Connect with Us

Foto-Starton procesi mësimor/ Me maska, turne e protokoll sigurie kundër COVID-19

Aktualitet

Foto-Starton procesi mësimor/ Me maska, turne e protokoll sigurie kundër COVID-19

Publikuar

-

Ditën e sotme starton procesi i ri mësimor, nga ku rreth 480 mijë nxënës do ulën në bankat e shkollës.

Për shkak të situatës së krijuar nga covid-19, këtë vit shkollat do të ndjekin  një protokoll të veçantë sigurie.

Ky vit shkollor do të zhvillohet për disa shkolla me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa.

Rreth 30 mijë mësues do të angazhohen për vitin e ri shkollor, ndërkohë që mësimi nuk do të nisë në të gjitha shkollat, pasi disa prej tyre janë në fazë rikonstruktimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti.

Ja rregullat që duhet të ndjekin nxënësit

Të gjithë  do të duhet të jenë pajisur me maska  dhe do të duhet të ruajnë  një distancë prej 2 metra. Më pas nxënësit do të duhet të ndjekin vijëzimet në ambientet e  oborrit të shkollës për t’u drejtuar në ambientet e brendshme.

Më pas para se të futen në klasë ata do të duhet të  ndalojnë në një kënd të posaçëm ku do i presë infermieri për të bërë matjen e tyre të temperaturës dhe dezinfektimin paraprak.

Pas këtij procesi ata do të bëjnë dhe dezinfektimin e kepucëve në vendin përkatës i cili do të jetë i vendosur para derës të shkollës.

LEXO EDHE:  Infektimi i një nxënësi ose mësuesi në shkollë/ Pipero jep zgjidhjen, si duhet të veprohet

Në momentin që do të futen në klasë nxënësit do të jenë të vendosur në radhë duke ruajtur distancën por do të kenë të njëjtën bankë që nga dita e parë deri në ditën e fundit të shkollës.

Nëse nxënësit i duhet të lëvizë jashtë klasës për nevojat e tij personale dikush do jetë duke e pritur jashtë klasës për ta shoqeruar.

Atyre nuk do u lejohet të qëndrojnë apo lëvizin në korridore, përveç momentit kur hyjnë në klasë dhe kur dalin pasi përfundon mësimi.

Të gjithë nxënësit do të duhet të kenë me vete një formular ku do të jetë e deklaruar gjendja e tyre shëndetësore dhe e familjarëve e cila do të plotësohet nga prindërit.

E njëjta gjë do të jetë e vlefshme edhe për mësuesit. Ata do të duhet të jenë të pajisur me maska gjatë gjithë procesit mësimor.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A do kandidojë për president në 2022?/ Përgjigjet Rama

Publikuar

-

Nga

A do kandidojë për president në 2022?/ Përgjigjet Rama

A keni ndërmend që të kandidoni për President në vitin 2022?

Kjo është pyetja që i është drejtuar pak më parë kryeministrit Edi Rama nga gazetari Robert Rakipllari.

Rama nuk preferoi të përgjigjet për këtë pyetje dhe iu përgjgj gazetarit me të njëjtën mënyrë.

“unë, po pse?”, pyeti Rama duke e lënë gazetarin pa një përgjigje të saktë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Naftëtarët në grevë urie prej 18 ditësh/ Rama kërkesë live: Dilni nga aty, ju kam në fokus

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët në grevë urie prej 18 ditësh/ Rama kërkesë live: Dilni nga aty, ju kam në fokus

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me grevën e urisë së naftëtarëve që vazhdon prej 18 ditësh.

Rama tha se është duke u përpjekur që të gjejë një zgjidhje për naftëtarët, të cilët kanë disa paga pa marrë.

Kreu i qeverisë i kërkoi naftëtarëve në emisionin “Opinion” që të shkojnë në shtëpi dhe të mos torturohen më duke mbajtur grevë urie, pasi pretendon se i ka në fokus.

LEXO EDHE:  “Gjysma e shqiptarëve në pamundësi për pushime”/ Basha: Të merren masa për daljen nga kriza

LEXO EDHE:  Infektimi i një nxënësi ose mësuesi në shkollë/ Pipero jep zgjidhjen, si duhet të veprohet

“Nëse të jap telefonin do gjesh sa komunikime bëj unë për ata. Jemi duke u përpjekur të gjejmë një zgjidhje. Dhe unë i them atyre dilni nga aty se unë i kam në fokus. Mos torturohen. Unë nuk do i harroj, ne jemi në punë për ta”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Evropë, masa të reja kufizuese për të frenuar përhapjen e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Evropë, masa të reja kufizuese për të frenuar përhapjen e Covid-19

Dhjetëra qytete evropiane janë detyruar të vendosin masa kufizuese ndërsa po përballen me një rritje të infeksioneve me koronavirus. Në rajonet e prekura njësitë e kujdesit intensiv po mbushen me shpejtësi dhe mjekët po paralajmërojnë se sistemi shëndetësor mund të mbingarkohet me afrimin e dimrit.

Evropa aktualisht po raporton më shumë infeksione ditore sesa tre vendet të goditura më rëndë nga pandemia, Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India.

Autoritetet në Paris, së bashku me tetë qytete të tjera franceze, mes tyre Rouen, Lille, St. Etienne, Lionin, Grenoble, Montpellier, Marsejën dhe Tuluzin, kanë marrë vendim për ndalim-qarkullimi gjatë natës. Prej 17 tetorit të gjitha restorantet, lokalet e dyqanet do të mbyllen dhe banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi nga ora 9 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit të ditës tjetër, për katër javë me radhë.

Duke njoftuar masat gjatë një fjalimi televiziv të mërkurën, Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi për një periudhë të vështirë përpara.

“Testimi, paralajmërimi dhe mbrojtja, ky është çelësi i strategjisë që ne duhet të zbatojmë gjatë gjithë nëntorit dhe dhjetorit, sepse do të duhet të përballemi me këtë virus deri të paktën në verën e vitit 2021, të gjithë shkencëtarët e kanë thënë qartë këtë gjë”, tha zoti Macron.

Disa banorë në kryeqytetin francez u shprehën të alarmuar rreth masave që synojnë një rikthim tek bllokimi i pjesshëm.

“Reagimi im i parë ishte se ky do të jetë një ferr”, thotë 25-vjeçarja Mathilde Weiss. “Nuk do të kem më absolutisht jetë sociale. Jam disi e shqetësuar, e pranoj”, shton ajo.

Infeksionet me koronavirus po rriten me shumë shpejtësi në disa vende evropiane. Në Spanjë, Madridi dhe tetë bashki përreth tij kanë shpallur gjendjen e emergjencës, me kufizime të rrepta që lidhen me udhëtimet jashtë rajonit. Në Barcelonë, qeveria lokale ka urdhëruar lokalet dhe restorantet të mbyllen për 15 ditë. Kufizime të ngjashme ka edhe në të gjithë Holandën. Pronarët e bizneseve janë të shqetësuar mbi ndikimin që pritet të kenë kufizimet e reja.

“Kush do të kujdeset për pagat për këto 15 ditë? Kush do ta paguajë qiranë?”, thotë Julio Rodriguez, pronari i restorantit “Pizza Sur” në bregdetin e Barcelonës. Qeveria spanjolle e ka zgjatur mbështetjen financiare emergjente për bizneset. Por kostoja ekonomike në të gjithë Evropën po rritet.

Republika Çeke është ndër vendet më të goditura. Numri i pacientëve të shtruar me Covid-19 këtë javë, ka qenë gjashtë herë më i madh sesa numri i shënuar gjatë kulmit të pandemisë, në valën e parë të virusit në pranverë. Vendi ka numrin më të lartë në Evropë të infeksioneve të reja me koronavirus krahasuar me numrin e popullsisë.

Mjeku Sterghios Moschos, i universitetin britanik të Northëmbrias thotë se rritja e infeksioneve në Evropë ka të ngjarë të jetë nxitur nga rikthimi i të rinjve në shkolla dhe universitete në shtator.

LEXO EDHE:  Shpresë në Itali/ Ulet sërish numri i viktimave, shtohen të shëruarit

LEXO EDHE:  Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Britani/ 360 të vdekur në 24 orët e fundit

“Do të përfundojmë duke e shkarkuar këtë barrë tek të moshuarit apokategoritë me të prekshme nga sëmundjet”, thotë zoti Moschos për Zërin e Amerikës. “Si rezultat do të shohim rritje të shtrimeve në spitale brenda disa ditësh”, shton ai.

Britania po zbaton një sistem bllokimesh me tre nivele. Qyteti i Liverpulit ndodhet në nivelin më të lartë të tyre. Mjekët thonë se më shumë se 95 për qind e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv në qytet janë të mbushura. 61 vjeçari Jerry MacNally, banor i Liverpulit, thotë se ai i mbështet masat e reja.

“Nëse thjesht vazhdojmë normalisht, do të përhapet gjerësish. Do të jetë si tuberkulozi vite më parë kur shumë njerëz humbën jetën”, thotë zoti MacNally.

Londra dhe disa rajone të tjera angleze janë futur në nivelin e dytë tëbllokimit, duke kufizuar grumbullimet brenda familjeve.

Sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock u tha ligjvënësve të enjten se: “ne duhet të veprojmë për ta ndalur virusin përmes veprimit lokal, në radhë të parë, është mjeti më i mirë që ne kemi ndërsa punojmë, me shkencëtarët dhe teknologjinë për ta përmirësuar përgjigjen ndaj pandemisë”, siç tha ai.

Mjeku Sterghios Moschos i tha Zërit të Amerikës se bllokimet e lokalizuara nuk do të jenë të mjaftueshme për ta përmbajtur koronavirusin.

“Kufijtë mes rajonit të Liverpulit, Mançesterit dhe Londrës, për shkak të transportit modern, janë poroze”, tha zoti Moschos.

“Këto masa do të jenë gjysmake nëse njerëzit nuk qëndrojnë realisht në shtëpi e nuk lejohen të dalin, në mënyrë që të kufizohet transmetimi i virusit. Sa më gjatë ta lëmë atë, aq më gjatë do të kemi nevojë për masa më të forta për ta bllokuar koronavirusin”.

Me mbushjen e spitaleve dhe rritjen e numrit të vdekjeve në të gjithë Evropën, shkencëtarët thonë se kontinenti do të përballet me një dimër të vështirë përpara./voa

LEXO TE PLOTE