zbarkoi në Torino për të zëvendësuar Miralem Pjaniçin, i cili bëri itinerarin e kundërt (u transferua në Barcelonë), por deri tani jo vetëm që ka luajtur titullar vetëm me Veronën,

por pas saj u duk edhe në shënjestër. Dhe ndoshta, ky debat ka bërë që edhe për ndeshjen e sotme me Barcelonën, Pirlo të vendosë të mos i besojë brazilianit, duke qenë se Bentankur dhe Ramsej janë në avantazh për një bluzë titullari kundrejt Arturit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventus merr lajmin, del përgjigja e tamponit për Ronaldon

Publikuar

-

Nga

Cristiano Ronaldo nuk ia del dot. Portugezi ka rezultuar sërish pozitiv në testin e radhës. Në këto kushte, ai do jetë munegsa e madhe e Juves në takimin e nesërm ndaj Barcelonës, e vlefshme për Champions League.

Ky nuk është një lajm i mirë për trajnerin Pirlo, i cili duhet të mendojë formacionin pa yllin kryesor. Juventus synon të jetë protagonist në këtë sezon në gjitha kompeticionet, por fillimi nuk ka qënë më i miri i mundshëm.

   

LEXO TE PLOTE

Seria A

E katranosi në ndeshjen Milan-Roma, ja sa dënohet gjyqtari Xhakomeli

Publikuar

-

Nga

Arbitri kryesor i ndeshjes së djeshme Milan-Roma Piero Xhakomeli dhe arbitri në dhomën e VAR-it Luixhi Naska do të pezullohen për një muaj nga gjykimi i ndeshjeve të futbollit italian për shkak të gabimeve në gjykimin e supersfidës së djeshme në “San Siro”.

“SportMediaset” raporton se shefi i arbitravë italianë Nikola Ricoli ka vendosur të penalizojë të dy gjyqtarët për vendime të gabuara që ndikuan në rrjedhën e takimit mes kuqezinjve dhe verdhekuqve.

42-vjeçari Xhakomeli gaboi në të dyja penalltitë e takimit. Në rastin e penalltisë së fituar nga “Djalli”, sipas gjyqtarit Ricoli Ibrahimoviç shtyn Mansinin e Romës dhe ky për inerci prek topin me dorë.

LEXO TE PLOTE