Connect with Us

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Shëndeti

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Publikuar

-

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Çudirat në spitalet shqiptare duket se nuk kanë të sosur. Ndonëse duhet të jenë kryefjala e shëndetit, brenda ambienteve të Spitalit të Traumës, mund të blesh pa asnjë problem edhe cigare.

Nuk bëhet fjalë për shitës ambulant, që jemi mësuar të shohim rëndomë, teksa futen lirisht në dhomat e pacientëve, duke ofruar nga produktet ushqimore, tek ato kozmetike.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Si ndërroi jetë pacienti nga mjekimi i gabuar

Në makinetat e vendosura në secilin repart të këtij spitali, mes pijeve dhe produkteve të tjera, shiten edhe cigare, ku mund të blejë kushdo.

CNA.al. sjell edhe disa foto që pasqyrojnë situatën në Spitalin Universitar të Traumës i cili përballon më shumë se 42 mijë urgjenca traumash në vit dhe mbi 6000 shtrime nga e gjithë Shqipëria./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kapacitetet spitalore drejt fundit?/ Mira Rakacolli rendit elementët që mund të çojnë drejt rimbylljes

Publikuar

-

Nga

Kapacitetet spitalore drejt fundit? Mira Rakacolli rendit elementët, që mund të çojnë drejt rimbylljes!

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli foli për pandeminë e Covid-19 dhe masat që ka marrë Shqipëria për të përballuar fluksin në rritje të qytetarëve të prekur me Covid-19.

Ajo tha në Euronews Albania se janë marrë të gjitha masat, ndërkohë theksoi se po bëhet gjithçka për të evituar një rimbyllje të dytë, e cila siç është shprehur vetë kryeministri Rama do të ishte goditje e fortë për ekonominë shqiptare.

Zonja Rakacolli shtoi se janë shumë elementë, të cilët detyrojnë autoritetet shëndetësore të marrin vendim për një mbyllje tjetër. Për këtë znj. Rakacolli renditit rastet e reja, numri i të shtruarave dhe rritja e numrit të viktimave.

“Do jenë shumë faktorë. Nuk do të kemi një tregues të vetëm. Do të shikojmë rastet, shtrimet, dhe humbjet e jetës. Do jetë ndërthurje e këtyre faktorëve, që unë shpresoj që mos të ndodhë. Mbyllja varet nga shumë faktorë”, tha ajo.

E pyetur për kapacitet spitalore për të trajtuar pacientët e prekur me coronavirus, znj. Rakacolli theksoi se ka rezerva të konsiderueshme. Sipas saj, në katër spitalet Covid janë mbi 500 shtretër, ndërkohë shtoi se janë sasi e mjaftueshme për të përballur fluksin e të infektuarve.

LEXO EDHE:  Skandali me tenderin e Unazës/ Fevziu: Në Shqipëri ka gjithmonë një amerikan fals

LEXO EDHE:  Foshnja mbërrin e vdekur në spital/Nuk dihen arsyet

“Nuk janë ezauruar. Të dy spitalet covid kanë akoma kapacitetet që të mbushen. Gjatë kohës së “Lockdown” (mbylljes) u bë përgatitja për të përballuar një numër të shtuar. Është përgatitur spitali Covid 3 dhe 4, me infrastrukturën dhe me personel mjekësor të trajnuar. E them me shumë përgjegjësi këtë. Të katër spitalet kanë 550 shtretër, nuk janë ezuaruar as 50 %.Spitali “Shefet Ndroqi” është kthyer në covid. Sëmundje të tjera pulomonare po trajtohen në QSUT, në një repart të dedikuar për këtë punë. Në fillim nuk kishim këto kapacitete, në fillim s’kishim shtretër. Janë shtuar kapacitet, janë shtuar respiratorët dhe ventilatorët dhe janë bërë trajtimet e personelit mjekësor”, tha ajo. /euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Gabimet që duhen evituar!/ Specialistët mjekësorë mesazh të qartë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Gabimet që duhen evituar! Specialistët mjekësorë mesazh të qartë qytetarëve

Qytetarët sot nuk janë lejuar të lëvizen pa maska lirisht në rrugët e vendit tonë. Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake kanë vijuar kontrollet në rrugë duke këshilluar qytetarët për mbajtjen e maskës.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në studion e “Ilva Now”, tha se qytetarët e kanë respektuar masën e re, e cila sipas saj, synon qartësisht uljen dhe shkëputjen e zinxhirit të infeksionit. Ajo tha se tashmë është provuar se mbajtja e maskës në mënyrë të duhur është efektive

“Më vjen shumë mirë se sot në krahasim me dje, duket se maska po behët pjese e jetës së përditshëm. Sot shumica e qytetarëve e kanë përdorur maskën, por sot kanë vënë re që është mbajtur në  mënyrë korrekte. Maska kur mbahet mirë, tashmë është vërtetuar që është efektive. Nëse nuk e ke mbajtur mirë maskën, ose ndryshe zëre se nuk e ka vënë fare.”, tha Rakacolli.

Gjithashtu edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti ndau të njëjtin mendim me zv.ministren e Shëndetësisë, ndërkohë shtoi se maska duhet të mbulojë hundën, gojën dhe mjekrën.

LEXO EDHE:  Korçë/ Tentohet të grabitet një dyqan, plagoset pronari

LEXO EDHE:  Shifra rekord të infektuarish/ Pipero apel të fortë qytetarëve: Dëgjoni specialistët!

“Efikasiteti është provuar në mënyrë eksperimentale tek personeli shëndetësor. Maska duhet mbajtur siç duhet, duhet të mbulojë hundën, gojën, mjekrën, por duhet të ruajmë distancë. Është masë plotësuese, ta respektojmë këtë masë.”, tha Ilir Alimehmeti./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situatë e rënduar në spitalet Covid/ Ministria e Shëndetësisë thirrje të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Tjetër humbje nga bluzat e bardha/ Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

“Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

LEXO EDHE:  Skandali me tenderin e Unazës/ Fevziu: Në Shqipëri ka gjithmonë një amerikan fals

LEXO EDHE:  Korçë/ Tentohet të grabitet një dyqan, plagoset pronari

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19”, thuhet në deklaratëne  ministrisë së Shëndetësisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE